Haberet e Mitros/Maska mortore nga Egjypti në Tiranë
Kam zbuluar një teori: Kur jam bosh me ide, lexoj shënime. A...
Të nderuara zonja deputete, zotërinj deputetë,
Java që shkoi ka shënuar një kohë të rëndësishme për mua personalisht, por edhe për të gjithë ne.
Kemi qenë në këtë Parlament, kur kam kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm për ngjarjet dramatike të Kumanovës, kur qindra forca të armatosura u sulën egërsisht mbi një popullsi të paarmatosur. Kemi qenë po në këtë sallë, kur kam kërkuar shpjegime për devijimin e Radikës dhe pozicionimin e shtetit shqiptar. Kemi qenë këtu, kur kemi reaguar ndaj deklaratave te ish-ministres së Brendshme të FYROM-it, kur shfaqej me dëshirën, thuajse perverse për të shfarosur shqiptarwt.
Unë kam reaguar dhe jo vetëm unë, por një pjesë e mirë e jona e ndjen, e di që duhet të respektojmë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të interesohemi për bashkombasit tanë, kudo ku ata jetojnë.
Të nderuar kolegë,
Një pjesë e mirë e origjinës time rrjedh nga malësitë e Gostivarit, ndaj çështja sigurisht që më takon edhe personalisht, por kjo që po ndodh e që unë e mbroj pa kushte është më e madhe se ky fakt personal e që po e rrëfej sot publikisht. Unë kam reaguar njësoj për Çështjen e Preshevës që po shfaroset, Kam reaguar qartë e fort për Çamërinë e gjakosur, vrarë e torturuar, kam reaguar njësoj per Kosovën e forcimin e lidhjeve që duhet të kemi mes vedi si mundësi e vetme për të forcuar njëra-tjetrën. Kam reaguar jo se jam nacionaliste, jo se jam shoviniste e as pasionante sherrnajash politike, por sepse jam shqiptare, jam njeri që nuk e kam frikë të vërtetën e që e ndjej se detyra jonë më e parë në këtë sallë është të sillemi e të përbetohemi veç për një Atdhe.
Ka shumë mes nesh që sa herë që ne përmendim fjalën Çamëri, vrapojnë të terrin lotët e Athinës, e cila nuk ka asnjë sens europian që të pranojë masakrën dhe të zgjidhë tragjedinw. Ka të tjerë që Presheva i duket krejt nocion gjeografik e nuk e shohin se një Çamëri e dytë qw po ndodh në mesin tonë. Ka të tjerë që lëshojnë edhe sot po tw munden Shën-Naunin e Ohrin, veç të zgjasin ditët apo të arrijnë të marrin pushtet?
Ky është mallkimi ynë, kjo është drama e politikanëve shqiptarë. Jemi frikacakë e mjeranë, tutemi para së vërtetës. E vërteta është një dhe vetëm një! Na kanë ndarë, na kanë shqyer në 6 shtete, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Greqi e Iliridë. Ne nuk kemi hapur gojë, kemi heshtur e nuk kemi thënë se kemi nevojë të jemi të lirë e të vlerwsuar, të bashkuar e të respektuar, sepse kemi patur frikë.
Mjaftoi një fjalim i imi që barërat e kwqija të shtetit fqinjë të ngjalleshin si të marrosur. Të dy bashkw mazhorancë dhe opozitë thanë që kjo është e papranueshme. Cila pjesë e fjalimit tim ishte e paparanueshme? Ajo që thashë se quhet Iliridë? Është përdorur qysh para 22 shekujsh, është përdorur edhe në mesjejtë e ishte krahinë autonome pjesë e Dardanisë. Cila ishte pjesa që nuk kuptuan sllavwt e maqedonisë? Ajo, ku kërkova qw nëse një qeveri nuk dekretohej, veç nga frika e gjuhës së Nënw Terezës shqiptarët kishin gjithë të drejtën e Zotit të shpallnin referendum për mëvetësinë? E them dhe e ripërsëris sot e gjithw ditën, në një shtet që nuk i do, nuk i vlerwson e nuk i respekton, nën një President që shpall armike gjysmën e popullsisë së vet, ata nuk kanë pse të jetojnë.
Jetojmë në vitin 2017 dhe shqiptarët e Iliridës duhet të jetojnë të lirë, të gëzojnë të drejtën e gjuhës, flamurit, prosperitetit, të gëzojnë të drejtat si shtetas të barabartë e nëse këtë uzurpuesit e këtij shteti të sajuar nuk e duan, këtë nuk e pranojnë,shqiptarët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre dhe në këtë akt ne të gjithë bashkë s?duhet dhe s?mund t?i lwmw të vetëm, Shqipëria nuk i lw vetëm, Kosova nuk duhet t?i lërë të vetëm, diaspora duhet të rreshtohet për të lobuar për ta e për të mos i lënë të vetëm. Çfarë ka këtu për të mos u kuptuar? Cilin politikan shqiptar tremb kjo që them sot? Cilin ligj të Zotit apo të njeriut dhunon kjo kërkesë? Gjuhë, dinjitet, liri ose mëvetësi apo çdo lloj forme tjetër drejtimi politik e shtetëror që meriton të ketë një njeri i shekullit të XXI në tokën e lashtë të Iliridës.
