Ballkani Perëndimor dhe rruga e integrimeve evropiane
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn,...
Fiksi Fare denoncoi edhe mbrëmjen e sotme disa kompani fasone të cilat janë shtrirë në të gjithë vendin. Pas një fabrike këpucësh në qytetin e Lezhës , Fiksi ishte edhe në qytetet si Shkodër, Berat, Fier, Durrës në të cilat shfrytëzohet krahu i punës dhe punësohen minorenë
Investigimi 2 vjeçar i Fiksit tregoi se nga viti në vit gjendja nuk ndryshon, krahu i punës shfrytëzohet , punësohen minorenë dhe pagesa e këtyre punëtoreve shumë herë më të vogla se sa paga minimale e vendosur nga ligji. Punëtorë, roje dhe përgjegjës tregojnë për oraret , pagat dhe siguracionet në punë, të treja këto pika të Kodit të Punës që shkelen nga kompanitë që operojnë në këtë fushë. Në të gjitha këto kompani kohëzgjatja ditore në punë është nga 9-10 orë , ndërkohë në bazë të Kodit të Punës një punëtorë duhet të punojë 8 orë në ditë. “Për orët ekstra duhet të ketë pagesë ekstra” thotë për Fiksin Përgjegjësja e Punësimit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës. Por në realitet nuk ndodh kështu, Fiksi trasmetoi rrëfime të punëtoreve që pohojnë se punojnë edhe të dielave. Nuk mungojnë edhe ekstremet ku ka punëtore që paga e tyre mujore është 10 000 lekë. Një pikë tjetër e shkelur në kodin e punës i cili parashikon pagën minimale 22000 lekë në muaj, pa përfshirë orët plus.
Në një fasoneri në Shkodër gazetarja e Fiksit gjen punëtore të moshës 15 dhe 16 vjeçare, të cilat tregojnë se aty punojnë edhe më të vogla se ato. ” Ne punojmë 8 orë në ditë edhe të shtunat. Këtu ka edhe 14 vjeçare që punojnë sa ne” shprehen vajzat e mitura. Ndërkohë përgjegjësit dinë si të jenë në rregull me shtetin. Në një tjetër kompani po në Shkodër, përgjegjësja pohon se punësohen minorene 16 vjeçare, por i deklarojnë sikur punojnë me orarë të reduktuar. “E mësojmë ne sesi të thotë nëse vjen shteti, duhet të thotë punoj pak, ndërkohë ajo t?i bëjë të gjitha orët” thotë përgjegjësja.
E njëjta panoramë paraqitet edhe në Fieri, Durrës dhe Berat. Madje në Berat sipas rojes së një kompanie fason mund të merrje edhe 200 lekë në ditë. ” Sa punon merr, mund të marrësh edhe 2 mijë lekë të vjetra në ditë pasi nuk e arrin normën edhe pse punon 8 orë, ndërsa kur marin këto vërtetimet e punës ua shkruajnë sikur e kanë rrogën 220 mijë lëkë të vjetra” thotë roja. Në një tjetër kompani simotër po në Berat gazetarët mësojnë se punohet mesatarisht 9 orë në ditë.
Një përgjegjës kompanie në Durrës është i ndërgjegjshëm se shkel Kodin e Punës për punësimin e minoreneve duke pohur se kishte marr në punë shpeh herë 16 vjeçare me kohë të plotë. “E di që e ka Kodi i Punës të mos punojnë 8 orë, por unë nuk do i paguaj nga xhepi nëse ato punojnë 6 orë” thotë përgjegjësi. Ndërsa në Fier haset një tjetër problem. Duhet ta bësh mend mirë që të sjellësh në jetë një fëmijë pasi e ke të sigurtë largimin nga puna. Punëtoreve që marrin lejen e lindjes iu zihem menjeherë vendi i punës. “Ka marrë leje një punonjëse se ishte shtatëzënë, kur u kthye ja kishin zënë vendin dhe tani është pa punë” tregon roja objektit të kompanisë.
Inspektoriati Shtetëror i Punës, grup inspektimi në fasonerinë e Lezhës
Menjëherë pas transmetimit të djeshëm të kronikës në Fiks fare lidhur me kompaninë fasone ?Mali sh.p.k? në qytetin e Lezhës, Inspektoriati i Punës ka ngritur një grup inspektimi mbi problemet që u ngritën në emision.
Kurse në lidhje me problemet që ka në pjesën më të madhe të fasonerisë Përgjegjësja e Punësimit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, znj Elida Qosja u shpreh: Kemi gjetur edhe ne probleme të tilla, madje kemi gjetur për vitin 2016 rreth 40 persona të punësuar, por që janë nën moshën 16 vjeç, për këtë është pezulluar aktiviteti i bizneseve që kanë patur këtë shkelje”. Edhe në kompanitë e tjera që janë gjetur shkelje janë ndëshkuar sipas ligjit duke marrë gjoba deri edhe pezullim të punës shprehet znj. Qosja. Gjithashtu ajo shpjegon se në bazë të Kodit të Punës punëtoret duhet të punojnë 40 orë në javë. Orët shtesë si dhe ditët e shtunë e dielë duhet të paguhen plus. Kodi i Punës i është i qartë për marrëdhënien punëdhënës- punëmarrës ndaj në momentin e konstatimit të shkeljes së ligjit Inspektoriati i Punës merr masa, përfundon znj.Qosja.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn,...
Pas shkarkimit nga posti i Ministrit të Brendshëm, kryetari ...
Departameti Amerikan i Shtetit: Shqipëria prodhon dhe ekspor...
Analisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, pasditen e sotme iu...
Fjala e ministrit Ahmetaj në KuvendDua të theksoj të vërtetë...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kryetarja...
Ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur optimist se ky ...
Arta Dade, një nga figurat më të rëndësishme në Partinë Soc...
Analisti Shpëtim Nazarko i ka cilësuar deklaratat e deputeti...
Ka ngjallur interes fotoja e shumëpërfolur e ditëve të fundi...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përmes një statusi dekl...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëma...
Në datën 2 maj, kancelarja Merkel do të mbajë një takim me p...
Palët duhet të kthehen tek dialogu dhe Kosova nuk mund të bë...
Pas sulmit të ndodhur paraditen e sotme në Francë, mësohet s...
Protesta e opozitës sërish është kthyer në kryefjalë të ditë...
Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila vin...
Një 43 vjeçar i cili u akuzua se kishte abuzuar me dy mbesat...
Ndërsa punimet në sheshin “Veliera” janë duke vijuar me ritm...
Kamerat e sigurisë së banesës së Admir Murataj në Pezë dhe t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...