web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klosi flet dhe një herë si ministër/Ja të gjitha reformat që bëmë

20 Mars 2017, 18:50, Aktualitet CNA

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi aktivitetin e nënshkrimit të Paktit Kombëtar të Mirëqënies Sociale.
Ministri Blendi Klosi deklaroi se pakti do të mundësojë ngritjen e shërbimeve sociale në të gjitha bashkitë e vendit, ku sot ka territore të tëra të pa mbuluara nga shërbimet për njerezit në nevojë.
“Sherbimet sociale nuk mund të jenë me temë luksi në Shqiperi”- deklaoi ministri Klosi, i cili renditi të gjitha reformat e bëra që shkojnë në përmirësimin e jetës së cdo qytetari, vecanërisht atij që ka më shumë nevojë për ndihmën dhe dorën e shtetit. Nga reforma e pensioneve, ndihmës ekonomike, ajo e aftësisë së kufizuar, reforma e shërbimeve sociale, ajo e punësimit, arsimit profesional, janë të gjitha punë të kryera në funksion të qëllimit të përkujdesjes për njerezit në nevojë.

Ministri Klosi falenderoi stafin e ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për të gjithë përkushtimin për realizimin e këtyre reformave, duke shprehur bindjen se puna e nisur do të vijojë me të njëjtin përkushtim nga ministrja e re Olta Xhacka. Kryeministri Rama përgezoi punën e berë nga ministri Klosi, duke vënë theksin tek ndryshimi radikal i shifrave të ndihmës ekonomike, pensioneve, pagesave të aftësisë së kufizuar etj. Ministrja e re e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaxhka shprehu angazhimin e plotë për te cuar përpara të gjitha nismat që shkojnë në rritjen e Mirëqenies së cdo qytetari. Në fund të këtij aktiviteti, u nënshkrua përmes firmës elektronike Pakti Kombëtar i Mirëqënies Sociale nga ministri në detyre Klosi, dhe kryetarët e bashkive në vënd.

Gjeni më poshtë fjalën e plotë të ministrit Blendi Klosi.

Fjala e ministrit Klosi
Sot është dita ndërkombëtare e mirëqenies dhe nuk mendonim se do të kishim një ditë më të mirë se sot me kaq shumë diell dhe me kaq shumë dashuri në një nga institucionet e përkujdesit, ku ne të flisnim së bashku se cfarë kemi bërë dhe kush janë sfidat për ti ofruar më shumë shërbim njerëzve që kanë më shumë nevojë për dorën e shtetit.

Dy vjet më parë kur mu besua detyra e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk kisha asnjë dyshim se sfidat ishin të shumta dhe përgjegjësia po ashtu ishte shumë e madhe. Mendoj se të njëjtën situatë ka pasur dhe paraardhësi im Erioni. Ne së bashku e kishim të vështirë të kuptonim se cdo të thotë mirëqenie sociale, cfarë ne duhet të bënim që për njerëzit në nevojë ti shërbenim më mirë, cfarë do të thotë standarte të mirëqenies sociale, kush janë shërbimet që ne I ofrojmë atyre njerëzve pa të cilët problematikat dhe shërbimet e shtetit janë të munguara.

Ne e kishim shumë të vështirë të kuptonim sfidat me të cilat do të përballeshim por po ashtu e kishim shumë të qartë që qëllimi ynë I vetëm ishte ti shërbenim qytetarëve. Sfidat tona filluan një e nga një të orientoheshin qartë drejt njerëzve më në nevojë për të luftuar varfërinë.

E filluam me ndihmën ekonomike. Ndihma ekonomike është ajo ndihmë e cila I shkon njerëzve më të varfër pasi për ne varfëria nuk është një sëmundje, varfëria nuk është një mungesë shprese. Varfëria për ne është një fenomen që mund të luftohet dhe është luftuar me reforma, me pasion, duke I shërbyer drejtpërsëdrejti njerëzve në nevojë. Mënyra e re e shpërndarjes së ndihmës ekonomike, një reform e munguar prej më shumë se dhjetë vitesh kërkoi një parim ti shërbente më të varfërve të më të varfërve. Vetëm në tre vite është dyfishuar ndihma ekonomike por më shumë se kaq është targetuar varfëria.
Sot themi me bindje se sistemi I ngritur mund të targetoj më të varfërit e më të varfërve pavarësisht në cfarë qyteti jeton. Nga skema e ndihmës ekonomike reduktuam 23% abuzivizëm në skemë duke e bërë kështu me të njëjtat para me po të njëjtin buxhet dyfishim të pagesës për familjet me ndihmë ekonomike.
Reforma jonë përqëndrohet te punësimi. Nuk mund të pranonim të kishim të njëjtën situatë ku tregu I punës të ishte plotësisht I corientuar. Sfida jonë ka qënë qartazi, për orientim në tregun e punës duke ngritur 23 zyra të reja në të gjithë Shqipërinë. Sot kemi arritur që duke ngritur këtë rrjet por duke bërë qartë një paketë të tërë ligjore të kemi mundësinë që numri I punëkërkuesve të papunë në zyrat e punës të ulet jo me përqindje të vogla por të shkoj në minus 40%.

