web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plehrat/ Veliaj i Tiranës, Tosi i Veronës dhe terrorizmi

15 Mars 2017, 21:21, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama, sapo erdhi në pushtet abrogoi një ligj për importimin e mbetjeve të ashtuquajtura të gjelbra në Shqipëri të kaluar në parlament nga Qeveria Berisha. Rama u betua solemnisht në parlament: Plehra në Shqipëri: Never more!

Cuditërisht pas ardhjes së Erion Velisë në krye të bashkisë së Tiranës Kryeminstri Rama ndërmorri një serial hapash ligjorë për të lejuar importin e plehrave (mbetje urbane, mbeturina-lëndë e parë për përpunim në Shqipëri). Këto hapa ligjorë shkojnë nga ligji i kaluar në parlament dhe i ?mbetur në klasë? në Presidencën Nishani për importin e plehrave e deri te VKM-ja e llahtarshme Nr. 638 dt. 7/9/2016 për trajtimin e mbetjeve radioaktive në Shqipëri.

Krahas këtyre hapave ligjorë pati një veprimtari të ethshme për lincensim e ndërtim land-fillesh e inceneratorësh (pajisje për djegie) të plehërave në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës. Në Tiranë, Elbasan e Fier puna është vënë në vijë, ndërsa në Durrës kryebashkiaku Dako ende rreziston, sepse ai familajrisht banon në Durrës dhe i ndruhet problemeve për shëndetin e familajrëve të vet, që mund të shkaktojë impianti i plehërave i parashikuar për tu ndërtuar në Manzë, në territorin e Bashkisë së madhe të Durrësit. Këto landfille e inceneratorë përvec dyshimeve për akte korruptive dhe hajdutëri në Elbasan e Fier, në Trianën e Veliajt shkaktuan edhe vrasjen e Arditit të shkretë, një adoleshent 17 vjecar, që donte t?i fitonte paratë për shkollën e lartë me djersën e ballit!

Trinomi: Veliaj-Plehëra-Tosi

Na kanë tërhequr vemëndjen një sërë koincidencash, që vetëm koicidenca nuk mund të jenë në këtë histori plehërash. Këto koincidenca në fund të mandatit Rama të kujtojnë përpjekjet e diktatorit Aliaj, që në vitet e fundit të komunizmit, u përpoq të bënte lekë duke e mbushur Shqipërinë me plehra nga duhanet e qelbura të Kamorrës te pesticidet e skaduara gjermano-lindore të kompanisë ?Scmidt Cretan? e deri te mbetjet radioaktive, që mbetën në tentativë për tu varrosur në Shqipëri.veliaj 6

Me bujë e zulmë kryebashkiaku Veliaj reklamoi pa fund një marrëveshje për krijimin e një kompanie tip ?joint venture? me Bashkinë e Veronës për të menaxhuar pastrimin e Tiranës dhe sidomos trajtimin e plehrave në  Sharrë.  Nën parrullën demagogjike: Ta bëjmë Tiranën qytetin më të pastër në Ballkan, në dhjetor 2015 Kryebashkiaku Veliaj nënshkroi me kryebashkiakun e Veronës Flavio Tosi një memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e plehrave të Tiranës. Ky ?menaxhim? plehrash do të realizohej nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët italo-shqiptare. Fatmirësisht ministri i financave prof. Cani për shkak të përvojës personale me kompaninë mashtruese?Levante & Co? si zëvëndës i kryeministrit Nano në vitin 1991 rezistoi fuqimisht dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e legalizimit të këtij ?joint Venture? midis Veronës dhe Tiranës.  Prof. Cani kishte që në vitin 2014, që i rezistonte ofertave të një ?kollovari? italian të një ?dhie mallteze? shqiptare për krijim kompanish tip ?joint venture? për menaxhimin e plehrave shqiptare. Ministri Cani i ruhej jo vetëm pasojave financiare (ndonjë ndjekje të mundshme penale për vjedhje parash publike), por edhe përfshirjes në ndonjë skandal me ndotje mjedisi. Në mes shkurtin e vitit 2016 kryeministri Rama e shkarkoi ministrin Cani dhe i hapi rrugë Veliajt & Co, që në Sallën e madhe të ?Palazzo Barbieri? në Verona të prezantonin në fillim të gushtit 2016 krijimin e dy kompanive të reja, që do pastronin Tiranën dhe do menaxhonin plehrat shqiptatre. (Për më shumë mund të konsultohet linku: http://www.veronasera.it/cronaca/presentazione-societa-gestione-frifiuti-amia-albania-tirana-sindaco-tosi-incontro-8-luglio-2016-.html)

