web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Udhëtonte me 2 milionë euro false/Kapet shqiptari në Kosovë

10 Mars 2017, 18:58, Aktualitet CNA

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi akuzohen për falsifikimin e parave. Në pranga kanë rënë një shtetas shqiptar 55 vjeç dhe një kamerunas 36 vjeç.

Gjatë një aksioni policor, dy personave iu zbuluan dhe konfiskuan kartëmonedha të falsifikuara me vlerë mbi 2 milionë euro.

Paratë u gjetën në një vendkalim kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në një makinë që drejtohej nga 44-vjeçari shqiptar. Mësohet se shtetasi kamerunas kishte leje qëndrimi në Francë.
Paratë ishin në bagazhin e mjetit te tyre.

Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së këtyre kartëmonedhave./CityNews





Lajmet e fundit nga