Shkojmë te arsimi profesional një arritje e shkëlqyer e kësaj ministrie, duke kërkuar që jo vetëm ta kthenim arsimin profesional në një mekanizëm ekonomik që ndryshon jetën e shtresës së mesme shqiptare. Të kishim mundësinë që mbi 20 shkolla të arsimit profesional të transformohen në qendra ekselence, qendra të binjakëzuara me shkolla shumë të mira europiane.

Për sa I përket aftësisë së kufizuar, ajo që gjetëm ishte vetëm një pagesë në para, një sistem krejtësisht pa asnjë lloj orientimi, një sistem pa frikë, një system i korruptuar i cili jo vetëm nuk targetonte ata që ishin më në nevojë, nuk targetonte mënyrën e dhënies së aftësisë së kufizuar por vetëm e linte këtu sistemin . Ajo që do të fillojmë shumë shpejt të implementojmë është një filozofi krejt tjetër duke e cuar aftësinë e kufizuar në një system i cili jo vetëm përpiqet që këta të rinj dhe të reja, këta fëmijë të futen në botën reale por të ketë mundësi që për ata të ketë më shumë punësim dhe padushim pagesa që do rritet ti shkoj atyre që kanë nevojë dhe mbijetojnë me këtë mbështetje.
Flasim për reformën tonë më të madhe atë të pensioneve, për ata njerëz që kanë kontribuar një jetë të tërë për këtë shtet. Në 25 vite ishin lënë në harresë. Ajo që bëmë me reformën e pensioneve nuk ishte vetëm një sistem i ri i dhënies së pensioneve, nuk ishte vetëm një sistem I cili nga një sistem ku të gjithë ishin të barabartë në një sistem ku gjithësecili merr pensionet në bazë të asaj që ka punuar, merr dhe paguhet me pension për atë cfarë ka dhënë kontribut gjatë jetës së tij . Kjo bëri edhe duke luftuar informalitetin, edhe duke luftuar që të ketë sa më shumë njerëz në skemën e pensioneve.

Ajo që kemi arritur janë 200 000 kontribues në skemën tonë të pensioneve duke e rritur jo me pak por me 20% kontributet që jepen në të gjithë skemën e pensioneve. Kjo reform ka filluar në 2014 u miratua në 1 janar të 2015. Kemi miratuar plot 70 ligje dhe vendime qeverie që kanë korrektuar në masën më të madhe të gjithë gabimet e sistemit 25 vjecar. Në vetëm dy vjet miratuam 70 mekanizma ligjor të cilët na bënë të mundur që të realizonim premtimin tonë dhe të themi me gojën plotë që po I kemi përgjysmuar ankesat që na vinë sot në zyrat e pensioneve sepse realisht sistemi ka shumë më tepër mundësi që jo vetëm të ofroj më shumë pagesa por të ketë mundësi të realizohet në detaje dhe cdo njërit ti shërbehet ashtu sic ne duam dhe cdo njërit ti shërbehet ashtu si ka nevojë.

Pavarësisht këtyre se cfarë kemi bërë për mirëqenie sociale dhe padyshim e kuptojmë se kemi bërë shumë pak nga ajo cfarë duhet të bëjmë. Për ne thelbi I gjithë përpjekjes sonë është që debati për më shumë mirëqenie sociale nuk mund të konsiderohet asnjëherë me një debat luksi, debati për më shumë mirëqenie sociale nuk mund të jetë një debat I cili në debatin tonë politik zë vendin e jo të parit në rradhë. Për ne koha është sot dhe kjo kohë duhet të vijë me shumë shpejtësi. Po të shikosh hartën e shërbimeve që kemi ne sot në Shqipëri, padyshim jemi shumë larg asaj cfarë ne përpiqemi të realizojmë.

