Prishje selektive/PD denoncon kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili njihe...
Të bësh reformën në drejtësi, pa atë zgjedhore, do të thotë të kesh ndërtuar një tufë ligjesh për sistemin e drejtësisë duke e ditur se do të jesh sërish në pushtet. Do ta votonte PS reformën nëse ky kod zgjedhor nuk ia jepte fitoren, që para datës së zgjedhjeve, me një formulë të paravendosur koalicioni?
Se sa e drejtë do jetë reforma në drejtësi, përmbahtjen e së cilës duhet ta shpjegojë një matematicien për mënyrën si ndërton drejtësi e dëshmon nisja e zbatimit të saj: që nga ish Ministri i Drejtësisë, që mbush hapësirën publike me fakte për mënyrën jo transparente, nga njerëz jo kompetentë, për një përmbajtje që nuk prek thelbin e ndërtimit të një projekti reformator.
Për të vijuar me letrën e Ministrit aktual të Drejtësisë drejtuar Komisionerit Hahn, ku vërehet se nuk ka bazë kushtetuese për krijimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e deri tek mungesa e kompetencës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, për njoftimin e nisjes, sa më shpejt, nga puna të ONM-së (bordi do të ketë rol kyç në këshillim e Parlamentit sa i takon emërimeve në komisionet e Vettingut).
Vetë Kuvendi mori vendime antikushtetuese për kthimin e listave me kandidatët e institucioneve të Vetting-ut, tek Avokati i Popullit.
Dhe vetë Avokati i Popullit vepron, kësisoj, në shkelje të ligjit, madje, edhe jashtë mandatit, tashmë, të përfunduar. Komisioni i Ligjeve anulloi garën për vendin vakant të Avokatit të Popullit. Megjithëse procedura ishte zhvilluar sipas ligjit, anulimi i saj qe i pazakontë dhe i pajustifikuar.
Por vijojmë me antikushtetutshmërinë me të cilën nisi zbatimi i reformës në drejtësi:
Kushtetuta nuk lejon shtyrjen e afateve kohore e aq më tepër, shtimin e kandidatëve të rinj në listën me kandidatët për institucionet e Vetting-ut. E, aq më pak, rishqyrtimin e tyre nga ONM, duke vënë në dyshim edhe neutralitetin e punës së këtij të fundit.
Pra, premisat mbi të cilat nis një reformë janë një prelud antikushtetues, por duke logjikuar edhe se reforma në drejtësi nuk është garanci për të luftuar korrupsionin, apo për të garantuar zbatimin e ligjit nga politikanët, sepse edhe në kushtet e një legjislacioni të plotë, kur institucionet e reja të krijuara kthehen kundra tyre, ata shfrytëzojnë forma nga më të ndryshmet për të minuar proceset, jemi ku s’duhet të ishim. Jo aty ku na u premtua të paktën.
Këtu nuk është më çështje ligjesh e mekanizmash të sofistikuar Vetting-u, ky është mentalitet e traditë e munguar e vënies përpara përgjegjësisë së politikanëve.
Mjafton të shohësh nëse ligji i dekriminalizimit prodhoi edhe një mendësi të largimit të politikës nga fenomeni. Pamë ministra krah të akuzuarve dhe një diskurs publik, ende, justifikues nga vendimmarrësit e sjelljes së personave me të kaluar kriminale në parlament, ose pushtet vendor.
Pra niset në mënyrë antikushtetuese, një reformë e pazbatueshme prej formulash të pamundura (që çuan ne antikushtetuetshmëri pa nisur mirë zbatimi, imagjino në ‘kockë’ të reformës), kur ata që me forcë duan zbatimin nuk respektojnë parimin, ligjin (shembull, reagimi për dekriminalizimin).
A do ta votonin ata këtë ligj po ta dinin se nuk do ishin nesër në pushtet? Ky është thelbi./CityNews
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili njihe...
Bashkia Mirditë, pas një platforme të larmishme ekspozimesh ...
Shpetim Zinxhiria, anëtar i lëvizjes Zgjidhja në Athinë dhe ...
Një shtetas 46 vjeçar shqiptar, babai i tre fëmijëve është b...
Ndonëse qytetarët i paguajnë rregullisht detyrimet ndaj ndër...
Deputeti Eduart Ndocaj nuk do të jetë më pjese e Partisë Soc...
Policia ka vënë në pranga shtetasin Mario Spahiu, 33 vjeç, b...
Më lejoni të falenderoj me mirënjohje miqtë tanë specialë në...
Pas urdhrit të datës 2 korrik 1990, në të cilin urdhërohej a...
Komisioni i Ad Hoc ka bërë verifikimin dhe vlerësimin parapr...
Ditën e sotme, forca ushtarake kanë lëvizur drejt Shkupit. K...
Revista Forbes ka promovuar turizmin e vendit tonë, duke pub...
Pak minuta më parë një burrë 50 vjeç ka rënë pre e një grabi...
Dy ditë pas vrasjes me 5 plumba të ish Drejtorit të Lartë të...
Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë në aeroportin “Nënë Tereza”. ...
Gazetarja, Arbana Xharra, kohët e fundit ka rënë pre e një s...
Keni lexuar shpesh për mënyrën se si janë “gatuar” dhe se si...
Pas mbledhjes së përjavshme ditën e sotme, Partia Socialiste...
Klodian Shehaj është kandidati zyrtar i Partisë Socialiste p...
Duke qenë partner me telekomin Arqiva, Samsung do të ofrojë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...