Fier/ Peshkatari gjendet i mbytur në Seman
Pak minuta më parë është gjetur i mbytur një burrë që kishte...
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të qëlluar me 59 raketa Tomahouk Sirinë, po përshëndetet si një fitore ushtarake dhe morale, kundër regjimit brutal të Assadit? Senatori i Arizonës, John McCain, i cili e ka kritikuar fort Trumpin, tashmë e ka inkurajuar të përshkallëzojë bombardimet. Madje, edhe Hillary Clintoni e ka vlerësuar sulmin.
Megjithatë, nga një këndvështrim strategjik, largimi i papritur i Trumpit, prej politikës së tij të mosndërhyrjes në Lindjen e Mesme, është tepër i rrezikshëm. Me trupat, avionët dhe raketat ruse, si dhe një kontingjent të madh të trupave iraniane të vendosur në Siri, përshkallëzimi i papritur i sulmeve të SHBA, mund të shkaktojë lehtësisht, një luftë më të gjerë. Nuk është çështja të sulmosh, a të mos sulmosh. Ajo që ka rëndësi, është se amerikanët janë bërë rrezikshëm të paparashikueshëm.
Çdo gjë që ne dimë për marrëdhëniet ndërkombëtare, na mëson se kjo lloj paparashikueshmërie, është shkaku më i madh i luftës globale. Gjëja më e rrezikshme në lidhje me Z. Trump, është se as miqtë, as armiqtë e tij, nuk munden t?u japin kuptim sinjaleve të tij. Të qënit i paparashikueshëm mund të të ndihmojë të fitosh në një ring boksi, por në marrëdhëniet ndërkombëtare, kjo është një strategji humbëse. Çdo herë që një superfuqi dërgon mesazhe të përziera ndaj botës, rivalët e saj hutohen, bëjnë gabim llogaritë për lëvizjet e tyre të ardhshme, dhe e teprojnë. Rezultati është pashmangshmërisht një katastrofë.
Në Siri, ky problem ka filluar në vitin 2012, kur administrata Obama shpalli një ?vijë të kuqe? për regjimin e Asadit, për përdorimin e armëve kimike. Në gusht 2013, Presidenti sirian Bashar al-Assad kreu një sulm me gaz kundër popullsisë së tij, duke sfiduar bllofin e ish presidentit Obama. Në vend të hyrjes në luftë, Obama bëri një marrëveshje të papritur me presidentin rus, Vladimir Putin, për të detyruar Assadin të tërhiqej nga armët kimike, si dhe të dorëzonte një pjesë të madhe të rezervave të tij.
Në këtë fazë, pavarësisht hezitimit të Obamës, edhe sirianët, edhe rusët pranuan sinjalin e SHBA, se armët kimike ishin jashtë tryeze. Këto sinjale më pas u ndryshuan në mënyrë dramatike, me administratën e re Trump. Gjatë gjithë fushatës së tij dhe muajt e parë të presidencës, Trumpi në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të ngatërrohen në konfliktin sirian. Vetëm dy ditë para sulmit me gaz, administrata Trump përsëri rikonfirmoi, nëpërmjet ambasadores së saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley dhe Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, se nuk ishte duke planifikuar që të ndërhynte në Siri, dhe se rrëzimi i Assadit nuk ishte një prioritet për amerikanët. Në asnjë moment, administrata Trump nuk bëri të qartë se ka një ?vijë të kuqe?, që regjimi i Assadit nuk duhej ta kalonte.
Duke besuar se amerikanët po hiqeshin mënjanë, regjimi i Assadit intensifikoi sistematikisht sulmet kundër rebelëve, gjë që e pati kulmin me një valë të re sulmesh vdekjeprurëse me gaz. Pastaj krejt papritur, teksa tmerri i publikut ndaj mizorive u shtua, Trumpi ndërroi mendje, dhe urdhëroi sulm me raketa kundër bazave siriane, brenda më pak se një dite. Trumpi deklaroi se Assadi jo vetëm se kishte shkelur ?vijën e kuqe?, por kishte shkelur ?shumë, shumë vija?. Ishte një tjetër ndryshim dramatik.
