web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Mero BAZE/Një vështrim për perspektivën e kthimit të PD në pushtet

5 Prill 2017, 19:46, Aktualitet CNA

Ka pak shanse të projektojmë një të ardhme të re për Partinë Demokratike në pushtet përmes shifrave, por egzistojnë dy mundësi konkrete. E para ka të bëjë me një aleancë strategjike me LSI, duke formuar një partneritet të hapur politik me rregulla të qarta. E dyta është ndryshimi i sistemit elektoral.

Statistikat 25 vjeçare janë kundër saj. Prej vitit 1991, e deri më sot Shqipëria ka ndryshuar disa herë sistemin e zgjedhjeve, duke kaluar nga një sistem i pastër mazhoritar më 1991, në një sistem të përzier mazhoritar-propocional, me korrektim propocional më 1992, në një sistem të përzier me korrektim mazhoritar në 1996, i cili në thelb ishte i njëjtë me atë që ishte më 1997 e 2001. Më 2003 sistemi ndryshoi duke hequr raundin e dytë të zgjedhjeve ndërsa në vitin 2009 u aplikua sistemi propocional rajonal, i cili u jep shumë rëndësi koalicioneve.

Berisha i cili u përpoq ta mbante PD në këmbë falë këtyre kombinimeve dhe lojrave me sistemin, tani nuk ka më fuqi ta mbajë. Tani PD nuk i duhet në pushtet, por në bunker për të mbrojtur atë.

Ky sistem nuk e sjell më PD në pushtet, nëse ajo nuk dorëzohet tek LSI, si forca e tretë më e madhe në vend dhe nuk vendos me të një aleancë strategjike. E majta shqiptare shkon tek 60 për qind e elektoratit dhe vetëm një aleancë mes PD dhe një pjese të së majtës, pra LSI, e çon 50 me 50 balancën elektorale në vend. Kjo u provua në zgjedhjet e vitit 2011 në Tiranë, kur kjo aleancë prodhoi një barazpeshë të elektoratit.

Duke u nisur nga ky realitet në planin afatgjatë Lulzim Basha nuk e sjell dot në pushtet PD, me asnjë rrugë tjetër, përveç një aleance strategjike me LSI, me të cilën duhet të ndajë çështjen e Presidentit dhe Kryeministrit. Mënyra se si Lulzim Basha po koordinon veprimet politike me Ilir Metën në krizën e fundit, është mbresëlënëse, dhe një shenjë e qartë bashkpunimi dhe ndoshta një rrugëtim i gjatë i tyre. Kjo ndoshta do t?u jepte shpresë se dikur mund të vinin në pushtet, por natyrisht nuk do ishte më pushtet i Bashës apo i Berishës, por një pushtet i përzier. Mënyra si ata bashkqeverisën katër vjet me LSI është më i mirë se historia e qeverisjes së LSI me PS. Gjatë katër viteve nuk pati kurrë nervozizëm publik Berisha-Meta, nuk pati paranoja dhe sjellje fëminore brenda koalicionit, por korrektesë dhe protokoll të lartë politik. Asnjë ministër i LSI nuk bënte këto që bëjnë tani me PS, dhe asnjë herë nuk u vendosën praktika të tilla, si këto vizitat e Ramës tek Meta apo takime dy palëshe tek Vila e Mehmet Shehut. Kjo flet për një paqe më të madhe mes tyre dhe një mundësi më afatgjatë për bashkëpunim.

Nëse nuk ia del dot kësaj strategjie Lulzim Basha ka vetëm një shans të dytë më të vogël të vijë në pushtet. Të shkatërrojë këtë sistem zgjedhor propocional rajonal, që imponon koalicione dhe të shkojë drejt një sistemi propocional kombëtar, me një zonë të vetme ku parti e parë të ketë ?prim?, nëse kalon 31 për qind, siç e ka Greqia, që do të thotë se ajo merr automatikisht 50 plus 1 te vendeve në Kuvend. Kjo do të bënte që në një situatë kur PS të dobësohej, PD t?ia dilte të ishte parti e parë dhe të merrte pushtetin. Hisotritë e tjera janë të shpikura dhe nuk e ndihmojnë Bashën të vijë ndonjë here në pushtet.

Aktualisht nëse Bashën duhet ta marrim seriozisht, duhet ta marrim vetëm nëse besojmë se ai është në një bashkëpunim afatgjatë me Ilir Metën dhe LSI. Nëse është i qartë për këtë, meriton të merret seriozisht. Në rast se këtë bashkpunim e ka konjukturial dhe pa një vizion të tij për të sjellë dikur PD në pushtet, atëhere nuk ia vlen ta diskutojmë. AI bën mire të hyjë sa më shpejt në Kuvend dhe të kërkojë ndryshime në kodin zgjedhor që ti sigurojnë mbijetesën dhe pavarësinë nga partitë e vogla ?hijena? që ushqehen me votat e saj.

PD nuk e sjell dot në pushtet, as qeveria teknike, biles as qeveri politike vetëm me PD. PD është si Kaç Islami që nuk zgjidhet më po vetëm mund të emërohet në pushtet. Ajo nuk ka qenë kurrë parti e parë në Shqipëri përveç 22 Marsit të vitit 1992 dhe ka nevojë për një patericë nga e majta të ngrihet në këmbë, ose një sistem që i garantion shumicën, nëse del parti e parë edhe nën pesëdhjet përqind.

Prandaj çadra në bulevard, ia vlen vetëm nëse shërben si një promovim i aleancës së re afatgjatë me LSI. Nëse nuk e ka seriozisht këtë, është koha të nxitojë të sigurojë të ardhmen e saj me reformën zgjedhore. Se në zgjedhjet e tjera që vijnë, nëse nuk merr pjesë tani, nuk do ketë as komisionerë dhe mund të shkojë keq e më keq./TemA





Lajmet e fundit nga