web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot homazhet në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

12 Mars 2017, 08:01, Aktualitet CNA

Në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Sokol Baraj, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme një ditë më parë, sot do të mbahen homazhet.

Homazhet do të kryhen duke nisur nga ora 09:00, deri në 10:30 minuta, në hollin e Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Sokol Baraj u nda nga jeta për shkak të një ataku në zemër, në moshën 53 vjeçare. /CityNews 

 





Lajmet e fundit nga