“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Portali ?Breitbart Neës?, i cili ishte ndër mediat e pakta që mbështeti fushatën e Donald Trumo në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, i ka kushtuar një hapësirë të gjerë vizitës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në SHBA. Basha ka dhënë një intervistë për këtë media, ku ka vënë alarmin se demokracia e Shqipërisë është në rrezik të madh. Më tej, ai ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, kreu i qeverisë lejoi lulëzimin e krimit dhe korrupsionit.
?Shqipëria është një një situatë të veçantë dhe të vështirë, në një krizë politike, rezultat i një ofensive të krimit të organizuar ndaj të gjitha strukturave shtetërore, shtetit ligjor dhe demokracisë,? u shpreh Lulzim Basha, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Basha është ish-kryebashkiaku i Tiranës dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nëse partia e tij fiton zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, Basha u shpreh se ai do të jetë kryeministri i ri i vendit. Në administratat e mëparshme Basha ka mbajtur pozicione të larta në qeveri, përfshi atë të ministrit të jashtëm.
?Problemi i bashkëpunimit të fshehtë mes politikës dhe krimit nuk është gjë e re në Ballkan,? u shpreh ai. ?Por, problemi i veçantë që ka Shqipëria është promovimi i hapur dhe prania në politikë e njerëzve me rekorde të tmerrshme kriminale në të shkuarën e tyre, të dënuar në vendet e BE për trafik droge, prostitucion, trafik të qenieve njerëzore dhe vepra të tjera të krimit të organizuar?.
Bandat dhe grupet kriminale të lidhura me terroristë kontrollojnë ferma kanabisi dhe organizata të magazinimit dhe shpërndarjes së drogës, duke pasur imunitet nga qeveria Rama, pohoi ai.
Në vitin 2016, BBC hodhi dritë mbi këtë çështje në një reportazh informativ të titulluar ?Kryeqyteti europian i kanabisit?.
Ndërsa Basha ishte në Uashington në takime me drejtues të Kongresit, anëtarët e partisë së tij vazhdojnë për më shumë se 35 ditë një protestë kundër qeverisë të Kryeministrit Edi Rama duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Mes udhëheqësve politikë që Basha takoi gjatë vizitës në Uashington ishin kongresmeni Pete Sessions, Kryetar i Komisionit të Buxhetit të Kongresit; kongresmeni Michael McCaul, Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit; dhe kongresmeni Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.
Juristi i shkolluar në Hollandë mori gjithashtu pjesë të martën në darkën e përbashkët vjetore të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë, ku Presidenti Trump mbajti fjalën kryesor.
Basha u takua gjithashtu me kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar me peshë i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë të Kongresit.
Një ndërlikim i mëtejshëm i situatës është se Rama ka marrëdhënie me financierin dhe agjentin provokator ndërkombëtar George Soros.
Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.
Basha pohoi se mbështetja e tij për Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit: ?Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit?.
Rama ka shërbyer si anëtar i bordit të Fondacionit Soros në Shqipëri dhe Soros ka financuar një program 2-vjeçar të hartuar për transformimin politik të vendit.
Senatori republikan Mike Lee është aq i shqetësuar për financimin nga programet e Departamentit të Shtetit të ndikimit të Soros në Shqipëri dhe vendet e tjera, sa ai i dërgoi më 14 mars një letër Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, të bashkëfirmosur nga senatorët James Inhofe, Tom Hillis, Ted Cruz, David Perdue dhe Bill Cassidy.
?Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të zgjedhur dhe udhëheqës politikë të vendeve të huaja më janë drejtuar me lajme dhe raportime zhgënjyese rreth aktivitetit të Shteteve të Bashkuara në vendet e tyre përkatëse,? shkruajti Lee. ?Këto përfshijnë raportime mbi diplomatë që mbajnë anë politike, mbi mbështetje me fonde nga USAID të aktivitete ekstreme dhe ndonjëherë të dhunshme politike, si dhe mbi aktivitete të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mënjanuar të moderuarit dhe konservatorët nga rolet drejtuese?.
Kryeministri shqiptar mund të jetë gjithashtu edhe drejtuesi më i spikatur anti-Trump në Europë. Edi Rama deklaroi në CNN se mundësia e Trumpit president ishte tmerruese.
Në prill 2016, Rama i tha Zërit të Amerikës:
?Besoj se ata në Shqipëri që zgjodhën Trumpin para meje, pavarësisht dallimeve mes tyre dhe meje, duhen mëshiruar. Mes Lulzim Bashës dhe Trumpit unë do të zgjedh gjithmonë Lulzim Bashën, ndonëse unë nuk do të votoja kurrë për Lulzim Bashën, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye, për asgjë. Sidoqoftë, nuk është problemi im që Lulzim Basha, apo kushdo tjetër, zgjedh Trumpin para meje. Eshtë problemi i tyre?.
Kongresmeni Rohrabacher, i cili u takua me Bashën në Uashington, i tha Breitbart Neës se ai e çmon patriotizmin dhe përkushtimin që shikon tek Basha.
?Ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Ballkan,? tha ish-fjalim shkruesi i Presidentit Ronald Reagan. ?Stabiliteti në atë pjesë të Europës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrozimin në këtë vend të rëndësishëm?.
Kongresmeni u shpreh se Shqipëria është në vijën e parë të luftës kundër islamit radikal: ?Nëse do ta mundim islamin radikal dhe do të kemi një Europë të qëndrueshme, na duhet dikush që merr përgjegjësi. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mision?.
Basha tha se mesazhi i tij për popullin amerikan është se ata kanë investuar shumë për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të hapur, gjatë 27 viteve të fundit.
?Tani, rreziku i krimit të organizuar dhe terrorizmit kërcënon rëndë një vend që ka humbur kontrollin e territorit dhe kufijve të tij për shkak të krimit të organizuar,? tha ai.
?Unë kërkoj ndihmën e Shteteve të Bashkuara për ta ruajtur këtë investim, në mënyrë që të përmbushim përgjegjësitë tona si vend anëtar i NATO-s? u shpreh ai./CityNews
http://www.breitbart.com/big-government/2017/03/27/exclusive-albanian-opposition-leader-albanias-soros-affiliated-prime-minister-is-ruining-our-country/
Gjykata e Tiranës shpalli të fajshëm një baba 44-vjeçar, të ...
Kjo fotografi e bukur e artistit Octavio Ocampo me siguri do...
Pas sallatave të ndryshme të tharta, turshive dhe lakrës, pr...
Pajisje të ushtrisë britanike, duke përfshirë edhe tanke, ar...
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, deklaroi se përplas...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër imazh për t’iu ...
Të dashur lexues, po iu njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Një nga shtëpitë-muze më të famshme amerikane ndodhet në jug...
Bizneset vendore ankohen ndaj politikave ekonomike.“Mbi 35 p...
Mos luani me ndjenjat e këtyre shenjave!Këto janë shenjat që...
Meshkujt është shumë lehtë t’i kuptosh kur kanë bërë seks. E...
A mund të ejakulojnë edhe gratë si burrat? A mund të shpërth...
Do të jeni shumë komunikues dhe spontanë dhe kjo sjellje do ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar p...
Në Shqipëri partitë opozitare rikonfirmuan sot përmes një de...
Vetëm pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, krye...
Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet i bindur nga “Çadra e Li...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manjani, tha në studion ...
Pyetje: Z.Basha a mund të jeni më i qartë në konfirmimin që ...
Kryeministri Edi Rama bëri një premtim qeveritar në prag të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...