Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron?
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
I
Ekziston një bestytni në popull, mjaft e përhapur të paktën në Mirditë se kur të mund’ qyqja, të ndjekin të këqija, (në turqisht “tersllëk”); të zë amnezia, jo vetëm harron e harrohesh, po dhe të humbin plaçkat.
Qyqja është një zog, një shpend (cuculus canorus) që dhe emrin në latinisht e ka onomatopeik.
Në pergjithësi këtij zogu, ndonëse njofton pranverë që nënkupton rilindje (jo arabe…as socialiste…) si gjithë zogjt e tjerë, i janë veshur një sërë cilësishë me prejardhje nga bestytnia që thamë më sipër, këtë e ilustrojnë edhe kuptimet rrjedhëse të fjalëve a shprehjeve me burim nga shenjimi i parë, pak a shumë sinonimike; qyq’/e, qyqar/e,> vetanak>mjeran. “Ku-ku, për ty, ku-ku, per mu, ku-ku për ne,> mjerë ne…etj.
Ma ha mendja se siç nuk është rasti i parë, intuita popullore, duhet të ketë mbërritur shumë më perpara shkencës tek një veçori komportamentale të këtij zogu;
Sipas Etologëve dhe ornotologëve, qyqja konsiderohet zog parazitar dhe uzurpator;
Uzurpator vjen nganjë fjalë e burimit latin; uzurpare, fjalë e përbërë nga dy fjalë-rrënjë; “usus” -përdorues dhe “rapire”- grabitje.
Në shqip e njëfjalësuar siç është, shenon një person a grup që mbasi ka grabitur diçka a gjithëçka (pavarësisht në ç’formë) e bën të vetën diçka-në, sikur t’ja kishte lënë tata i vet.
Kështu, qyqja është uzurpatori më klasik. Sepse shfrytëzon çerdhen që se ka bëre vetë po një shpend tjetër.
Hedh aty vezën e vet midis vezëve të zogut-zot shpie dhe këlyshin e rrit me mundin e shpatullat e të tjerëve.
Gjithnjë sipas botanistëve zogu qyqe lind i pari dhe menjëherë pastron çerdhen nga të gjithë gjojavëllezërit duke i hedhur ata përdhe që përfundojnë ushqim për faunën tjetër të pyllit.
Me këtë truk qyqja s’ka nevojë të bejë as çerdhe, as të ngrohë vezët, as të ushqejë zogjt, sepse derisa zogjt të rriten e tu dalë duku, (look-u, -thonë rilindasit) zogu mëmë nuk e di nëse po rrit bastardin, (kopilin,-thotë populli), apo birin e vet të mbetur.
…ç’shaka bën natyra. Dhe me këtë shaka, similitudinat janë të panumërta.
II
Në fillimvitet 90 u zgjua nga letargjia populli em’ dhe unë me të. Dimër i gjatë vetmie e sfilitjeje 50 vjetëshe
U zgjua dhe popullata e krejt’ shpendëve, ndër ta edhe zogu bestyt, uzurpator.
A nga instikti i species, a nga bestynia, po qysh në fillim u pa të sillej e përsillej për të uzurpuar ndonjë çerdhe të gatshme.
Tentativa për te marrë nën kontroll PD, opozitën e sapoformuar mbas shpalljes së pluralizmit politik, e shpendit uzurpator, dështoi.
“Ik zog i keq, zog dreq, zog lanet”, i thanë.
Për ca kohë u pa të vërtitej këtej-andej me ndonjë shkop në sqep, sikur gjoja po bënte çerdhen e vet, po ku del ky shpend nga impulset uzurpuesit.
Pastaj se s’u duk më.
“Fara i humbtë,” -thanë disa…nder ta edhe tata i vet.
Po si përderq, nuk vonoi të mbërrinin ku-ku-të e para.
Ku-ku të paketuara në zarfa. Mbi zarfa ishte shënuar”letra nga ferri”. Kaq u desh që njerëzimi të qetësohej disi. Adresa vetë tregonte se ku kishte marrë “çerdhe”.
“Ik prij thonjt dhe hajde nesër të t’bëj ministër.” Kaq tha Nano më 1998.
Natyrisht e folmja ezopike e Nanos, nënkuptonte: shko lëpij shpejt e shpejt gjithë ç’ke pështyrë, pastaj hajde ketu…të të bëj Ministër të Kulturës socialiste në Republikën e Shqipërisë.