Të nderuar kolegë.
Gjatë këtyre ditëve kam patur një lumë të pamatë mesazhesh mbështetje nga shqiptarët dhe sharjesh e kërcënimesh nga sllavwt e serbët e FYROM-it. Pati edhe ndonjë gjakprishur pjesë e atyre që e kanë zhytur atë vend në injorancë e padije, i cili i shkoi ndër mend të shihte në ëndrra shërbimesh sekrete maqedonase apo qw reagimi im kishte prapavijë politike. Më duhet t?i zhgënjej. Në Shqipëri nuk votojnë shqiptarët e Iliridës, por edhe sikur të ishte kjo çështje, për mua shkon përtej politikës. Në politikë nuk dua e nuk kërkoj as vota e as mbështetje, duke përdorur Zotin dhe Atdheun. A e dini pse? Sepse të dyja janë të përbashkëta për të gjithë qëniet njerwzore e janë të shenjta edhe për ne shqiptarët dhe gjithë gjërat e bukura e të shenjta të kësaj bote janë të papërdorshme. Nëse përdoren janë diçka tjetër, por jo ato që njeriu i ka më të shenjtat brenda vetes.
Kur hedh një vështrim prapa në histori shoh me hidhërim se si krerët e shqiptarëve grindeshin me njëri-tjetrin e ndërsa përmbushnin revolucionin grek e i jepnin pavarwsinë Greqisë, linin atdheun e tyre Shqipërinë nën pushtimin osman. Unë kam parë e tmerruar se si Shqipëria mbetej një pëllëmbë, ndërsa ende shqiptarët nuk kishin forcën të bashkoheshin e të mbronin trojet e veta. Kam parë në histori se si u shkëput Kosova, Çamëria, Sanxhaku, Presheva, Plava e Gucia dhe pashë disa politikanë që nuk ishin as më të mirë e as më të këqinj se ne që heshtën si gurë pa jetë, pa fjalë e të friksuar. Unë nuk dua të bëj pjesë tek ata që murosen me mëkatin e heshtjes. Politika jonë ka nevojë të trimërohet, jo të hapë luftë, por të thotë të vërtetat me zërin lart e të punojë për Atdheun. Të vërtetat janë këto, Çamëria u vodh, u torturua e u gjakos nga fqinjët grekë dhe kjo është një çështje ndërshtetërore që vazhdon sot e kësaj dite e që do marrë urgjentisht zgjidhje?, ndryshe s?do ketë qeveri që t?i jetojë e qetë ditët e saj. E vërteta është kjo; që Ilirida u shtrëngua të jetojë nën një pushtet, i cili nuk e do dhe nuk e respekton? e nese dy vetw nuk duhen, asnjë forcë nuk i shtrëngon dot t?i lidhë me zor në një altar. Ata duhet të vendosin vetë e ne duhet t?i ndihmojmë, sepse e kemi detyrë nga Kushtetuta e nga gjaku.
E vërteta është që Presheva është Çamëria e dytë dhe askush nuk e përmend, por atje shqiptarët po i heqin ngadalë e përditë. Ka shumë të vërteta të tilla tragjike, por më tragjikja është që ulim kokat dhe i pranojmë në heshtje, madje nëse dikush i thotë i ngremë gishtin tregues herë me shpoti, herë me intrigë e herë me kanosje.
Unë për vete nuk kam frikë. Nuk do pushoj së thëni që kemi nevojë të ndihemi më afër, që kemi nevojë të jetojmë të bashkuar, por në një shtet të drejtë e modern. Kjo është ëndërra ime dhe në të nuk ka luftë, ka bashkim dhe prosperitet, besim e dashuri. Në të ka vetëm një Atdhe!!!/CityNews
Fjalimi i sotem ne Parlamentin e Shqiperise
Kam zbuluar një teori: Kur jam bosh me ide, lexoj shënime. A...
Mbretëresha Elizabeth ka miratuar sot ligjin që i jep kryemi...
Gjatë mesditës së sotme, të shtëna me armë janë dëgjuar në ...
Kuvendi shkarkoi me 55 vota pro dhe 20 vota kundër drejtores...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një tj...
Koncesionet me partneritet publik-privat janë vënë në themel...
Deputetja Mesila Doda e cila ditë më parë dridhi të gjithë M...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë bombasti...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani mori pjesë so...
Sulmet në Paris nuk kanë fund. Pak minuta më parë, mediat e ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, deklaron se qe...
Policia e Shkodrës ka parandaluar një ditë më parë një ngjar...
Ish- kryeministri Sali Berisha tha nga çadra e protestës se ...
Megjithëse fillimisht u duk si një lëvizje nga halli, megjit...
Deklarata e deputetit Ben Blushi, në seancën e sotme plenare...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ministren e ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur kapjen e shtetasit Laze...
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, ish-kryeministri Beri...
Blutë e Lezhës kanë prangosur një 35 vjeçar, pas kallëzimit ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...