Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në rrugëtimin tonë politik thuajse tre vjeçar kemi vënë re se ka mungesë përfaqësimi, pushtetit nuk ndjehet mbi gjithë territorin e po ashtu edhe deficit demokratik. Ndoshta në Shqipëri është krijuar ideja se ka shumë parti politike. Mendoj se nuk është problem numri i tyre, por problem real është se ata nuk përfaqësojnë qytetarët.
Pra kemi shumë parti e pak përfaqësim qytetarë. Kjo ndoshta ndodh për faktin se politika ekzistuese është e larguar nga qytetari dhe është kthyer burokratike e oligarkike. Shumica e partive politike nuk janë në kërkim të përfaqësimit qytetar dhe nuk e shikojnë pushteti si mjet për të realizuar misionin e përfaqësimit qytetar, por politikën e shikojnë, bëjnë dhe e aplikojnë vetëm në dinamikën e marrjes së pushtetit. Pushteti në vendet demokratik përkthehet zakonisht marrje përgjegjësie e ndërsa për parti politike shqiptare do të thotë: Më shumë privilegje personale e shumë pak përgjegjësi publike.
Unë dhe Eduarti sapo dilnim nga Tirana dhe drejtoheshim drejt periferisë së Shqipërisë shikonim me keqardhje se si pushteti dhe politika e ka braktisur qytetarin. Shumë probleme që kemi ngritur dhe zgjidhur që lidhen me qytetarët, janë të natyrës së mungesës së përfaqësimit ose edhe më keq të largimit të pushtetit nga qytetarët pasi është kthyer në shërbim të privilegjeve personale. E gjithë Shqipëria ka probleme serioze të kësaj natyre, por problemet më të mëdha të mungesës së përfaqësimit ose të largimit të politikës nga qytetari e ka Lezha dhe të gjithë qarqet e Veriut.
Zakonisht në këto zona pushteti interesohet për qytetarin dhe bëhet i pranishëm për ta vetëm në fushata elektorale dhe në pjesën tjetër të kohës qytetarët janë të braktisur në kuptimin e vërtetë të fjalës në ?mëshirën e fatit?. Siç e thash është e vërtetë se në Shqipëri ka shumë parti politike, por të gjitha këto parti pavarësisht forcës, peshës elektorale dhe misionit duan të jenë më çdo kushte vetëm kombëtare. Të gjitha partitë politike i kanë zyrat në Tiranë, veprojnë në Tiranë. E dini pse? Sepse, në Tiranë është foleja dhe burimi i pushtetit. Shqipëria në komponimin e saj social është heterogjene dhe kjo nuk duhet të na shqetësojë, sepse diversiteti është pasuri.
Për këtë arsyeja unë dhe Eduarti kuptuam se Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që vlerëson lokalen e zhvillon atë dhe e ve në shërbim të zhvillimit e progresit kombëtar. Demokristianët janë një komunitet mjaft i rëndësishëm në Shqipëri si në numra, por edhe për shkak të vlerave e tipit ideal që ofron. Megjithatë, është po aq e vërtetë se ky komunitet nuk është vlerësuar asnjëherë si duhet. E dini pse? Sepse, të gjithë subjektet politike që kanë në emërtimin e tyre konotacionin ?Demokristian?, nuk kanë asnjë lidhje me këtë komunitet, por vetëm e kanë përdorur si slogan apo si vlerë për të arritur pushtetin si privilegj personal. Ne, për të vlerësuar lokalen, territorin dhe historikun vendosëm që edhe Selinë Qendrore të PBDKSH të mos e vendosim në Tiranë, por në Lezhë. E dini pse? Sepse shumica e demokristianëve nuk kanë para të paguajnë edhe një biletë për të udhëtuar nga Shkodra, Lezha, Kukësi e Dibra drejt Tiranës.
Pra, kemi vendosur ta vendosim Selinë Qendrore të PBDKSH në Lezhë për të vlerësuar territorin, për t?i dhënë vizibilitet dhe për të qenë më pranë qytetarëve dhe komunitetit. Ndoshta këto janë detaje të vogla, por janë sinjale të qarta që dëshmojnë se ne duam të ofrojmë një politikë tjetër dhe një model tjetër, atë politikë në shërbim të qytetarëve dhe jo qytetarët në shërbim të politikës. Ka shumë këndvështrime të lira në lidhje me mundësinë e bërjes apo jo koalicion mes PBDKSH dhe subjekteve të tjera. Shqipëria ka probleme të mëdha që lidhen me sistemin politik shqiptar, i cili funksionon mbi diktatin dhe monopolin e partive të mëdha. Rrethanat historike i kanë ndihmuar ata ta krijojnë këtë status quo dhe realiteti është ky. A do të jetë i përjetshëm ky realitet?
Kjo do të varet nga vullneti i qytetarëve dhe nga masa e angazhimit të tyre në politike. Sa më shumë indiferentë me politikën qëndrojnë qytetarët aq më jetëgjatë do të jetë monopoli dhe diktati i partive të mëdha. Ne, nuk duam të jemi parti e madhe dhe as nuk e kemi këtë iluzion. Madje, qëllimi ynë është të jem me peshë e me forcë lokale e me kontribute të rëndësishme kombëtare. Pra, ne duam të përfaqësojmë komunitetin dhe të kemi një lidhje të ngushtë me ta.
Megjithatë, në kushtet e këtij diktati dhe të këtij Kodi Zgjedhor jemi të detyruar të bëjmë koalicion dhe marrëveshje politike. Ne, kemi misionin për të përfaqësuar komunitetin dhe qytetarët dhe nëse ne nuk bëjmë koalicion i zhgënjejmë ata duke i lënë pa përfaqësim. Megjithatë, tashmë që kemi identitetin tonë politikë kjo i ka ndryshuar ca gjëra. Së pari, ne hyjmë në koalicion me një logo, filozofi politike e me objektiva konkrete dhe me identitet të fortë territorial. Kjo do të thotë se nuk mbetemi në kushtet ?as të nënës e as të njerkës?. /CityNews
Nga Alban Daci
Pas trazirave të vitit ’97, qeveria e PS, me marrjen në dor...
Një i ri është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksu...
Një i dënuar për kontrabandë mallrash është kapur tashmë nga...
Një 40 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Fie...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka përcjell një urim ndaj besimt...
Mjekët pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrof...
Një magazinier i një kompanie është arrestuar në flagrancë, ...
Ka marrë fund ankthi në Laprakë. Ka zbritur nga oxhaku shtet...
Policia e Durrësit ka goditur sot një rast të trafikut të dr...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga trupi i pajetë i gjetu...
Qazim Bruka, 41-vjeçari që ka hipur sot në një oxhak në Lapr...
Gjykata e Korçës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg...
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Robert Guy Torrice...
Policia e Elbasanit ka ndaluar një 29-vjeçar, pasi akuzohet ...
Pas qëndrimit në Shkup, Komisioneri për zgjerim Jahanes Hahn...
“Kreu i shtetit” është emri tjetër për Presidentin federal. ...
Një ish-oficer i dënuar me 5 vjet burg ka filluar punë në Dr...
Mjekët pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrof...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë për autorin e v...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...