Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Sistemi i verifikimit duhet të forcohet.
Avokati Tomë Gashi mendon se armiku më i madh, që po kërcënon cilësinë e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve, vazhdon të mbetet politika. Ndërkaq, sipas tij, të paaftët dhe eventualisht të korruptuarit e këtij sistemi fillimisht duhet të identifikohen, por, siç tha, të identifikohen nga organet përgjegjëse, që janë Këshilli Prokurorial për prokurori dhe ai Gjyqësor për gjykatë dhe pastaj, për shkak të paaftësive, ata persona të zëvendësohen me njerëz adekuatë, të cilët kanë njohuri dhe shkathtësi për t’i kryer punët shumë të përgjegjshme të prokurorit dhe të gjyqtarit,raporton Gazeta Kosova Sot
Armiku më i madh që po kërcënon cilësinë e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve vazhdon të mbetet politika, kanë thënë analistët, derisa kanë sugjeruar se duhet që sa më parë të zëvendësohen të korruptuarit dhe të paaftët e këtij sistemi me njerëz me integritet moral dhe nivel të lartë profesional. Ndaj është shtruar edhe çështja se a do duhej që të verifikohej në hollësi figura e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dyshohet se kanë “lidhjet” e tyre me botën e krimit dhe të politikes së inkriminuar. Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në secilin vend demokratik, kërcënuesi i drejtësisë është sistemi politik, por, siç tha, në shumicën e vendeve me demokraci të konsoliduar vetëdija qytetare është e lartë, prandaj ndërhyrjet e mundshme janë të papërfillshme. Ndërkaq, sipas tij, ndërhyrja e politikes në sistemin e drejtësisë kryesisht ka lëshuar rrënjë në vendet e dala nga diktatura komuniste, po ashtu një sistem jashtë kontrollit të drejtësisë e ndeshim siç tha kudo nëpër ato vende, të cilat kanë dalë nga konfliktet dhe luftërat e hapura për pavarësi. Përndryshe, në këtë plan, Dibrani thotë se Kosovën ky ndryshim e gjeti të papërgatitur sidomos në sistemin e drejtësisë, ku klanet oligarkike politike mësynin për ta futur nën kontroll. “Por, nëse sistemi i drejtësisë nuk do të shkarkohet nga prokurorë e gjyqtarë dhe stafin tjetër të korruptuar, Kosova do të shënojë rënie në të gjitha planet, prandaj sa më parë të krijohet një ligj i tipit ‘Vetting’, i cili do t’ua kontrollonte të kaluarën zyrtarëve, që do të punojnë në sistemin e drejtësisë, përndryshe nuk do të kemi drejtësi të pavarur”, theksoi ai.
Nevojitet gjeneratë e re Sipas Dibranit, kalbja në sistemin e drejtë- sisë është bartur kudo në sistemin qeverisës të vendit, madje e deri në nivelin më të ulët, nëpër zonat rurale, prandaj gjendja kaq e mjeruar në sistemin e drejtësisë vjen pikërisht për arsye se në sistemin politik gjendjen e kemi edhe më të rëndë. Ndërsa sa i përket asaj se a do duhej që të verifikohej në hollësi figura e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dyshohet se kanë “lidhjet” e tyre me botën e krimit dhe të politikes së inkriminuar, Dibrani në këtë drejtim thotë se nëse nuk arrihet për t’u verifikuar figura e gjyqtarit dhe prokurorit, nuk do të ketë kurrë drejtësi të pavarur, prandaj, sipas tij, sistemi i verifikimit duhet të jetë hapi i parë dhe më pastaj ky verifikim duhet të shtrihet në të gjitha nivelet e udhëheqjes së vendit. “Megjithatë konsideroj se vetëm bartja e funksioneve udhëheqëse në sistemin e drejtësisë tek një brez tjetër është nevojë e kohës, të cilët do ta shpë- tonin vendin nga kjo e keqe që na ka përfshirë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani./Kosova Sot
Të dashur lexues, këtu mund të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Kryeministri Edi Rama iu uron të gjithë shqiptarëve një ditë...
Mielli, si produkti më i përdorur në kuzhinën kosovare, impo...
Miresia miresi nuk ka , por lum ai qe e ka ,dhe juve kete e ...
Nëse ndonjëherë keni menduar që jeni “rast” i veçantë, sepse...
Shkencëtarët danezë kanë konfirmuar dicka që tashmë është dë...
Kështjella e Edinburgut thuhet të jetë njëri ndër vendet më ...
Kompania Google është duke zhvilluar sistemin e ri të verifi...
Një mashkull duhet përkëdhelur dhe prekur para se ta çosh në...
Holandezët refuzuan t’ia jepnin votën populistit të djathtë ...
Çfarë kaosi! Pikërisht ai bashkim, që është më i rëndësishmi...
Derisa çdo lule ka tregim tepër të bukur për t’u treguar, tr...
Politikanët unionistë duan të heqin të drejtën që në Gjerman...
Kryeministri Rama, sapo erdhi në pushtet abrogoi një ligj pë...
Ministri i ri i për Pushtetin Vendor, Eduart Shalsi i fituar...
Partia liberale e kryeministrit holandez, Mark Rutte u rendi...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka rikujtuar sot tragjedi...
Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi do të mund të aplik...
Edlira Ismaili ankohet në emisionin “STOP”, se ishte viti 20...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...