Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Kuvendi i Shqipërisë rihapi sërish garën për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, duke iu bërë thirrje kandidatëve të shoqërisë civile të aplikojnë.
Kuvendi publikoi në faqen zyrtare kriteret dhe dokumentacionet që duhet të plotësojnë të gjithë të interesuarit. E gjitha bëhet në kuadër të reformës në drejtësi.
Në faqen zyrtare të Kuvendit janë publikuar kriteret dhe dokumentacionet që duhet të plotësojnë të gjithë të interesuarit.
Mësohet se afati i dorëzimit të dokumenteve është 1 prilli, ndërsa kërkesat duhet të dërgohen në adresën [email protected]
Kriteret për kandidatët e rinj të shoqërisë civile për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor
Bazuar në nenet 55 dhe 276 pika 8 të ligjit 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit me vendimin nr. 3, datë 17.03.2017, rishpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga kandidatët e rinj të shoqërisë civile për vend vakant për një anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.
Njoftohen anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të KLGJ dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 54, pika 2 të ligjit 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, që brenda datës 1 Prill 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.
Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimin e përditësuar;
b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
c) formularin e vetëdeklarimit sipas kërkesave të ligjit ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?;
ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?;
d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;
dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 54, pika 2 të ligjit 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?.
Ka të drejtë të kandidojë çdo anëtar i organizatës së shoqërisë civile që plotëson kushtet e nenit 54, pika 2 të ligjit 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë? dhe që siguron mbështetjen e së paku tre organizatave të shoqërisë civile, që punojnë në fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose të drejtat e njeriut.
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit: Blv. ?Zhan D?Ark?, Nr. 2, Tiranë.
Kriteret për kandidatët e rinj të shoqërisë civile për anëtar të Këshillit të Prokurorisë
Bazuar në nenet 153 dhe 279 pika 8, të ligjit 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, me vendimin nr. 3, datë 17.03.2017 rishpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga kandidatët e rinj të shoqërisë civile për vend vakant për një anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.
Njoftohen anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, që brenda datës 1 Prill 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.
Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimin e përditësuar;
b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?;
ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?;
d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;
dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?.
Ka të drejtë të kandidojë cdo anëtar i organizatës së shoqërisë civile që plotëson kushtet e nenit 152, pika 2 të ligjit (cituar më sipër) dhe që siguron mbështetjen e së paku tre organizatave të shoqërisë civile, që punojnë në fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose të drejtat e njeriut
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:Blv. ?Zhan D?Ark?, Nr. 2, Tiranë/CityNews
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj El...
Nuk do ma nxinte goja këtë Titull shkrimi. Nuk më gëzon edhe...
Smartfoni më i ri i kompanisë së njohur Sony, Xperia XA1, ës...
“Secrets Chat” quhet risia më e fundit në një prej aplikacio...
Sekretari i Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të Partisë D...
Trupi i njeriut është një mekanizëm kompleks me procese të s...
Ashtu sikundër u paralajmërua, Shoqëria Civile mbajti protes...
Avokati Altin Goxhaj, përmes fakteve ka reaguar në lidhje me...
Ish-diplomati Besnik Mustafaj ka shprehur qëndrimin e tij mb...
Blutë e Tiranës kanë kapur në kohë rekord një shtetas, i cil...
Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak çaste më ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi...
Një 41 vjeçar është arrestuar, pasi posedonte 79 kg kanabis....
Pas kallëzimit të një 37 vjeçare në rajonin e policisë, se n...
Qindra ish-të përndjekur nga regjimi komunist, marshuan në s...
Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesë...
Eurodeputeti Knut Fleckeinstein është shprehur se ai nuk mun...
Për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale në vend, Pol...
Pas qëndrimit të bërë publik nga kreu i grupit parlamentar t...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...