Rama me banorët: Hyrja e SPAK në këtë proces nuk është për projektin e Zvërnecit
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Deputet i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka deklaruar se opozita do ta arrijë me çdo mënyrë e mjet objektivin me protestë të pandalshme dhe pa negociata.
Duke folur nga çadra e protestës për ?koha jonë?, Islami tha se zgjedhjet e lira përmes një qeverie ?kujdestare-teknike? me mbështetjen e të gjithë forcave politike janë kusht i panegociueshëm.
Sipas tij, nuk ka vlerë morale kthimi i opozitës në një parlament të inkriminuar. Ndërsa, deputeti flet për përshkallëzim të protestës, deri në vetëlargimin e shpejtë të kësaj qeverie.
Intervista e plotë
Z.Islami, si një ndër politikanët më me eksperiencë, për nga kuadri i jetëgjatësisë në politikë, si do ta përcaktonit këtë protestë të partisë suaj? Po jep efektet e pritura?
Kjo është protesta më e madhe në 25 vjet. Me një objektiv të qartë dhe të pakundërshtueshëm, realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, përmes një qeverie kujdestare të mbështetur nga të gjitha faktorët politikë që janë të angazhuar për zgjedhjet e lira e të ndershme, e një qeverie që garanton rregulla të barabarta për të gjithë qytetarët ose thënë ndryshe që u lejon qytetarëve të zgjedhin dhe jo thjesht të votojnë, rruga për realizimin e këtij objektivi është pa kthim për qytetarët deri në fund. Gjatë këtyre ditëve shikoj se ka angazhim dhe vendosmëri, në rritje për të vazhduar këtë rrugë pa kthim dhe arritur objektivin. Dhe në këtë kuptim kam vërejtur se efektet e kësaj proteste janë e do të jenë shumë pozitive në kuptimin që objektivi i saj do të arrihet me siguri të plotë. Nga ana tjetër mund të pohoj se besimi i qytetarëve është i lartë ose thënë ndryshe ata janë besimplotë se përmes kësaj rruge, e cila fatkeqësisht u diktua nga qeveria ?Rama? si rruga e vetme, do të mund të sigurohen për kushtet minimale që vota e tyre të mos tjetërsohet, të mos manipulohet, që korrupsioni të mos e blejë votën e tyre, që kriminelët të mos e kërcënojnë të drejtën e tyre të votës së lirë dhe kanabisi të mos e helmojë votën e tyre. Qytetarët janë shumë të vendosur, madje ka shumë prej tyre që kërkojnë ta realizojnë objektivin e tyre sa më shpejt që të marrin fund mjerimi i tyre, hallet e tyre të pafundme, shqetësimet e tyre të cilat i lidhin më këtë qeveri dhe pamundësinë që kjo qeveri po ju krijon për të zgjedhur alternativën e shpresës së tyre. Kjo do të ndodhë, kjo është vetëm çështje kohe? Kjo është një protestë e pandalshme që do ta arrijë me çdo mënyrë e mjet objektivin, atë s?mund ta ndalë dhe as devijojë askush, as ta pengojë e as ta kthejë mbrapsht, as ta përdorë dhe as të negociojë askush qëllimet apo rrugët e arritjes së objektivit të saj. Zgjedhjet e lira përmes një qeverie ?kujdestare-teknike? me mbështetjen e të gjithë forcave politike apo individëve që duan zgjedhje të lira është një kusht i panegociushëm.
Kryeministri i ka cilësuar kërkesat e PD-së, ?qiqra në hell?. Ndërkohë që, PS thotë se vendi nuk ka nevojë për qeveri teknike. Si i komentoni këto qëndrime?
