Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në Gërdec ndodhi një shpërthim i madh me lëndën plasëse të grumbulluar qëllimisht në sasi shumë të madhe, nga çmontimi i municioneve. Nuk ka dyshim se atje ishte ngritur një skemë abuzimi dhe korrupsioni qeveritare, ku Kryeministri i kohës Berisha, Ministri i Mbrojtjes i kohës Fatmir Mediu, djali i kryeministrit, Shkëlzeni, llogarisnin të fitonin shumë milionë euro.
Por vetë shpërthimi, për nga mënyra si ndodhi dhe koha kur ndodhi ishte një akt i qartë terrorist, i kamufluar si një incident. Kur hetohen akte terroriste të kamufluara si incidente, kqyren me vëmendje të gjitha aspektet e ngjarjes, duke përfshirë edhe kohën se kur ka ndodhur ngjarja. Kohëndodhja përbën një aspekt të rëndësishëm të një akti terrorist. Atentatet e 11 shtatorit 2001 në SHBA nuk ndodhën rastësisht në përvjetorin e ditës kur Presidenti Bush sr., kishte mbajtur fjalimin e famshëm për Rendin e Ri Botëror. Presidenti Bush sr. e pati mbajtur këtë fjalim në 11 shtator 1990. Dhe pikërisht në vitin e parë në detyrë të djalit të tij, Presidentit Bush junior, ndodhën atentatet e 11 shtatorit 2001. A mund të besohet se kjo është një koincidence?
Shpërthimi i Gërdecit ndodhi në 15 mars, një ditë kjo me një simbolikë të veçantë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Në 15 mars 1991 u nënshkrua në Ëashington marrëveshja ndërshtetërore për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë. Shpërthimi i Gërdecit nuk ndodhi vetëm në një ditë me simbolikë të veçantë, por edhe në një vit me simbolikë të veçantë, çka e bën datën (ditë, muaj vit) e shpërthimit të ketë një simbolikë të veçantë. Shpërthimi i Gërdecit ndodhi në vitin 2008, pra vitin kur Këshilli i NATO-s, forumi më i lartë i aleancës, i përbërë nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive, do të merrte vendimin për pranimin e Shqipërisë si vend anëtar me të drejta të plota i NATO-s. Kjo mbledhje do të mbahej në fillim të prillit, pra pak më tepër se dy javë pas ditës kur ndodhi shpërthimi i Gërdecit.
SHBA donin shumë që kjo mbledhje e Këshillit të Aleancës atlantike të vendoste që bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë të merrte ftesën për t? iu bashkuar NATO-s edhe Gjeorgjia. Por disa nga vendet europiane, anëtare të NATO-s, posaçërisht Franca dhe Gjermania e kundërshtonin kategorikisht anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO, për shkak se kjo gjë ishte papranueshmë për Rusinë, me të cilën këto vende tashmë kishin vendosur një bashkëpunim të ngushtë ekonomik. Në rast përplasjesh të tilla mes fuqive të mëdha, shërbimet e fshehta të këtyre vendeve urdhërohen të bëjnë goditje në vendet e treta për të cilat ndeshen këto fuqi të mëdha. Kështu që është e natyrshme që Rusia t? i kundërpërgjigjej ndërhyrjes amerikane me Gjeorgji, me një goditje në Shqipëri, ndër të tjera edhe për ta bërë SHBA të dukej qesharake para botës me ngulmimin për të futur në NATO një vend si Shqipëria. Dhe SHBA u dukën pikërisht kështu nën dritën që bëri kërpudha e zjarrtë e shpërthimit të Gërdecit. Por tymi që u ngrit prej këtij shpërthimi pas zjarrit nuk mjafton për ta kamufluar si incident atentatin.
Një nga librat më të mirë për konfliktin gjeopolitik mes SHBA dhe Rusisë në vitin 2008 është ai me titull ?A little war that shook the world: Georgia, Russia, and the future of the West?, me autor Ronald D. Asmus, i cili ka qenë Asistent për Çështjet Europiane i Sekretares së Departamentit të Shtetit, Madeleine Albright, në kohën e Presidencës së Clintonit. Në këtë libër tregohet me hollësi gjithë kronologjia e përplasjes gjeopolitike ruso-amerikane në vitin 2008, që para mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s të prillit të atij viti e më tutje. Në kontekstin e fakteve që jepen në këtë libër, është e qartë se shpërthimit i Gërdecit ishte një atentat i sponsorizuar nga shërbimi i fshehtë rus, ndoshta edhe me asistencën e shërbimeve të vendeve të tjera.
Por si e realizuan rusët atentatin? Një nga gjërat që kanë mbetur të pasqaruara nga çështja e Gërdecit, është se ku shkonte baruti i nxjerrë nga procesi i demontimit. Në vitin 2009, në gazetën ?Tema? të Mero Bazes është thënë me tituj të bujshëm se baruti i nxjerrë në Gërdec shitej në Belgjikë dhe transporti bëhej me kamionë në itinerarin Gërdec-Qafë Thanë-Serbi-Slloveni-Austri-Gjermani-Belgjikë.
