Zgjedhja prej eunuku e Lulzim Bashës mes Alfred Lelës dhe Myslim Murrizit
Pas incidentit që i ndodhi një drejtuesi të rëndësishëm vend...
Dekorimi i Kryeministrit shqiptar Rama me urdhërin e lartë francez, madje jashtë procedurës normale, e ka një shkak që ka të bëjë me interesat franceze. Dekorata e lartë është shpërblimi që Rama kërkoi për të pranuar ardhjen dhe strehimin në Shqipëri të udhëheqjes së organizatës politiko-ushtarake MEK (Muxhahidinët e Popullit Iranian). Përveç pjestarëve të organizatës të cilët gjendeshin në Irak dhe që tashmë janë strehuar në Shqipëri (rreth pesë mijë vetë), në Francë ka qenë strehuar që prej viteve tetëdhjetë udhëheqja politike e organizatës. Për Francën ishte bërë prej kohësh i padëshirueshëm qëndrimi atje i një organizate të huaj e cila i ka shpallur luftë një shteti të madh si Irani, prandaj Franca ka dashur që në rastin më të parë ta largojë atë nga territori i vet.
Këtë vit, pak javë para se Rama të nisej për vizitë në Francë, në Shqipëri erdhi nga Franca udhëheqja politike e MEK, me në krye Maryam Rajavi (Merjeme Raxhavi), gruan e liderit te zhdukur të organizatës. MEK festoi vitin e ri iranian në Tiranë, me një tubim madhështor, me pjesëmarrjen e 5 mijë muxhahidinëve. Me këtë rast në Francë u çmontua salla e madhe e mbledhjeve të MEK dhe të gjithë materialet u sollën në Shqipëri ku salla është ndërtuar në Kashar, ashtu siç ishte në Francë, me kapacitet 5 mijë ulëse. Në këtë sallë, në 20 mars, u bë tubimi me rastin e Vitit të Ri Iranian, në 20 mars. Pamje të takimit u dhanë të nesërmen në edicionin e lajmeve të Top Channel.
A ka bërë Edi Rama edhe një marrëveshje të fshehtë me Francën për pranimin në Shqipëri të udhëheqjes politike të MEK, pasi bëri një marrëveshje të fshehtë me SHBA për të pranuar në Shqipëri të gjithë anëtarët e MEK (5 mijë), kur në 2012 SHBA i kishte thënë Qeverisë ?Berisha? se duhet të pranonte vetëm 216 prej tyre në kuadrin e shpërndarjes së tyre në vendet e NATO-s.
MEK ka blerë në Shqipëri (Kashar) shtatëdhjetë mijë m² tokë ku kërkon të ndërtojë kampin e ri të tij, të quajtur ?Qyteti i Lirisë?, ashtu siç e kishte në Irak. Një anë e problemit është burimi i parave që përdor MEK për shpenzimet shumë të mëdha që po bën në Shqipëri. Njerëzit e MEK kanë hapur fjalë se ata kanë siguruar 500 milionë dollarë nga shitja e kampit ?Ashraf? në Irak. Kjo është gënjeshtër sepse MEK nuk ishte pronar i tokës ku u ndërtua kampi ?Ashraf?. Qeveria irakiane ia kishte dhënë MEK në përdorim këtë tokë, jo në pronësi. Nëse MEK do të investojë kaq para për ndërtimin e qendrës së organizatës në Shqipëri, këto janë para me prejardhje nga Arabia Saudite, e cila tashmë ka marrë përsipër kujdestarinë mbi këtë organizatë, për shkak të konfliktit që ka me Iranin.
Shndërrimi i Shqipërisë në qendër e një organizate politiko-ushtarake të huaj kaq të fuqishme, si MEK, që është palë në një konflikt shumë të rrezikshëm ndërkombëtar, të një organizate që është e njohur ndërkombëtarisht si shumë problematike në vendet ku është strehuar, do të përbëjë në të ardhmen një problem shumë të madh për Shqipërinë e vogël dhe të varfër.
