Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...
Nën presionin e qeverisë italiane dhe në pritje të hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja ligjore për sektorin e call center, kompanitë e mëdha italiane kanë filluar që të reduktojnë kontratat në Shqipëri. Telecom Italia Mobile (TIM), platforma televizime me pagesë Sky dhe Fastweb (fibra optike), të cilat kanë kontraktuar operatorë shqiptarë për shërbimet e call center, po tërhiqen gradualisht.
I kontaktuar nga Monitor, Diego Pisa, drejtor i Teleperformance për Shqipërinë, që punon me TIM, e pranoi që TIM ka reduktuar numrin e shërbimeve, që merr nga Shqipëria, por tha se kjo ka qenë një zgjedhje e vetë kompanisë së telefonisë italiane. Ai nuk pranoi të bënte koment nëse Teleperformance ka bërë reduktime në personel për të amortizuar këtë efekt.
Agroh Shehaj i Intercom Data Service (IDS), operatorit më të madh call center në Shqipëri, sipas numrit të punonjësve, thotë se për momentin ai nuk po ndien ndonjë efekt, por në treg kanë filluar të duken pasojat. Disa kompani po mbyllin fushatat nga Italia (Fastweb, Sky, TIM), ndërsa disa operatorë shqiptarë janë trembur.
Në prill hyn në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në dhjetor të vitit të kaluar, që tenton të forcojë masat ndaj fenomenit ?dumping? në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Italia, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës është transferuar në Shqipëri për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane. Ligji vendos sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtjen e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimin e punonjësve etj. Psh mos informimi i vendit nga bëhet thirrja shoqërohet me një sanksion administrativ prej 50,000 eurosh për çdo ditë të shkeljes së ligjit, pavarësisht nga numri i thirrjeve ?jo të rregullta?.
Edhe Këshilli Shqiptar i Investimeve, në një raport të fundit për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe mundësitë për investimeve në sektorin e shërbimeve të kontraktuara (BPO) pranoi se ?Italia ka investime ekzistuese në vend, përqendruar në call center, por për shkak të pasigurisë së krijuar nga ndryshimi i ligjit për call center atje, ka pasur një ngrirje/tkurrje të sektorit?.
Ines Muçostepa, drejtore ekzekutive e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe administratore e Alba Call, operatorit më të madh call center në Shqipëri, sipas xhiros vjetore, pohoi se kompania ka plotësuar në kohe gjithë dokumentacionin e kërkuar ne Itali. Tashmë fillon aplikimi i procedurës së re. Ajo shton se pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri mendohet që sektori outbound (i thirrjeve dalëse) do reduktohet. Pavarësisht kësaj ajo është optimiste për kontratat e reja.
Por, Agron Shehaj i IDS, thotë se përveç forcimit të ligjit ka dhe shumë presion nga qeveria italiane për kompanitë italiane që sjellin punë në Shqipëri.
Vetëm dy ditë më parë, Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë së Italisë Carlo Calenda tha se është gati që të thërrasë përfaqësuesit e kompanive kryesore italiane të telekomunikacionit, energjisë, bankat, kompanitë e sigurimit, televizionet me pagesë për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi ku do të kërkohet që të angazhohen 100% për ta rikthyer në Itali shërbimin call center. Bëhet fjalë për ato kompani që shfrytëzojnë këtë shërbim për të realizuar kontrata jashtë dhe qeveria italiane është shprehur e gatshme t?i subvencionojë, me synimin për të rikthyer në Itali call center-at dhe të krijohen 20,000 vende pune.
Vetëm në Shqipëri llogariten nga tatimet të ketë 25 mijë të punësuar në sektorin e call center nga 804 kompani. Dekadën e fundit, Shqipëria ka qenë një magnet për të nënkontraktuar shërbimet e call center nga Italia për shkak të pagave shumë më të ulëta se në Itali dhe njohjes së mirë të gjuhës italiane nga të rinjtë.
Në të kundërt, Italia pa një reduktim të vendeve të punës në këtë sektor. Çdo vend i ri pune i hapur në Shqipëri ishte një punonjës më pak në Itali. Vetëm në dhjetor, Almaviva, operatori më i madh italian i call center mbylli degën e Romës, duke pushuar nga puna rreth 1700 punonjës. Punonjësit e saj kanë protestuar vazhdimisht dhe qeveria italiane është detyruar të subvencionojë humbjen e vendeve të punës, për shkak të ndjeshmërisë të madhe që ka marrë kjo çështje .
Italianët që punojnë në call center janë rreth 80,000, nga të cilët rreth 30 mijë te Almaviva. Mësohet se kompania ka shfaqur interes dhe për Shqipërinë në fillim të vitit të kaluar, teksa ka parë si zgjidhje të vetme zhvendosjen e aktivitetit në një vend të rajonit. ?Monitor? ka mësuar se ajo ka zhvilluar një analizë risku për gjithë rajonin, ku Shqipëria kishte avantazh të dukshëm, si për gjuhën ashtu dhe për koston e ulët të fuqisë punëtore. Nuk dihet pse Almaviva vendosi të mos hynte në tregun shqiptar, teksa tani qartazi është një prej lobuesve kryesorë që kontratat e call center të kthehen sërish në Italia, duke rrezikuar mijëra vende pune në Shqipëri./Monitor
Është shtyrë sërish pretenca për ish-deputetin Mark Frroku, ...
Si i mbuloi media ngjarjet e vitit 1997? 6 gazetarë nga më t...
“Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë plotësisht sulmin nd...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi janë kapur m...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, të shpallur ...
Kriza në koalicionin e majtë thellohet çdo ditë e më shumë, ...
Greqia dhe Italia janë tradicionalisht dy shtetet, nga të ci...
Drejtori i portalit online Citynews.al dhe Radio Best, Elvi ...
Udhëzimi i ri për përcaktimin e tarifës për pajisjen me leje...
Sulmi ndaj gazetarit dhe drejtuesit të portalit të lajmeve C...
“Ai mbante në dorë një thikë dhe e therte nënën me të, rapor...
Të dashur lexues, ju ftojmë të njiheni me titujt kryesorë të...
Gjykatat dhe prokuroritë të rishikojnë vlerësimin e performa...
Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të sabotojë demokr...
Një bashkëshort, i cili kishte dyshime mbi besnikërinë e gru...
Dashi.Me nje trekendesh qe ben Marsi meAaferditen ju ndihmon...
Një histori e mbërritur në rubrikën “Letër psikologes” në “T...
Frank Hoogerbeets është njeriu i cili në bazë të njohurive ...
Katër shtete amerikane po sfidojnë urdhrin e rishikuar ekzek...
Sherebela është një bimë me veti shëruese, por më shumë ësht...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...