web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

HALLE SHQIPËRIE dhe pak "histori partie"

20 Mars 2017, 12:44, Aktualitet CNA

(Poemë për ciklet…e “rioshes”) Aty nga viti 1928 vdiq Nikolla Pashiq, diplomat dhe shtetar i famshëm serb dhe antishqiptar i pashoq. Ai kur u pa se pavarësia e copës shqiptare londineze u bë fakt, pati lënë “…porosinë e madhe”: “…Ne do e pranojmë Shqiperinë e mosvarme, por gjithmonë të dobët ekonomikisht dhe të ngatërrueme mes veti…”

Fill atë vit pa i mbyllur mirë sytë Pashiqi, u krijua celula e parë komuniste, (1928) pastaj grupet komuniste me radhë po mbinin si hithra, deri me 1940. Më 1941, me urdhër të pasardhësit të Pashiqit,mbërriten në Tiranë katër “krushq”; Popoviçi, Mugosha, Stoiniçi e Vukmanoviçi… Dërgata kishte sjellë me vete “bijën e shkinës” Ata urdhëruan të mblidheshin 200 “petritat” për dasëm. U bë dasma, por dërgatës së “nuses” i’u desh një vit të caktojë “dhëndrrin” deri sa gjeten një prej pinjollëve të “bimbashit” i cili çuditërisht nuk ishte “petrit”

Prej asaj dite për 50 vjet me radhë jo vetëm pasardhësi i Pashiqit, po dhe vetë Pashiqi fjeti rehat në gjumin e tij të përjetshëm, sepse “shkina me dhëndërrin” të lumtur ia plotësuan vullnetin me pikë e presje. …eh, pesë dekada të lavdishme…, të paharrueshme…!

Mirëpo koha rrjedh. “Shkina” e cila nder vite kishte ndërruar disa herë pagëzimin, herë “punëtore” herë soc-punëtore, e tash së fundi “rioshja mavi”, po jo “bandill”,mbas vdekjes së “bimbash-hoxhës” edhe pse grua në moshën e tretë, askush nuk po ia kënaqte zjarrminë e hormoneve. Provoi nga “petritat” e rinj ( se të vjetrit i kishte çuar të hanin dhé, qysh në rininë e tyre), po “shkina” po tretej si kripa n’ujë. Për gjysëm dekade me radhë “soc-shkina” ra në “depresion” të paparë ndonjëherë. I shihte “petritat” e rinj, i cyste per pesë vjet me radhë, po asgjë e hajrit. “Petritat” ishin bërë bythë-pambukë. Por a dorëzohet “shkina” në duart e dëshpërimit? Kurrë jo. Ajo u ngrit nje ditë pranvere të 97, me “porosinë e madhe” të Pash’içit në zemër, dhe “kuletën” e Millosheviçit në xhep, rroku vetë sopatën dhe drejt e në “sheshin e Labit” Aty hasi nja dy tre “malokë…” nga ata që i bënë dhe i ruajtën pavarësinë Qemal beut. E zuri malokun nga shpina dhe i’a çau rrashtën me sopatë. U përkul mbi “prenë” dhe piu gjak…djall sas’ e kishte harruar shijen e atij gjaku për pesë vite “agjërim”. Lyu faqet dhe ballin, (pa e çarë kryet për “euronews-in”)pastaj piskama e saj sa dridheshin damarët e dheut dhe skena heroike, i mblodhi “petritat”. Kasap’hania kishte filluar…kaq u desh, se “petritat” i ndreqin vetë punët. Shkina ktheu dhe një herë kryet nga verilindja dhe iu fal pasardhësit të Pashiqit, i cili kishte nxjerrë thikat prej millit dhe po i mprehte per shtatë pale qefe.

Mbas kësaj superhareje, “shkinës” filluan ti ndrisin mollëzat sepse “paqja” që meritonin allbanskij këtej poshtë, lulëzoi…, Millosh-viçit atje nalt, atlantikasit ia shkoqen duarsh megjithëse të larë me gjak, një copë albanskij. Po “shkina” punët e veta me albansk-ët ketej poshtë, i vuri në vijë. “Petritat” në këmbë… Shumë prej “petritave i nisi me sherbim tek Shqiperia atlantike. Ekseprienca eshtë nanë e dijes… Po një hata e vogël, u desh të ndodhte në albanskin e poshtme; “haramët antilindorë” befasisht ia morën pushtetin. Pash’içi filloi të rrotullohej në varr… Atëhere “shkina” e kuptoi gabimin. Puna e parë që bëri, ndau bandillin, një “petrit” të paqeverisshëm, po dhe as ndonjë gjë e hajrit për hormonet, jepej mbas pijeve e qefeve. E degdisi bandillin si në mitologji diku me qejfet e veta, mbasi ia kishte vënë syrin një badilli të ri, ë filloi të spikaste. Ky jo sikur të kishte dalë nga “bishtuku” i bimbashit, por prej hundëve të filantropit. Po pushtetin si kapadai (çeshtje moshe) nuk e mori dot. Shkinës s’i mbeti tjetër, veçse t’i sabotonte “antilindorët” me një “petrit” jo nga kategoria e bandillëve, por dinak dhe hajn i paskrupullt…i instruktuar; “…bum” Gerdeci, bum-bum 21 Janari, bum-bum-bum, qershori i 2013…pastaj katër vite suksese… sipas porosisë së Pash’icit. Prej dy hapa larg perëndimit, tani shtatëdhjetë pash.

Epilogu i “shkinës” 2017-4 vite suksese të papara. “Petritat” në pushtet, antilindorët në “spaçin” e çadrës. Edhe pse bandilli nuk duket shumë “i bukur” keso ditësh, si me thënë, herë i ngrehet herë i shkrehet…humori, shkina “rioshe pink” shend e verë, i pëshpërit: ” Mos u bëj hajvan. Veç me lekë barishtesh me statistika nderkombëtare ke në xhep 8 miliardë dollarë (nga 2 per çdo vit pushteti). Me keto dollarë Ti blen jo dy milionë votues, tv, gazeta e portale, e vetting, po dhe çadër spaçi, SHQUP dhe krejt amabasadorët. “Hajt të pastë “shkina…!? ZEF ZEFI





Lajmet e fundit nga