Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Gjykatat dhe prokuroritë të rishikojnë vlerësimin e performancës,shkruan gazeta Kosova Sot.
Që nga paslufta e deri më sot nuk ka ndodhur që të suspendohet apo të largohet edhe nga puna ndonjëri nga bartësit e funksioneve në drejtësi, edhe atëherë kur të njëjtit i kanë bërë naze punës së tyre, nga paaftësia apo nga hezitimi që ta luftojnë korrupsionin endemik në Kosovë. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa kanë thënë se prokurorët dhe gjyqtarët do të duhej të ishin në ballë të kësaj lufte ndaj korrupsionit. Zëdhënësja e KGJK-së, Aishe Qorraj- Berisha, ka bërë me dije për gazetën “Kosova Sot” se kompetencat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë të përcaktuara në Kushtetutë dhe në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në bazë të të cilave KGJK-ja ka rol fundamental në sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së sistemit gjyqë- sor. Sipas saj, KGJK-ja ka komisionet e veta të përhershme në kuadër të të cilave edhe Komisionin Disiplinor. “Kreu VI (neni 33 – 42 ) i Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës përcakton në mënyrë të detajuar procedurat disiplinore. Neni 34 përcakton sjelljen e pahijshme nga gjyqtari apo gjyqtari porotë: 1. dënimi përfundimtar për një vepër penale, përpos kundërvajtjeve siç përcaktohet me ligj; 2. neglizhencë në kryerjen, dështimin për të kryer apo abuzimin e funksioneve gjyqësore; 3. të dështuarit e kryerjes së funksioneve gjyqësore në mënyrë të pavarur dhe të paanshme; 4. shkelja e kodeve të zbatueshme të etikës
Sivjet, vetëm një gjyqtar i suspenduar
Tutje, Aishe Qorraj- Berisha shton se kreu VII i Ligjit për KGJK-në përkatë- sisht neni 43 përcakton se Zyra e Prokurorit Disiplinor themelohet si organ i ndarë dhe i pavarur që i shërben si Këshillit Gjyqësor të Kosovës ashtu edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. “Sa i përket sistemit gjyqë- sor, është përgjegjës për hetimin e supozimeve për sjellje të pahijshme të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë dhe paraqitjen e provave dhe lëndës pranë Komisionit Disiplinor në mbështetje të veprimeve disiplinore për sjelljen e pahijshme”, potencoi ai. Tutje ajo nënvizon se gjatë këtij viti Komisioni Disiplinor pas shqyrtimit të Rekomandimit të Zyrës së prokurorit Disiplinor ka Suspenduar një (1) gjyqtar nga funksioni i gjyqtarit deri në një vendim tjetër. “Është duke u zhvilluar procedurë penale me bazë dyshimi për veprën penalekeqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRKsë”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” zëdhënësja e KGJK-së, Aishe Qorraj- Berisha. Ndërkaq, për dallim nga Këshilli Gjyqësor, është Këshilli Prokurorial i Kosovës ai i cili nuk ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me çështjen në fjalë, ngase zyrtarët e këtij këshilli nuk janë përgjigjur ditën e djeshme në pyetjet e parashtruara nga gazeta.
Korrupsionin nuk ka kush ta luftojë
Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se edhe pse korrupsioni është endemik dhe ka kapur majat e institucioneve të shtetit, asnjë veprim efikas, respektivisht asnjë vendosmëri nuk është parë dhe as nuk po shihet nga institucionet e drejtësisë për ta luftuar këtë dukuri të së keqes që po e pllakos shoqërinë tonë dhe zhvillimet e saj të gjithëmbarshme, derisa, sipas tij, prokurorët dhe gjyqtarët do të duhej të ishin në ballë të kësaj lufte ndaj korrupsionit. “Në të shumtën bëhet zhurmë për opinionin përmes disa rasteve pa relevancë, por që në të vërtetë korrupsioni dhe të korruptuarit e pushtetit as që preken nga drejtësia, ndërsa sa i përket anës tjetër, janë KGJK-ja dhe KPK-ja si monitoruesit e punës së gjyqtarëve, respektivisht të prokurorëve, dhe që nuk po tregohet efikasitet në llogaridhënien dhe mosndëshkimin e këtyre gjyqtarëve dhe prokuroreve, për mospunë sipas detyrimeve ligjore dhe neglizhencë të lëndëve të korrupsionit”, u shpreh ai./Kosova Sot
Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të sabotojë demokr...
Një bashkëshort, i cili kishte dyshime mbi besnikërinë e gru...
Dashi.Me nje trekendesh qe ben Marsi meAaferditen ju ndihmon...
Një histori e mbërritur në rubrikën “Letër psikologes” në “T...
Frank Hoogerbeets është njeriu i cili në bazë të njohurive ...
Katër shtete amerikane po sfidojnë urdhrin e rishikuar ekzek...
Sherebela është një bimë me veti shëruese, por më shumë ësht...
Ish kryebashkiaku i Durrësit në vitet 1996-2000, Arqile Gore...
Një sulm me mjete prerëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një...
Analisti Fatos Lubonja ka lëshuar një lumë akuzash në drejti...
Në ditën e 20 të protestës, në Sheshin e Lirisë u diskutua p...
“Vrasja e Dyrrahut” është tema që trajtohet në emisionin e s...
Agron Beqaraj është një qytetar nga Vlora, i cili ankohet në...
Zbatimi i reformës në drejtësi ka hasur në një vështirësi të...
Ish-Drejtori i Burgut të Drenovës, Laert Çeliku, u shpall në...
Parlamenti i Kosovës miraton një rezolutë ku kërkohet pezull...
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së tradicionalisht kons...
Gazetari dhe drejtuesi i CityNews.al Elvi Fundo, ka rrëfyer ...
Procesi i rivlerësimit të pronave po vazhdon me rritje të ap...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje b...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...