Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Kam zbuluar një teori: Kur jam bosh me ide, lexoj shënime. Ato janë si puna e verës: Sa më e vjetër, aqë më e mirë!…Vjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro. Si ngjau kjo çudi e mesme? Berishën e ftoi Mubaraku, ish Presidenti I Egjyptit, për një vizitë zyrtare. Për arsye të mos arsyes, siç llafoste Don Kishoti I Mançes, pjesë e delegacionit isha edhe unë?
Dy ditë në Kajro. Takuam Presidentin. Kryeministrin. Ministrin e Jashtëm?I premtuan Berishës se do të njihnin Kosovën?Por dele pa qumësht, thotë populli. Egjypti i bënte hosona Sërbisë, në kujtim të miqësisë së vjetër mes Naserit, ish President i Egjyptit dhe Marshallit Tito, ish President i Jugosllavisë?!?
Pjesë e protokollit ishte edhe vizita në piramidën e Keopsit. 2 milionë gurë një mbi një. Një gur peshon 2 mijë tonë. Si u ngritën në hava? Si u tërhoqën nga guroret? Kush i projektoi piramidat? Ciceroni na tregoi disa teori. Mua më pëlqeu teoria e doktor Ivanoiviç, jo se këtë pëlqeu edhe Berisha, por sepse brenda teorisë kishte edhe shumë fantazi.
Doktor Ivanoviç ishte shkenctar sovjetik. Kishte bërë një libër me titull: ?ISiS?. Në vitin 1961 u organizua një ekspeditë nga KGB-ja, me në krye doktor Ivanoviç, me tre synime:
1. Kërkime shkencore për fuqitë telepatike.
2. Dosje për UFO-t.
3. Zbulimi i misterit të piramidave. Në libër,- thotë ciceroni,- flitet edhe për maskën mortore të faraonit Tutankhamun…
Ky fakt më ?rrëmbeu?. Hapa internetin. Paska maska për argëtim-karnavalet. Maska për maskim- për të bërë krime. Maskat mortore. Nuk janë për njerëz dosido. Janë për personazhë që kanë lënë gjurmë në histori. Ka maska mortore për Napolon Bonopartin, Dante Aligerin, Bethoven etj. Maskat mortore, bëhen me dyllë, me plastikë ose me allçi. Kur gatuhen? Në prag të vdekjes. Por në shumë raste, pas vdekjes…Dhe imazhi jeton për shekuj…
Po në Shqipëri ka maska mortore? Nisa të bëj një lidhje me mend. Piramida ka në Egjyp. Piramidë kemi edhe në mes të Tiranës. Në Egjypt, u ndërtuan në lashtësi për lavdinë e faraonëve. Në Tiranë piramida u ndërtua për lavdinë e Enver Hoxhës…Vrava trutë…Hapa blloqet e vjetra të shënimeve.
…14 tetor 1988. Në atë mot punoja tek gazeta ?Bashkimi?. Ditë e madhe: U inagurua ?Mauzelumi Enver Hoxha?. Mijra vetë vërshuan brenda Piramidës. Shkova edhe unë për vizitë. Relike. Libra. Fletore me shënime. Makina e Enverit. Maskat e Enverit në kohë luftë, për të mos shkuar tek të shumtët. Koburja e Trasit,- pseudonimi ose ?maska? e emrit. Makina e shkrimit…Fytyra e Enverit në maskë mortore. Dora e Enverit në allçi… Zgurdullova sytë. U befasova.
Rastësisht pranë kisha Hekuran Isain. Ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrose Politike. Kisha muhabet, falë miqësisë me të birin. Bile, kur isha shef i sektorit ekonomik në ?Zerin e popullit?, pata bërë një faqe gazete me emrin e Hekuran Isait me titull: ?Vlerat ushqimore të barit të thatë.?…
E pyeta për maskën mortore…?Shët! Sekret. Hajde nesër në zyrë?.