Në harkun kohor të vetëm 1 vit e gjysëm kemi bërë plot 28 akte ligjore dhe 13 ligje te reja të cilat së bashku me kontributin që na kanë dhënë partnerët tanë por natyrisht dhe një falenderim shumë të madh për ekspertët shqiptar që janë të angazhuar në këtë situatë duke treguar që tashmë kemi një grup shumë të mirë dhe një armatë të tërë njerëzish me shumë eksperienc që na japin garancinë që këto shërbime mund ti ofrojmë shumë më mirë në realitet. Kemi mbi 30 akte dhe vendime qeverie të cilat të gjitha së bashku na bëjnë të mundur që tani po kemi vendosur bazën ligjore , kemi vendosur se cfarë shërbimesh do të realizojmë por padyshim kemi nevojë të hymë më në detaje për të parë dhe kuptuar se cfarë ndodh ne realitetin shqiptar.

Po të shikosh hartën e një qarku, po të shikosh hartën e Elbasanit që është një nga ato qarqe që ne realisht mendojmë se kemi shërbime, kemi në Elbasan jo pak por 30 shërbime . Edhe pse ne Elbasan kemi një numër të madh njerëzish me aftësi të kufizuar , një numër shumë të madh njerëzish që ndihmohen nga shteti shikojmë që shërbimet janë të fokusuara vetëm në Elbasan dhe po të kalosh Librazhd, Përrenjas, Cërrik harta na dëshmon se jemi shumë larg ofrimit të shërbimeve kudo që ata ndodhen. Po të shikosh Belshin përshëmbull ka 769 njerëz me ndihmë ekonomike dhe 640 persona me aftësi të kufizuar dhe nuk ka asnjë shërbim.

E gjithë përpjekja është ti shërbejmë qytetarëve kudo që ndodhen në mënyrë të barabartë , e gjithë përpjekja është që shërbimet bazë mbi të cilat ne duam të ngremë të gjithë Paktin e mirëqenies sociale .
Këto janë pesë detyrat që ne mendojmë se janë pjesë e këtij Pakti: mbulimi I shërbimeve në të gjithë territorin , ngritja e shërbimeve të detyrueshme në cdo bashki, ofrimi I shërbimeve pranë qytetarit, përgjegjësi të qarta të pushtetit vendor dhe ngritja e fondit social apo kalimi I kompetencave te pushteti lokalë.
Ne nuk mund ta pranojmë që debati për mirëqenie socilale të jetë një debat jo I barabartë me mungesën e një shkolle në një fshat, me mungesën e një zjarrfikëse apo me mungesën e një shërbimi krejtësisht klasik.

Në këtë moment unë dua të falenderoj të gjithë kryetarët e bashkive që I janë bashkuar srategjisë sonë , kemi dakortësi me të gjithë kryetarët e bashkive , kush janë kompetencat që I kalojnë pushtetit vendor si dhe mundësitë financiare që I kalojnë pushtetit vendor. Sot në Shqipëri kemi 25 shërbime që mbulohen nga buxheti I shteti dhe nga pushteti vendor dhe kemi 177 shërbime që vinë nga partnerët tanë.
Ajo që duhet të bëjmë shumë shpejt dhe kjo është pjesë e Paktit tonë do të jetë ngritja e planeve sociale , ngritja e te gjitha mundësive që kanë bashkitë dhe cfarë do të kërkojmë më shumë për tu mbështetur nga situatat e administratës qendrore.

Të nderuar miqtë e mi sot jemi në një moment shumë të rëndësishëm për gjithë filozofinë e ndërtimit në Shqipëri të një bisede tjetër për sa I përket mirëqenies sociale. Sot jemi në ditën ndërkombëtare të lumturisë që të gjithë bashkë për të vendosur disa piketa që ne mendojmë se do të jenë shumë të rëndësishme për të folur për njerëzit në nevojë. Nga pozita e një njëriu që nuk mund të flas dot për veten dhe punën e tij sepse për këtë flasin njerëzit që na besojnë.

Do doja shumë të falenderoja cdo bashkëpunëtorin tim në ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, për të gjithë kontributet dhe përkushtimin, të cilët pa asnjë dyshim kanë dhënë në këtë përpjekje. Jam ndier shumë mirë në cdo orë , në cdo minutë, në cdo sekondë që kam qënë kolegu juaj . Do doja të shprehja bindjen e plotë që pasardhësja ime në këtë detyrë do të punoj me po të njëjtin pasion , me po të njëjtin ritëm dhe të kemi mundësinë që së bashku me shume njerëz të cilët janë të ndershëm , që duan që shërbimet sociale në Shqipëri të marrin një standart tjetër ne mund të bëjmë gjëra që realisht sot në ditën e mirëqenies dhe të lumturisë ne të themi po , ishim të lumtur se ndërtuam bazën mbi të cilën ngritëm gjithë mirëqenien sociale. Ky është posteri mbi të cilin unë dua ta mbyll ditën timë të punës si ministër I Mirëqenies Sociale.
Ju faleminderit!/CityNews





Lajmet e fundit nga