Basha i jep të drejtë Flekenshteinit/Jemi shumë më keq se Maqedonia
Në vijim të fjalimit të tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka f...
Ismail Kadare i përgjigjet letrës së botuesit Henri Çili për hapjen e dosjes së tij gjatë komunizmit dhe tregon arsyet pse nuk e harron dhe nuk e fal denoncimin politik të Fatos Lubonjës për të gjatë gjyqit të të atit, Todi Lubonja.
?Në vend të një vrasje sado të thjeshtë ndërgjegjeje, siç ndodh në raste të tilla, ky njeri tregoi një dashakeqësi të papërfytyrueshme, shoqëruar me akuza makabre ndaj meje si shovinist shqiptaromadh, racist antiserb (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto?, thotë Kadare për GSH.
Shkrimtari i njohur i përgjigjet letrës së botuesit të ?Mapo?, Henri Çili për hapjen e dosjes së tij gjatë komunizmit dhe tregon arsyet pse nuk e harron dhe nuk e fal denoncimin politik të Fatos Lubonjës siç e quan ai. Askush nuk mund të hiqet si naiv e të mos pranojë se jemi përpara një denoncimi të mirëfilltë politik, aq më tepër që ngjarja po ndodh në sfondin e zbulimit të ?një grupi armiqësor në kulturë?. Kadare në letrën e tij shprehet se ka diçka në këtë histori që as e harron dhe as nuk e fal: qëndrimin e Lubonjës pas rënies së komunizmit.
?Në vend të një vrasje sado të thjeshtë ndërgjegjeje, siç ndodh në raste të tilla, ky njeri tregoi një dashakeqësi të papërfytyrueshme, shoqëruar me akuza makabre ndaj meje si shovinist shqiptaromadh, racist antiserb (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto. Duke mos u mjaftuar me hapësirën shqiptare e duke abuzuar me statusin e tij si ish i burgosur politik, ai u përpoq t?i shpërndante këto shpifje në shtypin botëror, për ta dëmtuar sa më fort shkrimtarin në sytë e gjithë botës?, -thotë Kadare.
LETRA E PLOTE
Përgjigje për zotin Henri Çili
Po ju përgjigjem për kërkesën tuaj drejtuar publikisht nëpërmjet shtypit, lidhur me një dosje hetimore zbuluar pjesërisht kohët e fundit, ku përmendet emri im. Ju shfaqni mendimin se do të ishte mirë që, i bazuar në ligjet e sotme, unë si shkrimtar, të kërkoja hapjen e kësaj dosjeje të fshehtë, për t?i dhënë mundësi shtypit shqiptar që, në kuadër të debatit për arkivat e fshehta të mund të merrej me të.
Të vërtetat e mbuluara të jetës letrare janë pjesë përbërëse e atij terri të përgjithshëm, për të cilin tirania e rrëzuar komuniste ka bërë çmos që të mos sqarohet asnjëherë. Nisur nga kjo, kërkesa juaj jo vetëm nuk më bezdis, por ju jam mirënjohës për të. Zbulimi i së vërtetës për diktaturën komuniste është i domosdoshëm sot, madje i vonuar.
Shumë vite më parë kam qenë një ndër të parët që e kam kërkuar publikisht një gjë të tillë, jo për vete, jo vetëm për shkrimtarët, por për gjithkënd. Për fat të keq, kërkesa përveçse nuk është dëgjuar, ka shkaktuar nervozizëm të dukshëm. Sot, pas më shumë se një çerek shekulli, ky lloj nervozizmi, arsyet e të cilit mund të merren me mend, vazhdon.
Dosja për të cilën ju flisni, duke patur në thelb një ngjarje disi të rrallë, rastin e familjes Lubonja at e bir, ku i biri ka bërë shkaktar të atin për ?mendimet e gabuara?, që po e çonin drejt burgut, në një pamje të parë mund të duket si dramë brenda familjes, në të cilën e drejta për t?u përzier është vetvetiu e kufizuar. Ndërkaq në tekstin e hetuesisë, përveç dy personazheve, figuron një i tretë, shkrimtari I. Kadare, çka besoj se përbën edhe arsyen për të cilën më jeni drejtuar.
