Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Pushtetarët kosovarë heshtin, bëjnë fushatë për vete,shkruan gazeta Kosova Sot.
“Kjo nuk do të duhej toleruar, sepse për model kemi rastin e tubimeve të partisë së Erdoganit në disa vende të Evropës, pasi nuk u lejuan të mbahen, ndërsa Qeveria dhe institucionet e Kosovës po dorëzohen para Serbisë”, theksoi analisti Jeton Kelmendi
Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, duket se po dështon edhe një herë duke mos arritur që ta ushtrojë të drejtën kushtetuese për mbrojtën e sovranitetit dhe integritetit të brendshëm, ngase edhe në këtë vit Serbia do të mbajë zgjedhjet e veta në territorin tonë. Zgjedhjet presidenciale të Serbisë do mbahen më 2 prill, duke përfshirë në këtë proces edhe lokalitetet e banuara me qytetarë serbë në territorin e Republikës së Kosovës. Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar fillimisht aktivitetet politike në Kosovë të kandidatëve për këto zgjedhje, dhe ato tani do të mbahen pa asnjë pengesë edhe në ditën e caktuar, përfaqësues të partive politike, si nga pozita edhe nga opozita, e shohin këtë heshtje të Qeverisë si një dështim dhe nënshtrim tepër serioz që përcillet madje edhe me shkelje kushtetuese dhe cenim të sovranitetit të shtetit. Deputeti Adem Salihaj nga LDK-ja thotë se në emër të një tolerance të tepruar politike dhe institucionale ndaj komunitetit serb në Kosovë, shteti po bën devijime dhe shkelje kushtetuese. “Kosova po mundohet të duket tolerante ndaj serbëve,duke i lejuar ata të mbajnë zgjedhje sikur të ishte këtu Serbi, duke cenuar kështu sovranitetin e saj, me shpresë se do t’u hyjë në qejf ndërkombëtarëve dhe ata do ta lavdërojnë Kosovën. Këto veprime të Kosovës janë shumë të dëmshme, nuk do t’i sjellin asgjë të mirë dhe vetëm se do ta inkurajojnë Serbinë që të përzihet edhe më shumë në punët e brendshme të saj”, është shprehur Salihaj.
Cenimi kushtetues për faj të Qeverisë
Edhe deputetja Time Kadrijaj nga AAK-ja thotë se lejimi në heshtje i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve tregon më së miri se me sa papërgjegjësi sillen partnerët e koalicionit. “Është e papranueshme dhe nuk ka kurrfarë logjike që në një shtet të pavarur dhe sovran të zhvillohen aktivitete zgjedhore të një shteti tjetër dhe njëkohësisht të organizohen e zhvillohen, të mbahen zgjedhje të po atij shteti, sepse ne konsiderojnë që Kosova është shtet unik”, tha ajo. Sipas saj, nëse lejohet kjo praktikë e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, atëherë le të lejohet edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës në komunat me shumicë shqiptare në Serbi, në Preshevë, në Medvegjë e në Bujanoc. “Lejimi i këtyre zgjedhjeve është lejim i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Serbisë në shtetin tonë dhe cenim i Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit”, tha deputetja Kadrijaj nga AAK-ja. Gjykime të ashpra kundër Ekzekutivit, që lejon këtë ndërhyrje nga shteti serb brenda Republikës së Kosovës, kanë adresuar edhe ekspertët e së drejtës dhe analistët politikë.” Po të ishte një Qeveri efikase dhe efiçiente, çfarë mjerisht nuk është Qeveria e vendit tonë, do të përfillte rendin juridik të shtetit me përkushtim dhe si e tillë ,ndër të tjera, nuk do të lejonte mbajtje të zgjedhjeve të shtetit tjetër, në këtë rast serb përbrenda shtetit tonë! Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhje është cenim i rëndë i Kushtetutës së shtetit të Kosovës”. tha prof. Riza Smaka./Kosova Sot
Një 40-vjeçar nga Tirana i është drejtuar dyerve të policisë...
Autoriteti për Informim për dokumentet e ish-Sigurimit të Sh...
10. Instaluesi dhe riparuesi i linjave elektrikeNjë punë tek...
Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pa...
Nga Bledian Koka Litarin jashte… Eshte e tmerrshme kur ne t...
Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, ish...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Pakica qeveritare në dy nivelet e pushtetit të inkriminuar u...
DASHI 21. mars – 20. prill Neptuni do iu japë me shume sharm...
Ylli Dylgjeri ka komentuar perplasjen mes te atashuarit ne V...
Seanca e sotme plenare ishte e mbushur me debate të forta me...
Ku ti kerkoj rrenjet e tua Baton? Deklarata e Baton Haxhiut ...
Për të kuptuar nëse një person është i zgjuar, shikojeni në ...
Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu është shprehur në nisje t...
Për herë të parë në Maqedoni, kryetari i Kuvendit do të jetë...
Gazetari Andi Bushati ka komentuar situatën politike në emis...
Intevista e Ministrit të Drejtësisë, z. Petrit Vasili dhënë ...
Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në hyrje të au...
I ftuar në emisionin Opinion gazetari Robert Rakipllari ësht...
S’ka qetësi në Britani. Disa të shtëna dhe shpërthime të vog...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...