Kryeministri frikacak ka kohë që nuk ballafaqohet jo vetëm me opozitën, por mbi të gjitha as me realitetin dhe as me qytetarët, por vetëm lëshon në ?monologët e përjavshme e gojës së tij të pistë? batuta e lloj fjalori që ngjasojnë me klithmat e frikacakut natën në pyll apo të një perversi të mbyllur në errësirë. Këtë betejë pa kthim, për zgjedhje të lira e të ndershme do ta fitojnë qytetarët, çdo alternativë tjetër është e përjashtuar. Nuk do të ketë as zgjedhje të manipuluara dhe as zgjedhje pa pjesëmarrje të të gjithë faktorëve politikë që janë deklaruar dhe do të deklarohen në ditët në vijim për zgjedhje të lira e të ndershme. Qytetarët janë të vendosur të mos pranojnë thjesht votime përmes të cilave vullnetin e tyre do ta përcaktonin paratë e pista të korrupsionit, kërcënimet agresive të kriminelëve dhe veprimet banditeske të kultivuesve të kanabisit apo trafikantëve të drogës. Po ashtu qytetarët janë të vendosur më shumë se kurrë të largojnë këtë qeveri që mbështetet te korrupsioni, krimi dhe kanabisi sepse një qeveri e tillë jo vetëm nuk mund të organizojë e administrojë zgjedhje të lira e të ndershme, por pa asnjë dyshim një qeveri e korruptuar, e inkriminuar dhe kanabiste nuk mund të zbatojë ndershmërisht një reformë të drejtësisë të standardeve europiane. Zgjedhjet e zhvilluara gjatë periudhës 2013-2017, të përgjithshme, vendore apo të pjesshme dhe arroganca, shkatërrimi i besimit, si dhe hilet e shpërfillja e Ramës ndaj opozitës e propozimeve të saj për realizimin gjithëpërfshirës të të gjithë reformave të rëndësishme, si ajo territoriale, 7 ligjet e reformës në drejtësi dhe ajo zgjedhore kanë çuar qytetarët në protestë duke ju lënë si opsion të vetëm qeverinë teknike.
Po për vetingun e zbatimin e reformës në drejtësi që Rama insiston, cili është qëndrimi juaj?
Rama e kërkon të realizojë me çdo kusht vetingun për të vendosur nën kontroll drejtësinë duke eliminuar të gjithë ata gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar kërcënimeve të tij dhe të vendosë në pikat kyçe të drejtësisë personazhe që do t?i shërbejnë atij vetë dhe klientelës së tij si mbrojtje pas largimit nga posti i kryeministrit apo që ndërkohë do të përdoren për gjueti shtrigash kundër çdo kundërshtari të tij politik. Ju kujtoj se reforma në drejtësi me Ramën Kryeministër është e dështuar dhe kjo reformë do të mund të aplikohet sipas parimeve kushtetuese vetëm pasi Rama të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe testi i parë apo sfida e parë e drejtësisë së reformuar do të jetë ndëshkimi i korrupsionit të qeverisë Rama, i lidhjeve të kësaj qeverie me krimin dhe implikimit të kësaj qeverie në kanabizimin e vendit. Si mund të pretendojë të realizojë reformën në drejtësi Rama, i cili është zotëruesi i një pasurie prej 200 milionë euro të fshehur në llogari off shore, deklaratë e bërë nga OSBE-ja që është përfaqësuese e SHBA-ve dhe e vendeve të BE? Personi që është implikuar në dhunimin e ligjit amerikan të financimit të fushatës elektorale presidenciale për të realizuar një fotografi që më pas do ta përdorte për të mashtruar votuesit shqiptarë? Një individ që ka në deklarimin e pasurisë shumë momente të dyshimta që do të duhet investigohen pasi të lërë postin e kryeministrit sepse pasi shkarkoi drejtuesin e ILKDP pengoi hetimet e pasurisë së tij? Një individ që ka mbushur parlamentin me kriminelë e oligarkë që kanë vendosur pasurinë me lejet e ndërtimit apo fondet publike të dhëna prej tij kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës? Një individ që së bashku me Tahirin janë përgjegjësit kryesorë të kultivimit të kanabisit dhe të trafikut të narkotikëve? Një individ që ka akuzuar Presidentin e SHBA-ve si ?turpi i njerëzimit? dhe që do të prishte marrëdhëniet SHBA-Shqipëri? Një individ që ka çuar në nivelin më të ulët marrëdhëniet me fqinjët duke ndërhyrë në punët e tyre të brendshme? Një individ që është i akuzuar së bashku me ministrin e tij Gjiknuri nga KLSH për implikim korruptiv dhe dëme të konsiderueshme në çështjen e CEZ? Një individ që ka hedhur në erë së bashku me ministrin Beqja shërbimin shëndetësor? Një individ që do të duhet të hetohet për caktimin klientelist dhe largimin e çuditshëm të Croun Agent, periudhë gjatë së cilës të ardhurat fiskale patën rënie drastike për shkak të korrupsionit dhe evazionit fiskal? Dhe kështu mund të përmenden një seri implikimesh të tij direkte apo indirekte përmes ministrave të qeverisë së tij në afera korruptive që lidhen me koncensionet e tenderat klientelistë.