MEK do të vendosë në Shqipëri qendrën e propagandës, duke ndërtuar këtu infrastrukturën e saj mediatike, për televizion, radio, portale. Që tani ka nisur puna për ndërtimin në Shqipëri të qendrës së serverave të organizatës. MEK tashmë ka nisur të ndërtojë në Shqipëri infrastrukturën për stërvitje ushtarake të njerëzve të saj.
Në vendet ku ka qenë strehuar, MEK, me raste ka vepruar edhe si organizatë mafioze, duke kryer trafik të kufizuar të drogës, armëve, qenieve njerëzore. Në Shqipëri MEK mund të merret në shkallë të gjerë me këto veprimtari për një arsye të thjeshtë. MEK është më e fortë se shteti shqiptar.
Anëtarët e MEK do të marrin, në fakt janë duke marrë, masivisht shtetësinë shqiptare, dhe pas kësaj ata do të trajtohen si shqiptarë kudo që të shkojnë në Europë. Pra, kur të bëjnë krime nga më të ndryshmet, siç e kanë praktikë ata, do të deportohen në Shqipëri. Dhe Shqipërisë do t? i regjistrohen si rekorde kriminale bëmat e tyre.
Prania e MEK në Shqipëri e ekspozon vendin tonë ndaj goditjeve ndëshkuese antiterroriste nga ana e Iranit, kundër të cilit vepron MEK. Mund të kesh vërejtje për regjimin e sotëm në Iran, unë personalisht e quaj një fatkeqësi botërore revolucionin islamik iranian që solli ajatollahët në pushtet, por në pikëpamjen ligjore ndërkombëtare Irani është një shtet anëtar i OKB-së me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike dhe me këtë edhe detyrime reciproke për të mos ndërmarrë veprime subversive të ndërsjellta. Pavarësisht se MEK nuk është më listën e organizatave terroriste të OKB-së, sipas ligjit shqiptar dhe ligjit iranian, ekzistenca dhe veprimtaria në vendet përkatëse e një organizate politiko-ushtarake që synon përmbysjen me dhunë të pushtetit në secilin nga vendet është një veprimtari terroriste, ose në mbështetje të terrorizmit. Dhe një shtet i madh si Irani nuk mund të rrijë pa reaguar në një rrethanë të tillë. Shqipëria nuk mund të kërkojë mbrojtje nga NATO nëse përballet me një goditje ndëshkuese iraniane, sepse nuk ka asnjë marrëveshje të NATO-s për strehimin e muxhahidinëve.
Kordonin i bukur i Legjionit të Nderit, që mori Kryeministri Rama, është një lak mbytës për Shqipërinë.
Pas incidentit që i ndodhi një drejtuesi të rëndësishëm vend...
Kryeministri Edi Rama po arrin marrëveshjen me aleatin e tij...
Vetullat janë tipari që tregon gjendjen shpirtërore dhe emoc...
Aplikacioni i Facebook, Messenger do të zhgënjejë një numër ...
Gjetja e dy paketave cigaresh në duart e një nxënëseje të kl...
Vijon prej orës 21:00 darka mes liderëve të koalicionit qeve...
Endri Fuga, drejtori i komunikimit në kryeministri nuk i ka ...
Analisti Fatos Lubonja komentoi mbrëmjen e sotme krizën poli...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e Bashkis...
Samsung i ka prezantuar dy telefonët e saj të rinj, Galaxy S...
Adriana Lima ka një pëlqim të madh për sportistët.Bukuroshja...
Vetëm një ditë pas 1 Prillit, që shënonte 4-vjetorin e koali...
Përmes disa metodave që ai ka dhënë ju mund të provoni thjes...
Kryeministri Edi Rama po darkon me kreun e LSI-së, Ilir Meta...
Mediat ruse kanë dhënë alarmin për afrimin e tankeve amerika...
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i është përgjigjur kryeministrit...
Vrasja e Arben Brocit, Besnik Bishanakut, Besnik Cekes dhe N...
Pasditen e 2 Prillit në Sheshin e Lirisë qytetarëve i’u bash...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 44 të protestës, në Shesh...
Një trafik tepër i rënduar është krijuar mbrëmjen e sotme në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...