Zbulohen prapaskenat/Si u detyruan të votonin këshilltarët për shkarkimin e Sadrit Danaj
Kryetari i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për...
Moszbatimi i ligjit rrezikon jetën e qytetarëve, në vend numërohen rreth 7303 godina me ashensorë.
Godinat e banimit të ndërtuara pas viteve ?90 kanë ashensorë të pasigurtë pasi shumë prej tyre nuk janë të standarteve europiane CE. Ky produkt që lidhet me sigurinë e jetës së qytetarëve prej vitesh kontrollohet nga teknikë të çfarëdoshëm. Nuk ekziston ende asnjë strukturë shtetërore që i kontrollon këto produkte si dhe mbikqyr funksionimin e tyre. Fiks Fare ka kryer sëbashku me Altin Kurtin, teknik i liçensuar për ashensorët, një vëzhgim në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t?u njohur nga afër me këtë situatë. Pas inspektimit të kryer në zonat, Komuna e Parisit, Laprakë, Astiri dhe tek Fresku ashensorët dolën jashtë standarteve të BE-së. Sipas ekspertit u vu re mungesa e elementëve të sigurisë brenda në gropën e ashensorëve, mungesa e ndriçimit, elementeve kundër zjarrit si dhe prania e mbeturinave brenda në to. ?Kemi inspektuar në të gjitha këto zona dhe problem mbeten ashensorët, po thuaj se asgjëkundi nuk gjetëm markën CE, pra janë jashtë standarteve. Mungesa e elementëve si ndriçimi apo edhe për fikjen e zjarrit sjell pasoja, por më e rënda është se gropat janë bërë vendgrumbullime mbeturinash.
Si pasojë një shkëndijë e vogël mund t?i kthejë në vatra zjarri dhe kjo do të ishte fatale për jetën e banorëve? shpjegon Kurti. Edhe qytetarët që jetojnë në këto zona u shprehën të shqetësuar për këtë situatë. Ata edhe pse bëjnë një pagesë mujore që varion nga 5 00 deri në 1 mijë lekë tek administrator, sërisht janë të friksuar për mbarëvajtjen e ashensorëve. Në shumë raste banorët thonë se kanë mbetur brenda për orë të tëra. ?Ne paguajmë 1 mijë lekë në muaj, por nuk jemi të sigurtë, jemi të shqetësuar sidomos pas rastit që një qytetare u karbonizua dhe humbi jetën brenda në ashensor? shprehet një banore në zonën e Komunës së Parisit. Në anën tjetër administratorët e pallateve shprehen se nuk kanë kontrata për mbarëvajtjen e ashensorëve , thjesht në raste difektesh ata thërrasin teknikun e një firme dhe paguajnë për të zgjidhur situatën. ?Nuk kam kontratë, kështu e kam gjetur. Kur ka defekte thërras teknikun dhe ai vjen . I paguaj paratë dhe kontrollon gjendjen e ashensorit ose e rregullon atë kur prishet? thotë një administrator i cili banon në zonën e Laprakës.
Edhe pse ligji nr. 10489 i miratuar në vitin 2011 ?Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve jo ushqimore e përcakton qartë standartin CE?, sipas Zyrës së Konsumatorëve por edhe Shoqatës së Ndërtuesve të Tiranës në rastin e ashensorëve nuk është zbatuar . Kreu i ZMK-së Hasan Stafa, shprehet se ashensorët kanë hyrë në tregun shqiptar nga ndërtues të cilët kanë sjellë në treg ashensorë që janë jashtë standarteve europiane , e si të tilla nuk paraqesin siguri për jetën e qytetareve.
?Ne kemi pasur vazhdimisht ankesa për cilësinë e ashensoreve në 25 vitet e fundit. Në vendin tonë problematikë mbetet fakti se nuk ka një strukturë shtetërore e cila duhet të vëzhgojë gjithë procesin, të kontrrollojë që në momentin që hynë këto produkte në treg dhe deri tek sigurimi i standarteve të duhura? pohon kreu I ZMK-së . Ndërsa për Kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesve të Tiranës, Avenir Kika ashensorët janë një problem i vjetër. ?Pas viteve ?90, ndërtuesit fillimisht mendonin vetëm të fitonin e jo t?u shërbenin njerëzve me standart dhe cilësi. Fillimisht kanë hyrë ashensorë nga vendet e rajonit të cilat nuk ishin të një cilësie të mirë, jashtë standartit të BE-së. Unë jam plotësisht dakord që duhet vetëm standart europian. Duhet gjithashtu të ngrihen edhe strukturat e licensimit dhe të funksionojë hallka administrator? pohon z.Kika. Ai gjithashtu tregon se është në dijeni se Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje për të ngritur një strukturë të tillë aq të domosdoshme.
Në vitin 2011 është miratuar ligji 10.487 i datës 15.12.2011 për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, i cili në nenin 9-të të tij e përcakton markimin CE si kriter, që do të thotë që çdo ashensor duhet ta ketë. Në anën tjetër VKM nr. 1056 e vitin 2015, përcakton qartë se duhet të krijohet nga kjo ministri strukturat që do të mbikëqyrin tregun dhe do të certifikojë produktin . Madje përcaktohet se deri në krijimin e këtyre strukturave , detyrat e këtij organi duhet të kryen nga një komision i miratuar nga kjo ministri. Por kur ligji ekziston , pse nuk është zbatuar ai?
Ejona Xhixha kryeinspektore në Inspektoriatin Shteteror të Mbikqyrjes së Tregut thotë se Ministria po e ngre këtë Inspektoriat, i cili i ka munguar konsumatorit dhe tregut shqiptar. Ai do të garantojë mbrojtjen e konsumatorit dhe klimën e biznesit. ?Kontrollet do të bëhen nga Drejtoria e Inspektimit të Produkteve e cila do të monitorojë që në doganë, që ashensoret që vijnë të jenë me standart CE . E vetmja e dhënë zyrtare që ne kemi nga censusi i vitit 2011, është se në Shqipëri rezultojnë 7303 godina me ashensorë. Kolaudimi do të bëhet nga trupat notifikues ,të cilët do jenë specialistë të fushës dhe do të bëjnë edhe markimin CE të produkteve që nuk e kanë ,siç është edhe rasti i ashensoreve? shprehet kryeinspektorja . Lidhur me mos zbatueshmërinë e ligjit, Xhixha pohon se nuk ka pasur vendimarrje./CityNews
Kryetari i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për...
Infermieri Frrok Bardhi, që në 8 Shkurt demonstroi në emison...
Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, sonte, në emisionin “...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 55 të protestës për zgjed...
Në lidhje me krizën politike në vend, gazetari Armand Shkull...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka debatu...
Në emision “Opinion” gazetari Arian Çani ka shprehur mendimi...
Kreu i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, po flet mbrëmjen...
Policia ka gjetur gjimnazisten nga Librazhdi, e cila u denon...
Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Id...
Presidenti Bujar Nishani foli për kërcënimin e kryetarit të ...
Presidenti Bujar Nishani ka folur për rikandidmin e tij si P...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thyer heshtjen ...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur për seancën e jashtëza...
Presidenti Bujar Nishani ka bërë një deklaratë të fortë kund...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një akuzë të ...
Presidenti i vendit, Bujar Nishani, po flet mbrëmjen e sotme...
CityNews raportoi në janar të këtij viti për një super skand...
Nëpërmjet një vendimi të marrë qeveria ka vendosur të hedh n...
Policia e Shtetit ka nisur një aksion të gjerë për goditjen ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...