Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Nga Enkel Demi Nëse bastvënësit shqiptarë do i kishin dy pare mend në kokë, duhet të nisnin të hidhnin në lojë fatin e qeverisë dhe marrëdhënien e PS-së me LSI-në. Të gjitha të dhënat janë që ka për të patur mjaft qarkullim parash, sepse gjithkush ka një mendim të vetin për këtë bashkëjetesë gërrnjare. Ditët e fundit, nëse e sheh nga jashtë, të krijohet ideja që lufta ka nisur, madje armët nuk janë më të lehta. Saimir Tahiri ia ka dalë mbanë të ngjizë tezën e tij se largimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, ka ardhur si pasojë armiqësisë së gjatë me Ilir Metën. Polemikat e ashpra me Luan Ramën, në fakt i drejtoheshin kreut të LSI-së. Historia e hienave që kërkojnë kreun e PS-së, është një konspiracion që ka nisur qysh në 1 prillin e katër vjetëve më parë, por asnjëherë nuk ishte thënë kaq copë nga një drejtues i rëndësishëm i PS-së. Më tej, patëm polemikat mes Monika Kryemadhit dhe Lindita Nikollës për maturën shtetërore, debat i cili në fakt është më i hershëm. LSI kurrë nuk e ka pëlqyer këtë reformë të maturës dhe në vigjilje të mbarimit të vitit shkollor, ka gjasë që popullariteti të anojë nga Monika. Kjo e fundit, nga ana tjetër duke lartësuar idenë që të mbjellim shafran në vend të hashashit, është kujdesur që të hedhë shigjetat me helm qysh përpara raportit të Departamentit të Shtetit.
Gjithsesi, një takim pothuaj i fshehtë i fundjavës mes Edi Ramës dhe Ilir Metës nuk duket se i ka shtënë ujë zjarrit. Urat e sherrit tashmë janë të ngritura. Në mërinë e Saimir Tahirit mëkohen edhe Ilir Beqaj, Bledi Çuçi, Blendi Klosi, madje edhe Fatmir Xhafaj, i cili e di mirë që biografinë nuk po ia bën vetëm doktori, por edhe ai që nuk e votonte qysh në vitin 2003.
I gjithë ky ajër i rëndë që frymohet në shumicën qeverisëse, është bërë shkak për parashikime dhe kombinime të komplikuara që me ç?duket po mbajnë peng Lulin në Çadër. Petrit Vasili thotë që duhet folur me opozitën, madje nuk e hedh poshtë idenë e qeverisë teknike. Është e para herë që një ministër i rëndësishëm të shprehet me simpati për rrëzimin e qeverisë, ku vetë merr pjesë. Një gjë e këtillë nuk ndodh as gjetkë, jo më në Shqipëri. Kjo rrëfen më së miri që këtë qeveri nuk e duan as ata që janë të ulur në tryezën e saj, as ata që e shohin nga jashtë. Por, në fund të tërë i bien lapsit dhe ky është ngërçi i vërtetë që ka kushtëzuar vendimarrjen si në qeveri, si te kryesia e Kuvendit, si në rrugën midis. LSI duket ashiqare që nuk ka asnjë dëshirë të dalë në një koalicion me PS-në. Nga ana tjetër Çadra nuk është bindëse si rezultat elektoral. Mallkimet e Lulit: ?Ju ngectë dreka në grykë!? nuk bëjnë jehonë në katet e treta buzë bulevardit.
LSI, nëse do të qëndrojë në koalicionin e sotëm fiton po aq pushtet sa ka, sido që të shtojë mandatet apo t?i pakësojë ato. Sërish do të nisin qejfmbetjet, sërish i njëjti sherr. E vetmja mënyrë që të jetë guri i qoshit është të sakrifikojë mandate dhe të dalë më vete, por me kë? Blushi është veç një fjalaman me metafora mediokrre, tëpkë si shkrimtari që ka sajuar.
Në fakt, kapja pas kësaj llogarie, nuk ka për të prodhuar asnjëherë një formulë të shëndetshme. Ndoshta politikanët që janë zënë sot si miu në çarkun që vetë kanë ngrehur, mund ta gjenin zgjidhjen vetëm po të bënin politikë. Nëse ndryshojnë fare pak ligjin zgjedhor, ata mund t?i japin vetes mundësinë që të shkojnë në zgjedhje pa patur nevojën e krijimin të një aleance. Ky ligj i sotëm është persekutues. Një parti është e detyruar të dalë në një koalicion ose të krijojë një koalicion. Nëse kjo padrejtësi mjekohet, atëherë partitë shpëtojnë nga hesapet me makinë llogaritëse në dorë dhe dalin e mbledhin votat tek e tek, duke i shoshitur aleancat pas zgjedhjeve.
Por, për këtë me siguri luftojnë si luanë në të njëjtën barrikadë edhe Çadra e ?Rama ik!? dhe qeveria e ?Rama rri!?. Ndaj presioni duhet ushtruar tek ky ligj, jo në luftën trup me trup, sepse dëshmorë përherë do të ketë, por asnjëherë lavdi./27.al
Eshtë fakt tashmë që, në vendin tonë në çdo ambjent, në çdo ...
Mazhoranca e sotme është bashkëfajtore në të gjitha krimet k...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e ka nisur ...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar ndaj akuzave...
Kreu i PD, Lulzim Basha, do të nisë nesër një vizitë disa di...
Një shtetas është vënë në pranga, pasi është kapur mat teksa...
Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 16 vjeçarin Le...
Turqia po përpiqet të fitojë më shumë ndikim në Ballkan. Erd...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në kohë reko...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka ftuar të gjithë kandid...
Kryetari Lulzim Basha në bashkëbisedim me të rinj dhe të rej...
Për herë të parë edhe Shqipëria bëhet pjesë e Çmimit Global ...
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka përfu...
Pas afro 13 muajsh hetime, Komisioni Hetimor për privatizimi...
Sa është zbukuruar ky shesh sot në këtë ditë të 31-të të pro...
Policia e Korçës ka hedhur dritë mbi një ngjarje të ndodhur ...
(Poemë për ciklet…e “rioshes”) Aty nga viti 1928 vdiq Nikoll...
Drejtuesit e mediave, gazetarët, por edhe pronarët e telev...
Shumë pikëpyetje janë ngritur në lidhje me largimin nga ekra...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...