Qeveria teknike arrihet përmes numrave dhe sipas llogarive opozita sot nuk e arrin me faktorët e saj, numrin për të larguar të paktën derisa sa nga maxhoranca nuk ka ndryshim qëndrimi. Realisht nuk duhet asnjë shans për ndryshim balancash në Kuvend. Në këtë situatë, si mendoni se do arrihen kërkesat e PD-së për qeveri teknike?
Protesta qytetare dhe kërkesat e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme nuk kanë të bëjnë aspak me marifete, pazare apo llogari mandatesh të një parlamenti të mbushur me oligarkë, kriminelë e kanabistë, e një parlamenti ku vetëm numrat s?kanë më vlerë sepse ai është kthyer sikur të ishte pazari i gjësë së gjallë ku realizohet transferta me ?pagesë? e mandateve apo nga ku largohen çdo ditë individë me rekorde të tmerrshme kriminale. Protesta nuk ka lidhje se si zmadhohet apo zvogëlohet ?maxhoranca e turpit?, nëse ajo është e qëndrueshme apo shkërmoqet, nëse pjesët e saj shkojnë mirë apo përplasen për jetë a vdekje me njëri- tjetrin, ajo është një protestë e shumicës qytetare që rritet çdo ditë dhe vepron çdo ditë me intensitet të rritur, një cunam që do të marrë përpara gjithçka të keqe që mishërohet në maxhorancën e së keqes dhe qeverisjen e Rilindjes. Qytetarët do të arrijnë pa asnjë dyshim objektivin e tyre përmes protestave që do të përshkallëzohen, duke e rrethuar qeverinë e së keqes me protestuesit e së ardhmes, deri në vetëlargimin e shpejtë e të qetë të kësaj qeverie ose në largimin e padiskutueshëm dhe me çdo kusht të kësaj qeverie. Gjithnjë betejat, të cilat vendosin përballë qytetarët që luftojnë për një kauzë të drejtë siç është kjo e zgjedhjeve të lira e të ndershme me qeverinë që kërkon të realizojë fitoren përmes manipulimeve, duke përdorur korrupsionin, krimin apo kanabisin siç bëhet fjalë në rastin konkret, janë fituar nga qytetarët ose vendi është zhytur në kaos, trazira sociale, destabilitet e më tej në regjime obskurantiste. Ky është një përfundim historik që është ndeshur kudo në hapësirë dhe kurdoherë në kohë; shpresoj shumë që ky leksion historik të jetë absorbuar nga Rama dhe qeveria e tij të reagojë shpejt e qetësisht duke u vetëlarguar, përndryshe përgjegjësia do ti mbetet për gjithçka vetëm atij individualisht. Madje duhet kujtuar se përballja e qytetarëve me qeveritë ka qenë gjithnjë proporcionalisht e ashpër me arrogancën, papërgjegjshmërinë, reagimin negativ dhe shpërfilljen e qeverisë ndaj qytetarëve; kështu duket me shumë do të ndodhë edhe me qeverinë Rama. Shpresoj në reflektimin e saj dhe uroj që reagimi të jetë i shpejtë e adekuat.
Fati i protestës është komentuar si i lidhur ngushtë me reagimin e faktorëve brenda së majtës. A varet suksesi i kauzës tuaj nga qëndrimi i LSI-së?
Objektivin e kësaj proteste e kanë përcaktuar qytetarët që duan zgjedhje të lira e të ndershme. Kushdo që i bashkohet qytetarëve të protestë, kurdo që të ndodhë, do të kenë shansin të mos përballen me ?të dhe të rreshtohen, qoftë edhe me vonesë në llogoren e qytetarëve që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme ose më saktë në llogoren e së mirës që do ta fitojë betejën me të keqen. Dhe në këtë rast, qytetarët nuk do të bëjnë asnjë koncesion as me objektivin e kësaj proteste dhe as me rrugën e saj, dhe në asnjë rast me kahun e saj, që tashmë është qartësisht e vendosmërisht i përcaktuar, gjithnjë vetëm përpara dhe pa kthim. Protesta qytetare ka vetëm një objektiv sa të thjeshtë aq edhe madhor, realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa Ramën Kryeministër dhe me një qeveri që mbështetet nga të gjithë forcat politike që janë të angazhuara për zgjedhje të lira e të ndershme. Kushdo që i bashkohet kësaj proteste është i mirëpritur ndërkohë që, kushdo që do të vazhdojë të vendoset përballë kësaj proteste do të ketë fatin e Ramës. Qytetarët s?bëjnë negociata me asnjë forcë politike për kauzën e tyre të drejtë, por duke qenë shumë të hapur, besoj i kanë ftuar përmes mesazheve të tyre, të gjithë pa përjashtim ti bashkohen kauzës së tyre. Pra qytetarët ja kanë dhënë mesazhin e qartë edhe Metës: ??nëse je për zgjedhje të lira e të ndershme shkëputu nga Rama?? që të mos kesh fatin e tij.