Po çfarë duhet të lëpinte Ministri i ardhshëm i kulturës? Edhe kete besoj të gjithë të alfabetizuarit e viteve 90 dinë ta thonë:
-Partia Socialiste e Shqipërisë duhet të nxirret jashtë ligjit, 1-lëpirje
-partia socialiste e Shqipërisë duke qënë njëkohësisht PKSh-PPSH-PS, ishte themeluar si organizatë-parti terroriste dhe organizuar deri në grabitjen e pushtetit, nga Popoviçi, Mugosha, Stoiniqi dhe bashkëpunëtori i tyre tradhtar Enver Hoxha. Pra PSSH sipas “refleksioneve” të lëpirësit kandidat për ministër, ishte veza e dalë prej “prapanicës” së serbëve…kurse bashkëpunëtori i tyre ishte “bastardi” uzurpator.( Tuk Jakova, perpara se ta vdisnin e kishte thënë më butë këtë; se Partia Komuniste shqiptare nuk ishte vezë vendi…). -2 lëpirje.
-komunistët ishin tradhëtarë të kombit, ndaj duheshin ekzekutuar duke filluar nga i ati biologjik, e deri tek etërit shpirtëror. -3-lëpirje
-në fillimet e pluralizmit, kishte përbuzur partinë e familjes dhe kishte preferuar çerdhen e kundërshtarit.-4-lëpirje.
A “lëpiu” gjë?
Këtë e shpjegon vetë lëpirësi në intervistën për “Hans Ulrich Obrist”
“E pranova pa u menduar,-pastaj sqaron se i kishte thënë Nanos se “…po të mendohesha, nuk do të qëndroja…,”
Me fjalë të tjera asgjë nuk do lëpija, për një copë Ministër…
III
Kohët e fundit populli, madje dhe politiksat kanë filluar të qahen per amnezi, për mbrapshti totale, qahen se harrojnë gjithçka e gjithësend.
Qahen se i ka harru bota, se po u humbin plaçkat dhe taksat…
Sidomos me kujtesën për faqe të zezë; shkon populli me mbjellë miser, grurë e groshë për bukën e kalamnjëve, në vend të tyre mbjell “bar helmi” e sapo mbërrin stina e korrjes, ia bef’ polici i lidh duart.
Atje në “haps’hane” polici e merr në pyetje. Po ku di të përgjigjet populli-gjin’ i varfër, i harruar e harraq. Ai me pasiguri humbameni thotë se një si ti shoku polic, me të njejtët syze me rreth’floriri, me të njejtit mustaqe spic, një bythec krejt si ti, po pa uniformë ma ka shitur farën.
Ha dajak sa i mban kurrizi prej policit, ndersa “barin e keq” i’a mbledhin ata, shokët e policit spic. Se ku dreqin e çojnë ata, s’i jep dum…populli.
Sa mbaron korrja, e lirojnë.
“Ik shko në shpi tani, të kemi dhënë liri. Shteti mendon për ty.”
Po ç’të bëjë popull’ngrati me lirinë “e dhuruar” nga polici. Në vend të marrë udhën per tek oborri, kopshti, qytetthi i vet, (atje s’ka gjë mbas shpirti) vagabondon rrugëve e lyp rrugëve të botë, si derdimen…
…po ty të ka nëm’ e t’ka mund’ qyqja, mor populli em, vendi em, shpirti em!/Nga ZEF ZEFI
Nga Armando Braho E keqja e shqiptarit është vetë shqiptari...
Pas sulmit në stacionin e trenit në Dyseldorf të enjten (09....
Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, vettingu është ...
Policia e Shkodrës arrestoi këtë mbrëmje një shtetas të shpa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar grabitjen e një p...
Një tjetër sulm ka ndodhur në Gjermani në harkun e 24 orëve....
Ka ende plot njerëz në Shqipëri që sot me të drejtë shtrojnë...
Killeri serial italian, Andrea Matteuç, është liruar nga bur...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një deklaratë të...
Një situatë tepër e tensionuar është krijuar në Maqedoni, pa...
Bashkimi Europian po e thotë troç, hapja e negociatave varet...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shpërthyer me ak...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, komentoi situatën politike në ve...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, pasi janë kapur ...
Shkencëtarët nuk qenë të aftë të përcaktojnë me saktësi kohë...
Disa nga anëtarët e këtyre bandave janë të arrestuar dhe kan...
Kompanitë e kontraktuara nga CIA tani janë duke i analizuar ...
Qendra e të moshuarve të vetmuar në qytetin e Vlorës duket t...
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi akuzohen...
Shqiptarët do të mund të vizitojnë të lirë në tjetër shtet t...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...