Kështu, na lejohet që të besojmë se shpërthimi që ndodhi në Gërdec, mund të kishte ndodhur në autostradat e Austrisë, Gjermanisë, apo Belgjikës, nëse ndonjë nga këta kamionë do të kishte shpërthyer gjatë rrugës për transportin e barutit. Por, cilido njeri që ka sadopak mend në kokë e kupton se në këtë itinerar nuk të le kush të çosh kamionë me barut. Cilido që e di sadopak se si funksionon shteti në këto vende, dhe posaçërisht në Austri e Gjermani, nuk do të lejonte kalimin tranzit në territorin e vet të barutit të nxjerrë nga demontimi i predhave. Imagjinoni për një moment sikur një kamion me barut të kishte shpërthyer në autostradë, në Austri, Gjermani, apo edhe Slloveni, duke shkaktuar viktima. Në çdo rast, një shpërthim i tillë do të kishte bërë që në secilin nga këto vende të binte qeveria dhe presidenti bashkë me të, duke marrë me vete edhe shefin e shërbimit sekret dhe të policisë. Sigurisht që askush në këto vende nuk do të toleronte rrezikun e kalimit tranzit të kamionëve me barut të nxjerrë nga demontimi në Shqipëri.
Nga dokumentet që u bënë të njohura pas ngjarjes së Gërdecit, u vu re edhe implikimi i disa kompanive izraelite në këtë aferë. Baruti i nxjerrë nga demontimi në Gërdec, ose së paku një pjesë e tij, transportohej në rrugë detare për llogari të kompanive izraelite, për t? u përdorur në Izrael ose për t? u shitur diku tjetër. Baruti shkonte në itinerarin Gërdec-Durrës-Izrael. Deri në Durrës baruti transportohej me kamionë ndërsa në portin e Durrësit ngarkohej në anije që nisej për në Izrael. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë bërë dokumentacion fiktiv për transportin në rrugë tokësore në Belgjikë, duke iu shitur ndonjë firme fantazmë, por është e sigurt se baruti nuk mund të transportohej në rrugë tokësore për në Belgjikë. Kjo ka qenë pjesë e deception operation dhe nuk ka ndodhur me të vërtetë. Në rast se baruti do të kishte kaluar në itinerarin tokësor, atëherë sot me siguri që do të kishte zyrtarë të arrestuar në Slloveni, Austri, Gjermani dhe Belgjikë, duke filluar që nga policët.
Shpërthimi i 15 marsit 2008 në Gërdec ndodhi se atje u grumbullua një sasi e madhe baruti pasi anija që kishte ardhur për ta ngarkuar atë, kishte probleme me autoritetet shqiptare të portit në Durrës. Drejtuesit e anijes ngulmonin që ngarkimi, dhe me këtë rast dhe grumbullimi i barutit në mol, të bëhej në një vend që për autoritetet portuale shqiptare shihej si shumë i rrezikshëm, prandaj e refuzuan kërkesën. Në rast se autoritetet portuale shqiptare do të kishin vepruar ndryshe, atëherë anija do të kishte shpërthyer në port, duke u përsëritur në përmasa më të mëdha tragjedia që ndodhi në Halifax të Kanadasë gjatë Luftës së Parë Botërore, kur një anije franceze që u ngarkua me municion shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e 2000 banorëve dhe plagosjen e 9000 të tjerëve. ?shtë e tepërt të thuhet se në rastin e Durrësit numri i të vrarëve do të kishte qenë disa herë më i madh.
Me sa më sipër, nuk dua të them se kemi të bëjmë me një skenar atentati të përgatitur nga Izraeli dhe shërbimet e tij të fshehta, por nga shtetas izraelitë që kanë qenë në shërbim të Rusisë. Në Izrael dhe në Perëndim prej kohësh ka pasur shqetësim mbi atë se mos nga miliona hebrej që kanë ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik, janë infiltruar edhe agjentë të shërbimeve të fshehta ruse. Këtu duhet thënë se shumica e personave që përdoren në atentate terroriste të kamufluar si incidente, as që nuk e dinë këtë se si janë duke u përdorur.
Ajo që të bën përshtypje në çështjen e shpërthimit të Gërdecit është se si Prokurorja e Përgjithshme e kohës, Ina Rama, ashtu dhe drejtori i SHISH (shërbimit të fshehtë)i kohës, Bahri Shaqiri, qenë të dy shumë të interesuar që shpërthimi i Gërdecit të konsiderohej thjesht një incident i ardhur nga abuzimet me detyrën të zyrtarëve përgjegjës.
Sot kur në Shqipëri flitet shumë për rrezikun e ndikimit rus, ?Gërdeci? është një nga ato çështje të errëta që përbëjnë provën e së vërtetës për ata që shtiren si antirusë./CityNews
Policia e Tiranës finalizoi me sukës operacionin e koduar “L...
Në Malësinë e Madhe u finalizua me suksese operacioni i kodu...
Është fjala për vajin e peshkut i cili bën mrekulli për shën...
Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka thyer heshtje...
Motorret e fushates po ndizen dhe ku ka me mire se ndezja te...
Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi u vu s...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, u arrest...
Erisoni, një fëmijë vetëm 6 vjeç ishte një prej viktimave të...
Shkrimitari i njohur, Ismail Kadare, është sërish në listën ...
I gjithë vendi do të përshkohet sot nga një mot i kthjellët....
Forcat e policisë së Vlorës arrestuan sot në kushtet e flagr...
Deklarata e deputetes së PDIU, Mesila Doda, se Maqedoninë e ...
Nuk është vetëm portali i gazetarit Blendi Fevziu, ai që për...
Policia e Fierit ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi është kapu...
Sistemi i verifikimit duhet të forcohet.Avokati Tomë Gashi m...
Të dashur lexues, këtu mund të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Kryeministri Edi Rama iu uron të gjithë shqiptarëve një ditë...
Mielli, si produkti më i përdorur në kuzhinën kosovare, impo...
Miresia miresi nuk ka , por lum ai qe e ka ,dhe juve kete e ...
Nëse ndonjëherë keni menduar që jeni “rast” i veçantë, sepse...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...