Qytetarët po firmosin peticionin e kërkuar nga PS-ja për Vetingun? E shihni produktive apo një sinjal për të zbehur protestën e PD-së?
Veprim qesharak që nuk meriton shumë koment. Lejfeni do t?ja kishte zili këtyre personazheve dhe do të xhelozohej ekstremisht për teknologjinë e përdorur. Ndjej vetëm neveri dhe ndot për ideatorin e saj dhe keqardhje për të gjithë ata të rinj të keqpërdorur. Ky është një turp tjetër i ideuar nga Rilindja e Rama që po riciklon metodat e vjetra.
Në situata trazirash, ndërkombëtarët kanë ndihmuar politikën shqiptare, por këtë herë, ata dalin kundër bojkotit të opozitës në Kuvend?
Ndërkombëtarët e kanë mbështetur protestën dhe kërkesat e qytetarëve në protestë. Objektivi i qartë dhe vendosmëria do të përcaktojnë pa asnjë një dyshim suksesin e padiskutueshëm të protestës qytetare dhe gradualisht ndërkombëtarët do ti afrohen kësaj proteste siç ka ndodhur me shumë përfaqësues nga Gjermania, Europa, SHBA e madje nga kongresmenë apo të rinj të afërt me administratën Trump. Të gjithë e kanë të qartë, pavarësisht se në momentin e parë kujdesen për stabilitetin, se nuk do të mundet ta fitojë korrupsioni, krimi dhe kanabisi këtë betejë dhe ky regjimi do të çrrënjoset, sepse një vend demokratik, të cilin e drejton korrupsioni, krimi dhe kanabisi është i destinuar herët a vonë të shoqërohet me trazira sociale dhe më tej të destabilizohet. Partnerët ndërkombëtarë po qartësohen çdo ditë e më shumë për situatën e rëndë që kanos Shqipërinë e për drejtësinë e kauzës së qytetarëve në protestë. Shumë shpejt do të vijë dita kur Ramës së vetmuar do t?i kërkohet nga ndërkombëtarët të largohet e të mos mbajë peng vendin. Mos u mërzisni.
Pse ndërkombëtarët nuk u mbështesin në protestën tuaj? Cili është qëndrimi juaj në këtë rast?
Kjo nuk është e vërtetë, por e kundërta mbizotëron. Protesta jo vetëm ka mbështetje të fuqishme qytetare por edhe një mbështetje në rritje ndërkombëtare. Askush deritani nuk është shprehur kundër dhe s?mund të shprehet kundër një proteste qytetare që kërkon thjesht dhe vetëm zgjedhje të lira e të ndershme. Unë nuk kam lexuar asnjë deklaratë të partnerëve ndërkombëtare që të shprehen kundër protestës, qëllimit dhe objektivit të saj madje kanë mbështetur edhe këtë beteje qytetare kundër korrupsionit, lidhjes së krimit me qeverisjen dhe përdorimin e kanabisit për blerjen e votave dhe të mandateve. Deklarata e ambasadorit të OSBE-së e çiftuar me deklaratën e Prokurorit të Antimafias lidhur me përdorimin e parave të drogës në shumë 6 miliardë në zgjedhje është një mbështetje direkte për kauzën e qytetarëve në protestë. Dhe kini parasysh që OSBE-ja është organizmi, ku bëjnë pjesë SHBA dhe të gjithë vendet e BE-së. Po ashtu, besoj jeni në dijeni të mbështetjes që ka marrë kauza qytetare nga përfaqësues të kongresit amerikan. Kjo mbështetje do të rritet në ditët në vijim. S?ka si të ndodhë ndryshe. Ramën e njohin tanimë në qendrat e vendimmarrjes globale. Jo vetëm si politikanin më të korruptuar në Shqipëri dhe personin që ka sjellë kriminelët në kuvend, por edhe si personin që ka dhunuar ligjin elektoral të SHBA thjesht për të bërë një foto me ish-Presidentin Obama dhe përdorur atë për të mashtruar publikun shqiptar në fushatën zgjedhore; këto fakte i dinë të gjithë zyrtarët e lartë që merren me Shqipërinë në SHBA. Rama është i njohur në SHBA dhe në botën demokratike për gafën e famshme duke sulmuar kandidatin për president të SHBA Donald Trump si ?turpi i njerëzimit? fitorja e të cilit do të çonte në prishjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA; ju mendoni se s?është mbajtur shënim një marrëzi e tillë dhe se do të mbyllin sytë ndaj këtij personazhi grotesk që kërkon të fitojë zgjedhjet duke blerë votat me paratë e korrupsionit, me kërcënimet e individëve me rekorde të tmerrshme kriminale dhe duke përdorur rrjetin e policisë që kontrollon miliarda euro nga kultivimi i kanabisit. Mjafton të kujtoj, se një ekspert amerikan i sigurisë dhe NATO, arsyeton se për shkak të ?kultivimit të kanabisit nga Rama e Tahiri e familjarët e tyre, Shqipëria është kthyer në hallkën më të dobët të NATO-s?. Dhe ju kujtoni se partnerët do të mbështesin këta ?bandë politikë? përballë qytetarëve në protestë?!
