Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Partitë politike që përbëjnë mazhorancën, akoma nuk kanë plan për thirrjen e Kuvendit, zgjedhjen e kreut të ri, votimin e qeverisë së re ose shpalljen e zgjedhjeve lokale që më së voni duhet të ndodh të hënën. Që pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov ku kreut të LSDM-së ju mohua marrja e mandatit për formimin e kabinetit qeveritar, nga LSDM-ja thonë se zgjidhjen do e kërkojnë përmes Kushtetuetës, shkruan “Alsat M”. Ata kërkojnë që fillimisht të marrin mandatin por nuk përjashtojnë as alternativat tjetër që çojnë drejtë formimit të ekzekutivit. Plan për daljen nga situata nuk kanë as partitë shqiptare. Nga Aleanca për Shqiptarët, kërkojnë formimin e shpejtë të qeverisë së re për të zgjidhur problemet e krijuara nga pushteti aktual.
Ne si Aleanca për Shqiptarët jemi të gatshëm që të dalim në zgjedhje lokale në afatin e paraparë megjithatë duhet të theksojmë se Maqedonia gjendet në një krizë politike dhe ka funksionim paralel të sistemit kështu që nuk besojmë se kjo përbërje qeveritare mund të organizojë zgjedhje dhe besojmë se përbërja e re qeveritare të organizojë zgjedhjet, një Qeveri stabile dhe të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike ? deklaroi Elmir Sejfullai nga Aleanca për Shqiptarët.
Megjithatë mbetet e paqartë nëse ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski, deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, do të thirr vazhdimin e seancës së parë. Për një gjë të tillë ai nuk ka dhënë asnjë sinjal, pavarësisht thellimit të krizës. Rregullorja e Kuvendit nuk parashikon opsione të tjera, në rast se deputeti që ka caktuar seancën konstituive refuzon të thirr edhe vazhdimin e saj.
Deputeti që e ka thirr seancën e parë, kryeson me seancën e Kuvendit deri sa kryetari i ri ose njëri nga nënkryetarët nuk e merr detyrën ? thuhet në rregulloren e Kuvendit.
VMRO-DPMNE vazhdon të mos pranojë një koalicion Qeveritar mes LSDM-së dhe partive shqiptare. Normalizimin e situatës, ata e shohin përmes organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale.
Zgjedhjet lokale po afrohen dhe dalja më e mirë nga kjo krizë është që Zoran Zaev të marrë guximin dhe ta vendosë platformën e gjithë partive shqiptare para qytetarëve. Me shpenzimet e njëjta, ata do të votojnë edhe për pushtetin lokal por do të shprehen edhe rreth platformës nga Tirana ? thonë nga VMRO-DPMNE.
Kodi Zgjedhor parashikon mbajtjen e lokaleve në gjysmën e parë të muajit maj, ndërsa zyrtarisht ato duhet të shpallen nga kryetari i Parlamentit 70 ditë para mbajtjes./CityNews
Politikat ekonomike dështuan, sipërmarrja private në situatë...
Raporti i Departamentit Amerikan të shtetit është shqetësues...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuz...
Drejtuesi i të rinjve republikanë amerikanë, Jason Emert, ka...
Një vajzë 22-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” historinë e sa...
Gazetarja Sonila Meço ka reaguar ashpër pas vendimit të KQZ-...
Një italian ka tentuar të vjedhë një dyqan në Milano, ku shi...
Mediat italiane japin sërish alarmin. Droga shqiptare “pusht...
Vajzat apo nënat e reja të divorcuara kanë rrëfyer pas hekur...
Zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë...
Ne 18 shkurt, lideri i Opozites Lulzim Basha u ngrit mbi pal...
Policia Kufitare e Sarandës ka parandaluar një rast të trafi...
Nga Dr. Bledar KurtiGjatë shtatë dekadave të fundit ka patur...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin,...
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot komunikimin e përjav...
Ndërsa modelet e avancuara të telefonave të mençur sikurse S...
Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur protestuesit e Partis...
Kafeja përveç se është e shëndetshme, mund të ndikojë edhe n...
Tigri i shaluar që mund të përpijë vetë Gruevskin! Në një an...
Femra ideale për të cilën meshkujt ëndërrojnë ka afsh të fuq...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...