web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E keqja e shqiptarit është shqiptari

10 Mars 2017, 21:31, Aktualitet CNA

Nga Armando Braho  E keqja e shqiptarit është vetë shqiptari, sepse ne shqiptaret jemi të gjithë kundër të gjithëve. Shqipëria është një shtet me nivel shumë të lartë korrupsioni, me taksa të larta, me cmime të larta dhe me varfëri.

Nuk them se në shtetet e tjera nuk egziston kjo situatë por në shqipëri është më e dukshme dhe më e prekshme. Por çdo të thotë që e keqja e shqiptarit është shqiptari?

Kjo pyetje për disa duket e thjeshtë. Unë them se ata që na pinë gjakun çdo ditë janë shqiptar, politikanët janë shqiptar, mjekët janë shqiptar, gjykatesit e prokuroret po ashtu, janë shqiptar se nuk mund të vendosim të huaj në pozicionet udhëheqëse.

Dhe janë po këta udhëheqës që cdo ditë zhysin duart në korrupsion, jane po ata që vrasin shpresën e vendit. Nga ana tjetër kemi të vrarët edhe këta shqiptar janë. Madje këta mund të jenë pak më shumë se ata të tjerët, sepse këta nuk e kanë turkun brenda vetes si ata.

Vetëm se edhe këta kanë një mangësi apo gabim, janë shumë të urtë, janë si dele?
Kjo është kategoria e protestuesve militantë, sepse këta dalin në protest vetëm kur partia ja mundëson ose i urdheron.

Unë nuk jam kundër protestave, mund të thuash që jam pro tyre vetëm se protestat duhet të jenë popullore dhe jo politike. Ka sot boll kauza për të ngritur një protestë psh, cmimet, korrupsioni, taksat apo dreq e shejtan, ka shumë.

Por populli nuk ngrihet, një shprehje e urtë na thotë ?Nje komb qe fle, vdes? dhe direkt mua me vjen ndermend një varg nga Pashko Vasa ??Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,??. Po pra çohuni sepse sot nuk kemi as Turq as Latin por armikun më të madh kemi shqiptarin.

Te drejtat tona nuk mohoen më nga të huajt por nga vetë shqiptarët, që të jemi realist për këtë gjë. Marathonomaket e Zharrëzës ishin një shembull i qartë që treguan se e keqja mund të shpërbëhet nëse të gjithë janë bashk, por pa politikën.

Shqiptari mund të jetë patriot vetëm kur kemi ndo një ndeshje të Kombetares, sepse në ndeshjet me klube ka plas dhe dajaku. E dhash këtë shembull që të tregoj se një shqiptar shtiret patriot dhe në atë ndeshje, sepse një patriot i shërben vendit te tij, I shërben bashkombasve të tij.

Ndersa sot fjala shërbim pasohet nga fjala rryshfet, këto të dyja janë të pa ndashme.
Në fakt unë po e lidh çdo gjë me gjithcka, që nga protestat dhe korrupsionin. Në fakt po, protestat që ndodhin sot në shqipëri nuk është se zgjidhin gjë, në këto protesta kauza e tyre është ?lufta per pushtet?.

Interesat e ngushta politike fshihen pas tyre dhe jo interesat qytetare.
Sot këto protesta siellin një destabilitet të vendit dhe për botën kjo nuk është një gjë e mire. Sepse dhe të huajt që duan të pushojnë në Shqipëri I shmangen këtij vendi nga ato që degjojnë në media.

Por më keq përsëri është për shqiptaret sepse në kuriz të tyre rrahin daullet.
Ne jemi vend i pa fuqishëm për të ndalur këtë destabilitet sepse në fakt ne armik kemi mikun.
Mund të veprojmë dhe ne si Turqia që brenda disa oresh ta normalizojme dhe ne situaten, por kemi një pengesë thelbësoreë, Turqit nuk i nxori partia që ta mbronin vendin e tyre, ata dolen vetë në shesh.
Dhe brenda disa oresh arritën miljona veta?

Jo jo nuk mund ta krahasoj Turqinë me Shqiperinë sepse në Shqiperi është e pa mundur që të bashkosh qoftë dy koka bashkë, ndonse për të mirën e tyre.

E keqja e shqiptarit është shqiptari sepse ai në vënd ta ndihmoj bashkëkombasin, I fut shkelmin.
40 vjet një shqiptar I piu gjakun një populli, 27 vite shumë të tjëre po ja rrjepin lekuren po te njejtit popull. ?Shqiptari duhet ti kthejë restoni Shqipërisë, heronjve,martirve,atyre që dhanë jetën për këtë vend, po e mbyll me poezinë e Fan Nolit me titullin ?Anës Lumenjëve?.

Anës Lumenjve!
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Noli





Lajmet e fundit nga