Trumpi ka insistuar prej kohësh se kur përdoret forca ushtarake, nuk është gjë e mençur që të zbulosh planin para goditës, me qëllim që armiku të mos jetë gati: Në një postim në Tuiter në 29 gusht 2013, ai shkruante se ?nuk do të shkoj në Siri, por në qoftë se e bëj, do ta realizoj në befasi dhe nuk do të flas lartë e poshtë në media, si budalla?. Kjo është qesharake, sepse vijat e padukshme të kuqe janë të padobishme. Parandalimi ushtarak funksionon vetëm kur rivalët e dinë paraprakisht se ku janë hequr ?vijat e kuqe?. Sulmi nuk ishte një veprim parandalimi. Ishte një reagim i vrullshëm.
Ka njerëz brenda administratës Trump, të cilët e kuptojnë rrezikun e shkaktimit pa dashje, të luftës së tretë botërore. Kjo është arsyeja pse sulmi u ekzekutua me raketa me rreze të gjatë, nga një distancë e madhe, pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë për sulmin e afërt, dhe pastaj sirianët evakuuan personelin e tyre nga zona. Por nuk ka asnjë dyshim, që ky ndryshim ka rritur gjasat, se lufta do të dalë edhe më tej jashtë kontrollit.
Sulmi dërgoi një sinjal të beftë se amerikanët mund të jenë sërish në lojë, duke garantuar kështu që rusët dhe sirianët do të forcojnë pozicionet e tyre të mbrojtjes. Sulmet ajrore mund të kenë kufizuar përkohësisht përdorimin e armëve kimike nga Assadi, por këta sinjale tashmë e bëjnë më të mundshëm përshkallëzimin.
Nëse SHBA vazhdon në këtë kurs paparashikueshmërie, do të jetë vetëm çështje kohe, përpara se të godasin një shënjestër ruse, apo vrasin trupa ruse. Ndërkohë, ka sfida serioze me Kinën dhe Korenë e Veriut. Armiqtë e SHBA po vështrojnë. Dhe ajo që shohin, është një president i hallakatur, që nxitet prej turfullimës dhe impulsit, dhe të cilit i mungon mprehtësia politike për të ?lundruar? mespërmes këtyre konflikteve kompleksë.
Aisha Ahmad është profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Torontos. Daniel Douek është profesor i shkencave politike në Concordia University dhe McGill University. / Bota.al
Pak minuta më parë është gjetur i mbytur një burrë që kishte...
Acarime dhe tone të ashpra ka pasur ditën e sotme në mbledhj...
Këshilltarët e majtë të Vlorës kanë shkarkuar sot nga detyra...
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka hedhur akuza t...
Ditën e sotme partisë më të re në Shqipëri, PBDKSH i është s...
Ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” është folur p...
Emisioni investigativ “Stop” do të transmetojë mbrëmjen e so...
Kryeministri Edi Rama nuk ka të ndalur nga reklama që ai i b...
Policia e Shkodrës ka arrestuar mesditën e sotme një 53-vjeç...
CityNews raportoi pak më parë se qeveria ishte zhvendosur so...
Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin që...
Komisari Artan Cuku, nuk është i vetmi, që është vrarë nga d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për sasinë e madhe ...
Analisti Fatos Lubonja ka reaguar për herë të parë mbi inter...
Tensioni politik, si pa kuptuar, diku në heshtje, diku me re...
A ishte i arsimuar ? Dridhej e përdridhej të linte përshtypj...
Realizimi i pjesëmarrjes në votimet shqiptare edhe i pjesës ...
Apple ka fituar një patentë e cila mund t’jua ruajë iPhone-i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...