E ka humbur PD-ja mbështetjen edhe nga partia e kancelares Merkel ose të paktën kështu kuptohet nga deklarata e Steffen Seibert, zëdhënësit të Kancelares Angela Merkel. Ai ka hedhur kritika ndaj opozitën me mesazhin: ?Jo thirrje dhune, si mjet për qëllime politike kontroverse?. Jeni njohur me këtë reagim?
Marrëdhëniet e PD me të djathtën europiane dhe veçanërisht me partinë e kancelares Merkal janë të shkëlqyera. Ju kujtoj qëndrimin e Kirchbaum, i cili lidhur me hapjen e negociatave ishte në rezonancë të plotë me atë të opozitës. Po ashtu edhe mbështetja që ka ardhur e do të vazhdojë të vijë për qëndrimet e opozitës dhe për protestën qytetare nga administrata e re në Uashington është e qartë dhe pa asnjë mëdyshje. Po të lexoni me vëmendje edhe deklaratën e plotë të zëdhënësit të qeverisë gjermane ajo fillon me pohimin se ai nuk ka informacion për çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri dhe vijon me qëndrimin ?klasik? bazuar në njohuritë e tij (të pamjaftueshme siç pohon vetë) të përgjithshme për gjendjen në Shqipëri. Gjithçka tjetër është ?fake nevvs? e makinerisë së medias mjerane të Ramës të paguar me paratë e korrupsionit, krimit dhe kanabisit.
Nëse vendi shkon në destabilitet a ka përgjegjësi PD-ja? Kjo pasi, Basha bëri thirrje për luftë me një retorikë të ashpër. Si duhet të reagojnë qytetarët kur kreu i opozitës deklaron ?tërhiqni zvarrë zyrtarët nga zyrat?, ?shponi gomat e makinave? etj?
Protesta qytetare është e qetë dhe do të arrijë objektivin duke qenë po ashtu e qetë por e fuqishme, me rritje të prezencës qytetare dhe të intensitetit. Reagimi i protestës ndaj çdo provokimi do të jetë adekuat. Për t?ju përgjigjur ballazi pyetjes suaj mund të them se, Lulzim Basha, i cilësuar deri më tani nga kundërshtarët mediokër dhe media mjerane e Ramës si drejtuesi ?europian apo holandez? i së djathtës shqiptare që s?do të mund të arrinte asnjëherë të drejtonte partinë e ?liderit historik, të fortë, autoritar dhe karizmatik? Berisha apo i paaftë për t?u ndarë prej tij, ka filluar të çudisë jo vetëm të gjithë kundërshtarët por më tepër të shqetësojë këto ditë Ramën e shpurën e tij të korruptuar e kriminale, sepse sipas tyre po i sfidon ata me ?retorikën e tij radikale? dhe ?gjuhën e ashpër? që nxit qytetarët në protestë për të larguar qeverisjen oligarkike, kriminale dhe kanabiste të Rilindjes. Në fakt Lulzim Basha po tregon këto ditë të protestës më të madhe në historinë e pluralizimit se jo vetëm po konsolidohet si drejtues tipik evropian, por po farkëtohet edhe si lider karizmatik i ?protestës? apo më saktë si një lider i ?qytetarëve ne protestë? që me gjuhën e zhdërvjelltë sfiduese ndaj krimit e korrupsionit, me arsyen e shëndoshë e goditëse ndaj regjimit të së keqes, me fjalorin elegant e garantues për çdo qytetar në protestë, me mesazhet e qarta për respektimin e meritokracisë, vlerat dhe kontributet e çdo profesionisti të ri, me fjalët e ngrohta e të sinqerta për çdo të varfër, me mesazhet garantuese për çdo biznesmen të dhunuar nga pushteti apo çdo qytetar të hedhur në rrugë nga Rilindja po fiton çdo ditë e më shumë nga protesta dhe përmes saj simpatinë dhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve, po kthehet gradualisht në shpresën e vetme për të gjithë ata të rinj që kishin vendosur të largoheshin nga vendi, po shndërrohet në motorin e lëvizjes për çrrënjosjen e oligarkisë, krimit, kanabisit nga qeverisja e vendit dhe njëkohësisht po evidentohet si drejtuesi i alternativës qeverisëse të standardeve europiane, pra i ngritjes së Republikës së Re. Kjo është gjithçka që media e Ramës e paraqet si një ?retorikë e ashpër? e Lulzim Bashës; dhe e thënë më shkurt ?ashpërsia? e Bashës është veçse tolerancë zero ndaj kësaj qeveri të korruptuar, të inkriminuar dhe të implikuar në kultivimin e kanabisit e trafikun e narko-trafiqeve. Po, ?tolerance zero? ndaj këtyre dukurive do të jetë radikale, e ashpër dhe pa kompromis.
