“Droga” çon në zyrën e Xhafajt zyrtarët e BE-së/Çfarë u diskutua
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti sot një delegacio...
Prej kohësh, zëra të ndryshëm publikë, nga ata që ndryshe quhen dhe analistë politikë, rreken të elaborojnë variacionet mbi temën se a mundet ndonjëherë që të dilet në aleancë pa LSI-në.
Hiperbola e kësaj force magnetike që nuk di të ulet nga pushteti që nga 2009-a e largët, duket ka marrë përmasa mitike; madje më shumë se kaq, gati herripoteriane, duke iu referuar ndryshimit edhe drastik të pamjes fizike jo vetëm të Ilir Metës, por shumë krerëve të LSI-së njëkohësisht, çka ka krijuar legjendën e një ?Zombi politik? që gëlltit çka gjen përpara.
Por në fakt ky është një mit i krijuar nga kumarxhinjtë e mediave, që veten e quajnë gazetarë, por që kanë gëlltitur e gëlltisin miliona pa pushim për të krijuar zhurmën e tmerrshme në opinionin publik, duke u kthyer në ?Zombi mediatikë? të cilët krijojnë atë kakofoninë e famshme, ku thuhet shumëçka por ku nuk kupton asgjë.
Po vallë si është e vërteta e mitit të nevojës së pashmangshme për LSI-në, e vendosur kjo në simetri ndaj dy forcave kryesore politike, PD-së dhe PS-së, meqë në më pak se 10 vite është krijuar bindja se i ka mbajtur të dyja në pushtet?
Në vitin 2005 kur hyri në politikë si LSI, fuqia e Ilir Metës ishte determinante për të rrëzuar Fatos Nanon nga pushteti.
Kjo pasi në atë kohë ishte sistemi mazhoritar në 100 zona dhe deputet zgjidhej ai që merr qoftë edhe një votë më shumë. Në të 100 zonat garoi LSI me kandidatët e saj, që i mori votat të majtës.
Në parlament LSI dërgoi një grup të kualifikuar prej 7 deputetësh por që gjatë asaj legjislature Meta nuk arriti të jetë i domosdoshëm për zgjedhjen e Presidentit të Republikës apo për të qenë faktor relevant për numrat në Kuvend.
Dhe vijnë zgjedhjet e vitit 2009, ku LSI ia arriti të marrë 4 deputetë që rezultuan të domosdoshëm për Sali Berishën në një moment delikat, ku një fitore minimaliste ndaj PS-së nuk i lejonte formimin e qeverisë apo më keq akoma vijimin e pushtetit. Dhe ishte Meta ai që e ndihu me katër mandate në një hakmarrje tipike shqiptare ndaj Ramës.
Dhe ishte pikërisht marrëveshja e asaj kohe që e ktheu Ilir Metën në faktor më shumë se ç?ish.
Gjatë qeverisjes Berisha ? Meta u bashkuan së bashku dy pole pushteti shumë të fuqishme që thithnin grupime të mëdha interesazh.
U krijua kështu një bashkim i frikshëm pushteti, që shtoi dhe Fatos Nanon që u bë me ta, ishte një lojë thuajse e papërballueshme për Edi Ramën që kishte marrë kreun e PS-së katër vite më parë dhe po i kërkonin kokën pas humbjes së 2009-ës. Në këtë skuadron ishte madje dhe miku i tij më i ngushtë, Ben Blushi.
Kështu erdhën zgjedhjet lokale të vitit 2011 ku Rama ishte i vetëm kundër dy ish-kryeministrave socialistë, Ilir Meta e Fatos Nano plus PD-në, që Berisha e drejtoi drejt një ?kryqëzate? për ta shkatërruar komplet shtatlartin kokëçarës në krye të PS-së e bashkisë gjithashtu, që aspironte t?i merrte dhe karrigen e kryeministrit një ditë.
Dhe kreu i PS-së nuk kishte 20 parti të vogla në koalicion por vetëm 4, ku spikaste Skënder Gjinushi.
Dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011, Edi Rama pa LSI-në që tashmë ishte shkrirë me Berishën, arriti të fitojë shumicën e qyteteve kryesore dhe dytësore të vendit, si në sasi, në cilësi por edhe në simbolika.
Kështu Rama fitoi që nga Tirana, ku doli më sipër Lulzim Bashës me 10 vota edhe pse ishte mandati i katërt për të, edhe pse kishte një aleancë të fuqishme kundër përfshirë dhe komunistët e Hysni Milloshit, pas një inxhinierie zgjedhore në terren të pargatitur në gati dy vjet nga kundërshtarët. Tjetër çështje më pas se situatën në dorë e morri Arben Ristani me dyshen emblematike Tomë-Sashenkë.
Ndërkaq PS fitoi të gjithë qytetet e tjera të mëdha përveç Shkodrës; pra Durrësin, Fierin, Korçën, Vlorën, Sarandën, Elbasanin; e madje dhe Kavajën, Laçin, Krumën, Mamurrasin si bastione të djathta, pa llogaritur bashki të nivelit të dytë duke nisur nga Lushnja, Berati, Kuçova, Burreli, Shijaku, Gramshi, Librazhdi, Përrenjasi, Pogradeci etj. U morën gjithashtu të gjitha komunat në bregdet.
Me një fjalë koalicioni me LSI-në nuk qenka një gjë kaq e shenjtë sa ç?e bëjnë analistët./Tesheshi.com
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti sot një delegacio...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në çadrën e protestuesve të o...
Ka pak shanse të projektojmë një të ardhme të re për Partinë...
Tifozja kuqezi, Irid Oxa, me bukurinë dhe sharmin e saj i bë...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim M...
Presidenti Donald Trump tha se sulmi me armë kimike në Siri ...
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama pati sot një takim me alea...
Studentët e Mjekësisë dhe Mësuesisë duhet t’i nënshtrohen pr...
Është përuruar ditën e sotme, fillimi i fluturimeve për linj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mbrëm...
Në vendin ku ishte varrosur fëmija 1 vjeç 22 vite më parë, p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se de...
Një automjet ka marrë flakë në ecje, në qendër të qytetit të...
‘”Vlora, Gjirokastra, Saranda por edhe Berati e Durresi janë...
xShtetet e Bashkuara dhe Rusia bënë deklarata të kundërta të...
Lajmet e klasifikuara në kategorinë e Fake News mund të fute...
Ata që i vënë qumësht çajit, le t’i gëzohen kësaj shprehje. ...
Super-makina LaFerrari pritet të shtypet dhe të kthehet në m...
Një sulm i dyshuar kimik në provincën e Idlibit, zonë e kont...
Trafikantët shqiptarë kanë gjetur një tjetër mënyrë për të s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...