Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani mori pjesë sot në hapjen e Forumit të 5-të Global të Bakusë, me temë: ?E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: pushteti dhe interesat?, krahas shumë krerësh të tjerë shtetesh, ish-krerë shtetesh e qeverish, si dhe një numri të madh politikanësh, studiuesish, akademikësh dhe gazetarësh nga vende të ndryshme të botës.
Presidenti Nishani mbajti me këtë rast dhe një fjalë në panelin e parë të këtij Forumi të përbërë nga Presidentë të vendeve të ndryshme. Duke vlerësuar tematikën e përzgjedhur nga organizatorët, Presidenti Nishani e vlerësoi atë si për folësit dhe auditorin, pasi lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me sistemin aktual të marrëdhënieve ndërkombëtare që rregullon marrëdhëniet mes shteteve, rajoneve dhe organizatave të ndryshme.
Kreu i Shtetit theksoi ndër të tjera, se që pas Luftës së Dytë Botërore, ky sistem e ka mbajtur botën në paqe dhe stabilitet, por se gjithashtu, në momentin aktual nuk po arrin do të parandalojë apo t?u japë zgjidhje shumë çështjeve e sfidave të shoqërisë sot. Duke shtruar disa pyetje retorike, Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se: ?prej disa vitesh tashmë, bota dhe shoqëritë tona po përballen me kriza, sfida e zhvillime të jashtëzakonshme e shumë të shpejta, por edhe me pasojat dhe efektet që ato kanë prodhuar?.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani iu referua: zhvillimeve teknologjike, që kanë prekur horizonte të papara; turbulencave të fuqishme ekonomike, në shkallë shumë më të gjerë se krizat e mëparshme; ndryshimeve klimatike; konflikteve dhe luftrave lokale me implikimet e rrezikshme etnike, fetare e rajonale; terrorizmit dhe valëve të refugjatëve nga zonat në konflikt; respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; globalizimin e shoqërisë së sotme; etj. Në këtë apsekt, Presidenti Nishani theksoi se: ?nëse këto sfida e kërcënime do të arrijnë të ndikojnë e orientojnë politikat tona lokale, rajonale apo globale, atëherë zgjidhjet do të jenë shumë më të vështira?.
Presidenti Nishani e njohu auditorin gjithashtu edhe me implikimin dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e këtyre sfidave e kërcënimeve, duke theksuar se Shqipëria, proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet që ka, po jep kontributin e saj si në nivel rajonal ashtu edhe në kuadrin e zhvillimeve të ndryshme ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, Presidenti theksoi se: ?angazhimi i vendit tim në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm ka qenë aktiv dhe domethënës. Brenda vendit janë ndërmarrë veprime të shumta ligjore e sociale, për të ç?kurajuar elementet ekstremiste, si dhe promovuar idetë dhe programet që nxisin respektin dhe bashkëjetesën ndërfetare. Ndërsa në nivel rajonal, është rritur bashkëpunimi me vendet fqinje për shkëmbim informacioni dhe koordinim veprimesh.?
Duke iu refereuar eksperiencës së hidhur të rajonit të Ballkanit, veçanërisht pas konflikteve të dhunshme etnike e fetare pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Presidenti Nishani theksoi se sot të gjitha vendet janë të përfshira në dialog me njëri-tjetrin dhe se agjendat e tyre janë të orientuara drejt pajtimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.
Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu se referencat dhe metaforat, shpesh negative, kanë bërë që edhe sot ky rajon të vijojë të merret si shembull në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe të jetë arenë e interesave të shumta. ?Fatkeqësisht, ka ende fuqi dhe interesa të mëdha që e pengojnë këtë rajon të shkëputet tërësisht nga e kaluara, të cilat shfrytëzojnë marrëdhëniet delikate ndëretnike, nacionalizmin primitiv që shfaqet hera-herës, instalimin e frikës përmes terrorizmit, nivelin ende të ulët të zhvillimit dhe të ndërlidhjes mes vendeve të rajonit dhe qytetarëve të tyre, por edhe rënien e vëmendjes së strukturave të BE-së dhe NATO-s për shkak të sfidave të shumta, për ta kthyer atë në ditët e tij më të errëta.? ? u shpreh Presidenti Nishani.
Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Nishani u shpreh se: ?e ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare do të varet shumë nga mënyra se si shoqëritë dhe vendet tona do të përballojnë dhe adresojnë sfidat dhe kërcënimet aktuale, si në nivel lokal dhe rajonal, ashtu edhe në nivel global?.
Më pas Presidenti Nishani dhe presidentët e tjerë në panel iu përgjigjën interesit të auditorit, duke shprehur disa qëndrime lidhur me nevojën e reformimit të sistemit aktual, apo respektimit të tij pa dy standarde. /CityNews
Sulmet në Paris nuk kanë fund. Pak minuta më parë, mediat e ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, deklaron se qe...
Policia e Shkodrës ka parandaluar një ditë më parë një ngjar...
Ish- kryeministri Sali Berisha tha nga çadra e protestës se ...
Megjithëse fillimisht u duk si një lëvizje nga halli, megjit...
Deklarata e deputetit Ben Blushi, në seancën e sotme plenare...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ministren e ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur kapjen e shtetasit Laze...
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, ish-kryeministri Beri...
Blutë e Lezhës kanë prangosur një 35 vjeçar, pas kallëzimit ...
Ish-kryeministri Sali Berisha po flet me tone të ashpra nga ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, po flet në seancën e sotme plena...
Pas flakëve të zjarrit të rëna gjatë mesditës së djeshme në...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, bëri një deklaratë të fortë në K...
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe stafi i këtij institu...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Eduard Pal...
Ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani, ka publikuar një shkr...
Në Gërdec ndodhi një shpërthim i madh me lëndën plasëse të g...
Policia e Tiranës finalizoi me sukës operacionin e koduar “L...
Në Malësinë e Madhe u finalizua me suksese operacioni i kodu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...