Gazeta ?Rilindja Demokratike?, organ zyrtar i PD-së, në një editorial shkroi për ?pagatorët e Ramës?. Sipas RD-së, këta janë të porositur për parcelizimin e protestës. Akuzat janë të rënda, pasi ?pagatorët?, mund të jenë pjesë aktuale e grupit parlamentar të PD-së. Si e komentoni këtë situatë, personalisht, keni parë deputetë që me deklaratat e tyre, dalin nga kauza e PD-së?
Ju sugjeroj të lexoni me vëmendje, të kuptoni dhe nënkuptoni çfarë është shkruar në gazetën e partisë më të madhe opozitare; s?më takon mua të bëj përkthyesin mes gazetës e publikut. Unë e lexoj dhe analizoj median, kjo më ndihmon të reflektoj, analizoj e krijoj opinionet e mia personale. Më duhet po ashtu t?ju rikujtoj se Basha ka krijuar klimën e përshtatshme që lejon debatin e lirë dhe secilin të shprehet lirshëm e të shpalosë mendimet e opinionet e tij në të gjithë mbledhjet e grupit parlamentar. Shikoj po ashtu nga ana tjetër përgjithësisht përgjegjshmëri maksimale e profesionalizëm nga të gjithë anëtarët e grupit. Po ashtu sa herë janë marrë vendime, të gjithë kolegët janë përpjekur t?i zbatojnë me përgjegjshmëri. Përmbledhtas mund të thuhet se në grup ka diversitete në debate dhe unanimitet në respektimin e zbatimin e vendimeve. Gjithçka tjetër është sajesë e qendrës së dizinformacionit të ngritur nga Kryeministri Rama, dizinformacione apo siç quhen tashmë ?fake neës? që përhapen përmes autoparlantëve të medias klienteliste për të deformuar të vërtetën dhe helmuar mendjen e qytetarëve me informacione të sajuara e shpifje e sajesa./CityNews
Mënyrat e riprodhimit pa kryer marrëdhënie seksuale po shtoh...
Selia e Partisë Socialiste duket të jetë një strofull talent...
Policia e Shkodrës vijon aksionin për kapjen e të tjerë pers...
Realizimi i reformës në drejtësi pritet të sjellë “tërmet” n...
Opozita vijon prej 18 shkurtit protestën para godinës së Kry...
Një aksident i rënë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodh...
Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë “kërcënuar” kryeminist...
Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi është kapu...
Fatkeqësisht ne shqiptarët koleksionuam një tjetër rekord sa...
Një 59-vjeçar nga Tiranë, me profesion hidraulik, është fiks...
Kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU, Mesila Doda, ka sulm...
Eksportuesit janë të shqetësuar se mbifurnizmi i tregut me e...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mëngjes një banesë në...
“Sapo kam zbuluar se Obama kishte vënë nën kontroll telefona...
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, ka hapur një n...
Alina Kabaeva u shfaq së fundi me unazë në gisht. Në hapjen ...
Roli kyç i Sergej Kislyak, nr.1 i Moskës në Uashington. Me t...
Për shkak te një mjedisi yjor te trazuar, ka rrezik te keni ...
Ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, rrëfeu në emisionin “Xing...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...