Shkrimtari Kadare përmendet në një kontekst krejtësisht dëmtues për të. E zezë mbi të bardhë deklarohet prej Fatos Lubonjës se i ati, Todi Lubonja, ai që ka shkaktuar çoroditjen politike të të birit, ndikohej shumë nga ky shkrimtar.
Askush nuk mund të hiqet si naiv e të mos pranojë se jemi përpara një denoncimi të mirëfilltë politik, aq më tepër që ngjarja po ndodh në sfondin e zbulimit të ?një grupi armiqësor në kulturë?.
Ajo që më është dukur më shqetësuese në këtë histori, është një farë tolerance ndaj denoncimit dhe denoncuesve, që vihet re kohët e fundit, në raste si ky. S?kam qenë dhe s?jam aq i painformuar sa të kem besuar se mund të rrezikohesha nga ?denoncime? kaq të thjeshta si ky, në krahasim me llahtarët që më kanë parë sytë, siç ka qenë dosja Ziçishti e vitit e 1982, e njohur dhe e botuar tashmë, ku akuzohesha si komplotist kundër shtetit.
Nga ana tjetër, e kam ditur dhe përfytyruar ferrin e hetuesisë komuniste, dhe të dyja këto kushtëzime do të kishin mjaftuar plotësisht për të mos ia kujtuar kurrë Lubonjës incidentin e dikurshëm. Ndërkaq më duhet të pohoj se ka diçka në këtë histori që as e harroj dhe as nuk e fal: qëndrimin e Lubonjës pas rënies së komunizmit. Në vend të një vrasje sado të thjeshtë ndërgjegjeje, siç ndodh në raste të tilla, ky njeri tregoi një dashakeqësi të papërfytyrueshme, shoqëruar me akuza makabre ndaj meje si shovinist shqiptaromadh, racist anti-serb (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto. Duke mos u mjaftuar me hapësirën shqiptare e duke abuzuar me statusin e tij si ish i burgosur politik, ai u përpoq t?i shpërndante këto shpifje në shtypin botëror, për ta dëmtuar sa më fort shkrimtarin në sytë e gjithë botës.
Më lejoni që pa u zgjatur me këtë histori të shëmtuar, t?ju falenderoj edhe një herë për letrën tuaj. Ju bëj të ditur ndërkaq se unë e kam kërkuar që prej dy javësh hapjen e dosjes sime, pa vënë asnjë kusht e asnjë kufizim për asgjë.
Përshëndetje,
Ismail Kadare
Paris, 12 prill 2017
Në vijim të fjalimit të tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka f...
Kryetari i PD, Lulzim Basha në takimin e radhës te “Çadra e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga ça...
Më tha Ezmerka: “Zotni! Me këto flokë më je bërë si majmun! ...
Maersk Group, gjigandi ndërkombëtar i anijeve vjen në Shqipë...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka thirrur një tjetër seancë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sulmuar sot...
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientalistë zhvilloi një takim m...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar të...
Prokuroria e Tiranës, pas javësh hetimi ka mbyllur dhe ka dë...
I ekzaltuar nga fitorja e mbrëmshme e Juventusit, Edi Rama, ...
Ditën e sotme, Ujësjellësi i Durrësit ka bërë një njoftim të...
Sipas mediave Kryeministri Edi Rama do te çele fushaten nga ...
Nëse ende shoqëria shqiptare nuk ka arritur ta shijojë siste...
Rojet bregadetare greke kanë zbuluar një rrjet ndërkombëtar ...
LSI dhe Ilir Meta po luajnë çdo skenar të mundshëm për të dë...
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka treguar se, Partia Soc...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka pritur në një t...
Ditën e sotme policia ka kapur në flagrancë 2 persona në Sar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...