Konkretisht Kompania ?Ecco Tirana? zyrtarisht u themeluan në 22 qershor 2016. Në këtë kompani publike Bashkia e Tiranës zotëron 51% të aksioneve, ndërsa kompania publike italiane ?Holding AGSM Albania? zotëron 49% të aksioneve.  Ndër anëtarët e bordit administrativ të kësaj kompanie si edhe njëkohësisht president i kompanisë ?AMIA? është edhe ish burgaxhiu, Andrea Miglioranzi, person ky me një dëshmi penaliteti (schedina penale) plot me padi gjyqësore me dënime me burg e me gjobë. Miglioranzi është një nga eksponentët më të shquar për të keq të të djathtës ekstreme post fashiste italiane.  Ai ka qenë një nga anëtarët më të famshëm të shoqatës ekstremiste ? Veneto Fronte Skinheads? me pseudonimin ?Andron?. Imagjinoni sesi kryebashkiaku i majtë Veliaj, që cdo 17 nëntor e 29 nëntor na përgjëerohet për antifashizëm e për partizanët tanë trima, bashkëpunon rehat rehat me të tillë ekstremistë të djathtë italianë! Paraja e hedh ujin përpjetë thonë shqiptarët!

Odisea e plehrave Marok-Shqipëri-Libi dhe kryebashkiaku veronez Tosi

MAROKU

Kryebashkiaku Tosi, i qëndrës së djathtë, në vitin 2012 u rizgjodh me përkrahjen e Partisë Lega Nord, parti e shquar për qëndrimet e saja kundra të huajve dhe antislamike, cuditërisht kishte marëdhënie të shkëlqyera pune në vitin 2014 me konsullin e Marokut në Verona Sh.T. Ahmed El Khadar. Cfarë coincidence! Kryebashkiaku i majtë Veliaj ka marëdhënie pune për menaxhim plehërash me burgaxhiun post fashist ekstremist të djathtë italian Miglioranzi!!! Pësëri për koinicencë në vitin 2014, kur kryebashkiakut të Tiranës Basha dhe ministrit socialist Cani i bëheshin oferta italiane për menaxhim plehërash, kryebashkiaku i Veronës Tosi i bënte oferta kryebashkiakut Bitonci (i Partisë Lega Nord)të Padova-s për ndërtim xhamish me fonde marokene. Kryebashkiaku Bitonci e refuzoi me përbuzje një ofertë të tillë. (Për më shumë mund të konsultohet linku: http://corrieredelveneto.corriere.it/veneto/notizie/cronaca/2014/10-novembre-2014/sindaco-bitonci-rifiuta-incontrare-console-marocco-basta-centri-islamici-230507493652.shtml). Po ashtu për më shumë informacion mund të konsultohet edhe linku: http://corrieredelveneto.corriere.it/veneto/notizie/cronaca/2014/22-novembre-2014/due-leghe-bitonci-caccio-console-zaia-finanzia-festival-marocchino-230588679517.shtml)

Për koincidencë në vitin 2014 pati oferta nga biznesmenë nga veriu i Italisë për të menaxhuar plehrat në qytete të ndryshme të Marokut. Për koincidencë në vitin 2014 Sh.T. konsulli maroken Ahmed El Khadar në Verona organizoi takime pune me kompaninë ?AGSM Energia?, e cila për koincidencë është prezente në menaxhmin e plehërave të Tiranës sipas marrëveshjes Veliaj-Tosi për krijimin e kompanive të përtbashkta italo-shqiptare ?Eco Albania? dhe ?AGSM Holding Albania? . Për më shumë për këto takime mund të konsultohet linku: http://www.agsm.it/?p=4866