Një ditë më vonë shkova në ministrinë e Brendëshme. Pas disa zig-zakeve në koridorë e shkallë, u futa në zyrën e ministrit. Në fillim bisedë pa bereqet. Pastaj Hekuran Isai më tregoi: ? Ditën e parë që vdiq shoku Enver u tronditëm. Sikur na ra rrufeja. Ditën e dytë u mblodh Byroja Politike, me shokun Ramiz Alia në krye. U morën disa vendime. U vendos që emrin e shokut Enver ta kishte Porti Detar në Durrës, uzina e Traktorëve në Tiranë, Shkolla e Bashkuar e Oficerëve. Në qëndër të Tiranës, në sheshin ?Skënderbe?, do ngrihej një monument: më i madhi në Ballkan. Shoku Ramiz u zotua të bënte librin: ?Enveri ynë?. Në fund, shoku Ramiz na tha:? Do u them një sekret. Duhet të mbetet mes nesh. Do të bëjmë një maskë mortore për fytyrën dhe dorën e shokut Enver…Një imazh i gjallë…Ju e dini: Për shokun tonë Enver ka vetëm vit lindje-1908. Nuk ka vit vdekje…Ai është legjendë për gjithë komunistët e botës?! Ju mund të thoni: Pse të mos e ballsamosim si Lenin në Moskë? E diskutuam. Po ta bëjmë, do na akuzojnë sovjetikët se imituam veprën e tyre. Nga ana tjetër maska mortore është më simbolike. Është më e lashtë. Zanafillën e ka në piramidat e Egjyptit….?
… U krijua nje komision me disa skluptorë: Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Muharrem Turkeshi etj. Udhëheqësi qëndroi një javë pa u varrosur. Ditën e shikonin njerëzit. Natën punohej për maskën. Trupin e hiqnim nga podjumi dhe e vendosnin në dysheme. Muharremi Turkeshi hidhte allçi mbi fytyrë…Tension. Frikë…. Dhe doli maska e fytyrës…Pastaj u bë dora!…
Këto fakte janë pak të njohura për miletin. I dinë me detaje liderët. Po pse? Rama është djali i skluptorit të njohur Kristaq Rama. Berisha ka qënë pjesë e stefit të mjekëve pranë Enver Hoxhës…A mund të ëndërrojnë liderët për maska?… Teorikisht-jo. Gjëra demode. Jetojmë në epokën e internetit dhe informatikës. Imazhet e liderve vinë të gjalla nëpërmjet ?maskave? në facebook, në kinema, në televizorë…
Po në praktikë?…Liderët janë të rrethuar nga militantë. Ka prej tyre që ëndërrojnë të kenë maska mortore për idhujt e tyre. Sepse maskat mortore janë si kurorat e dafinës në Greqinë e Lashtë: Te thjeshta për t?i bërë, por të vështira për t?i merituar?…/CityNews
Mbretëresha Elizabeth ka miratuar sot ligjin që i jep kryemi...
Gjatë mesditës së sotme, të shtëna me armë janë dëgjuar në ...
Kuvendi shkarkoi me 55 vota pro dhe 20 vota kundër drejtores...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një tj...
Koncesionet me partneritet publik-privat janë vënë në themel...
Deputetja Mesila Doda e cila ditë më parë dridhi të gjithë M...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë bombasti...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani mori pjesë so...
Sulmet në Paris nuk kanë fund. Pak minuta më parë, mediat e ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, deklaron se qe...
Policia e Shkodrës ka parandaluar një ditë më parë një ngjar...
Ish- kryeministri Sali Berisha tha nga çadra e protestës se ...
Megjithëse fillimisht u duk si një lëvizje nga halli, megjit...
Deklarata e deputetit Ben Blushi, në seancën e sotme plenare...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ministren e ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur kapjen e shtetasit Laze...
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, ish-kryeministri Beri...
Blutë e Lezhës kanë prangosur një 35 vjeçar, pas kallëzimit ...
Ish-kryeministri Sali Berisha po flet me tone të ashpra nga ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...