Sqarojmëe lexuesin, që Maroku ka një sipërfaqe prej mbi 710 000 km dhe një popullsi prej 34 milion banorësh d.m.th. një sipërfaqe prej mbi 25 herë më të madhe se Shqipëria dhe një popullsi rreth 10 herë më të madhe se Shqipëria. Maroku është i populluar më rrallë dhe ka sipërfaqe të mëdha shkretëtirore pjesë e Shkretëtirës së Saharasë si edhe mjaft zona të shkreta malore thuajse të pabanuara si në viset e Maleve Atlas. Në këtë kontkest varrosja apo djegia e plehrërave në Marok do t?ë dëmtonte shëndetin e marokenëve shumë më pak, sesa do dëmtohej shëndeti i shqiptarëve nga një veprimtari e tillë.

Mbreti i Marokut, Madhëria e Tij Mohamedi VI, ndonëse kishte leverdi politike për të pacifikuar (appeasement) fondamentalistët islamikë në Marok duke ndërtuar xhami në Itali me fondet mbretërore marokene, nuk pranoi, që të nënshkruante marrëveshje me biznesmenë italianë për menaxhim plehrash në territorin maroken.

Pa i bitisur ende mirë punët e plehrave me kryebashkiakun e majtë Velia të Tiranës kompania ?AMIA? e të djathtit Miglioranzi ia vuri synë nënshkrimit të një marrëveshje të ngjashme plehrash me kryebashkiakun e qytetit të Zintan-it në Libi. Me siguri për derisa Tirana sipas Veliajt do bëhej qyteti më i pastër në Ballkan, Zintani me siguri do bëhej qyteti më i pastër në Afrikën e Veriut (Sic!). Në fund të qershorit 2016 në Hotelin ?Leone d?Oro? në Tunisi me ndërmjetësinë e biznesmenit italian me kontakte të shumta në Afrikën e Veriut (Tunizi, Libi etj.) Bruno de Angelis (shiko linkun për më shumë info: https://www.africaintelligence.com/MCE/business-circles/2016/07/07/de-angelis-italy-s-business-godfather-in-zintan,108173703-ART) u kryen kontakte të dobishme ndërmjet biznesmenëve veronezë dhe përfaqësuesve të Bashkisë së Zintan-it.

Bashkia e Zintan-it në Libi sipas biznesmenti Renzo Mognato mund të bënte biznes të mirë edhe për shkak të të ardhurave nga puset e naftës në zonën e Zintan-it me kompani Veronese si psh. AMIA apo dhe AGSM. Për koincidencë të dy këto kompani, që do pastrojnë plehrat e qytetit libian të Zintan-it do pastrojnë edhe plehrat e Tiranës së kryebashkiakut Veliaj! Për më shumë mund të lexoni në linkun: http://m.larena.it/home/economia/amia-sbarca-in-albaniae-guarda-anche-alla-libia-1.4949911

Pa u tharë mirë boja në marrëveshjet e firmosura me Velinë e Tiranës kryebashkiaku veronez Tosi në 6 tetor 2016 firmos marrëveshje me Bashkinë e Zintan-it në Libi. Marrëveshja njëlloj si: Tirana më e pastra në Ballkan ka një emër të madh: Pakti i miqësisë Verona (Itali) dhe Zintan (libi). Marrëveshja është firmosur nga kryebashkiaku Tosi dhe nga homologu libian i Veliajt tonë, Mohamed Moustapha Barouni, Kryebashkiak i Zintan-it. Në këtë link ka informacione dhe hollësi për marrëveshjen e nënshkruar përfshirë edhe aplikimin në Zintan të teknologjive të përparuara për pastrimin e këtij qyteti libian si psh. mbledhja e diferencuar e plehërave: http://www.confserviziveneto.net/tosi-firma-patto-di-amicizia-con-sindaco-libico/.

Për koincidencë të tilla teknologji do zbatojnë të njejtat kompani, të njejtët njerëz pranë kryebashkiakut Tosi edhe në Tiranë! Madje administrator i kompanisë italiane ?italy2Lybia? z. Giuseppe Cirina, që në 7 shtator 2016 kryente bisedime me nën/kryetarin e Bashkisë së Tarabullusit z. Ibrahim Alebi dhe anëtarin e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tarabullusit z. Ibrahim Shybli, me qëllim që edhe në Tarabullus të zbatohej mbledhja e diferencuar e plehrave nga të njejtat kompani veroneze, sic po bëhet në Tiranën e z. Veliaj. (linku: http://www.larena.it/home/economia/la-libia-a-caccia-di-tecnologie-per-l-ambiente-1.5116372?refresh_ce#scroll=10260 apo edhe linku: http://ëëë.veronaperme.com/il-modello-verona-sbarca-in-libia/

Në pamje të parë nuk ka asnjë të keqe, që të tilla kompani nga Verona të përfitojnë nga petrodollarët e Libisë për të pastruar qytetet libiane. Faktikisht nënshkrimi i të tilla marrëveshjesh për pastrim plehrash në një Libi copë-copë e të përfshirë nga një luftë civile me shpërbërje totale të rendit publik është një bufonadë, që shërben për të maskuar qëllime të mbrapshta. Për ta pasur më të qartë lexuesi shqiptar spiegojmë që sot Libia ka 3 qeveri gjysëm legjitime, të njohura nga grupacione shtetesh të ndryshme. Përkatësisht është qeveria e vendosur në qytetin e Tobrukut, që përkarahet nga zoti i luftës gjenerali Khalifa Haftar e mbështetur haptazi nga Egjypti, UAE, Rusia dhe fshehurazi nga Franca. Kemi qeverinë e Këshillit Presidencial të kryesuar nga z. Fayez al Serraj të vendosur në Kryeqytetin libian Tripoli, që përkrahet ngas OKB-ja, nga disa vende të NATO-së përfshirë Italinë. Kemi edhe një qeveri të tretë të kryesuar nga Khalifa Gwell, e cila teorikisht ka dhënë dorheqjen, por praktikisht me mbështetjen e milicisë së fuqishme të qytetit të Misuratës e kontrollon kryeqytetin libian më shumë sesa qeveria Sarraj, e cila është po aq pak e fuqishme sa Qeveria Fino në prill 1997. Përvec këtyre qeverive në Libi ekzistojnë edhe mbi 300 milici e banda kriminale të armatosura e të mirë strukturuara. Për krahasim në vitin prill 1997 në Shqipëri ekzistonte vetëm një Qeveri Fino, një President Berishë dhe jo më shumë se 40-45 banda të armatosura përfshirë në këtë numër edhe të ashtuquajturat komitetet e shpëtimi. Libia me më pak se 6 milion banorë (rreth 2 fishi i Shqipërisë) sot ka mbi 6 herë më shumë banda kriminale dhe milici të armatosura sesa kishte Shqipëria e vitit 1997.

Imagjinoni për një moment, që në vitin 1997 në një Shqipëri shumë më stabël se Libia sot një kryebashkiak italian të nënshkruante një marrëveshje për pastrimin e plehërave të Gjirokastrës me gjen. Gozhitën dhe komitetin e shpëtimit të Gjirokastrës apo edhe një marrëveshje analoge me bandën e Zani Caushit për të pastruar plehrat e Vlorës!

Për të kuptuar më mirë situatën në Libi, ku kompanitë veroneze do kryejnë mbledhjen e diferencuar të plehërave, kujtojmë që vetëm 5 ditë, pasi Italia i vetmi vend anëtar i NATO-s rihapi ambasadën në Tripoli, milicët e Mizuratës të urdhëruar nga Khalifa Gwell, njëri prej tre kryeministrave thuajse legjitimë të Libisë, pushtuan ndërtesat e tre ministrive në Tripoli. Për koincidencë imagjinoni kryebashkiakun Brojkaj duke nënshkruar me veronezët marrëveshje për pastrimin e plehrave të Tiranës në 20 shtator 1998!

Plehra mbeturina kimike por edhe radioaktivitet

Për koincidencë më shumë se një cerek shekulli më parë, ndërsa ushtarakët italianë plagoseshin, gjymtoheshin dhe vriteshin në ?Check Point Pasta? në Mogadishon e veliaj 6përfshirë nga anarkia totale, politikanët italianëe si Kraksi e Xhani de Mikelisi bënin pazare me zotërit e luftës somalezë për të varrosur  në tokën apo bregdetin somalez mijëra ton plehra, mbeturina industriale e mbeturina kimike (rifiuti chimici).

Fatkeqësisht të tilla kategori plehrash sjellin fitime goxha të mëdha, por tahmaja njerëzore për para nuk para ka kufi. Mbetjet radioaktive, skorje, burime të fikura radiacioni (spent radiation sources), pajisje industriale e mjekësore, që janë të ndotura me radiacion, apo që kanë qenë burime radiacioni sigurojnë realisht fitime marramendëse, nëse ?hiqen qafe? sipas metodës italiane ?uma-uma?.Kamorra napoletane, por sidomos Ndrangheta ka pasur përvojë të pasur në këtë drejtim vite më parë. Fatkeqësisht Zintan-i në Libi nuk është i përshtatshëm për të qenë kosh plehrash për të tilla ?mallra? radioaktive. Amerkaknët nga frika e terrorizmit po harxhojnë qimet e kokës dhe po vazhdojnë të rrezoikojnë njerëz në terrenin libian edhe pas vrasjes së ambasadorit Stivens në Bengazi vetëm e vetëm, që t?i largojnë nga Libia të tilla ?materiale?. Frika e një bombe radiologjike (Dirty bomb), ua bën nervat kacurrel amerikanëve, prandaj edhe nuk mund të lejojnë ca politikanë italianë dhe ca banditë e politiqenër libianë të varrosin në Libi skorje radioaktive e materiale të ngjashme me to nga frika se mos bien në duart e terroristëve. Normal, që nuk mund të depozitohen të tilla plehra radioaktive në Libi, kur edhe hekurishtet e marra nga Kompleksi këkrkimor shkencor Tajura afër Tarabullusit, po transferohen në Shqipëri si në rastin e anijes ?Laohar Rima? me flamur të Sierra Leones, që u nis nga Porti i Mizuratës për në Durrës më 28 shkurt 2017.

Shqipëria është vend ideal për të tilla material radioaktiver. Vendi nuk është në anarki totale sin ë libi dhe njëkohësisht nuk është anëtar i BE-së, pra nuk ka kontrolle as sa ka Rumania e famshme për vend-depozitimin e plehrave në Kontenë Arad. Për koincidencë Qeveria Rama miraton VKM-në Nr. 238, ku ndër të tjera përcaktohen rregullat se si do të lincensohen operatorët privatë për të kryer veprimtarinë e depozitimit të sigurtë të mbetjeve radioaktive. Amerikanëve u është plasur buza derisa e kanë bërë relativisht të sigurtë vend-depozitmin aktual të mbetjeve radioaktive në Qendrën e Fizikës Bërthamore të drejtuar nga prof. Klosi. Siguri kjo, që gjithsesi lë ende shumë për të dëshiruar. Për të pasur idenë sesa problematike është kjo siguri në këtë vend-depoztim të mbetjeve radioaktive mund të shikohet një video në linkun: http://www.panorama.com.al/video-dy-police-filmohen-duke-vjele-kumbulla-te-instituti-i-fizikes-berthamore/.Në këto kushte për koincidencë Qeveria Rama do lincensojë subjekte private për të magazinuar mbetjet radioaktive në Shqipëri!

Përsëri për koincidencë detektorët e radioaktivitetit në hyrje të Portit të Durrësit funksionojnë vetëm, kur vjen për inspektim Ndihmës zëvenddës sekretari për Cështjet Ndërkombëtare të SHBA-së z. Alan Bers, apo kur vjen për bisedime ndonjë delegacion i Rojes Bregdetare Amerikane si në 8 shkurt 2017 ose edhe  ndonjë grup kolonelësh e nënkolonelësh të NATO-s si në 18 janar 2017.

Unë besoj fuqimisht se Kryeminstri im, Edvini i biri i Kristaqit dhe stërnip i Rilindasit Epaminonda Koleka, që me pushkë, pare e penë hapi shkollën shqipe në Vuno në kohë të Turqisë, do ta dojë Shqipërinë të paktën po aq sa c?e do Marokun Madhëria e tij Mohamedi VI i biri i Hasanit II, që nuk lejoji shndërrimin e Atdheut të vet në kosh plehrash italiane e jo vetëm!

GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga