Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është e ftuara e radhës në ?E Diell? nga Adi Krasta.
Vlahutin vjen në Top Channel dy ditë pas vizitës së përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherinit në Tiranë, ku bëri thirrje për të vijuar me reformat për të hapur negociatat për anëtarësim.
Ambasadorja e BE në Tiranë pritet të flasë për Reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe mundësitë që ka vendi ynë për të avancuar në rrugën e integrimit Europian.
Më tej intervista e Adi Krastës me Vlahutin do të ndalet edhe te qëndrimi dhe kërkesat e opozitës në protestën që po zhvillojnë prej më tepër se 2 javësh.
Pjesë nga Intervista
Krasta: Dua ta filloj intervistën me vizitën e Mogherinit. Italiane, e hapur, pa makiazh, e drejtpërdrejtë, vjen në Shqipëri dhe prek disa nga problematikat më të rëndësishme, jep dhe një deklaratë për media. Nuk e di pse pata një ndjesi që e folura e saj ishte e parashikueshme, apo gjuha e Bashkimit Europian nuk mund të jetë filmike ose melodramatike?
Vlahutin: Dua të shtoj edhe dy mënyra të tjera për ta shpjeguar Zj.Mogherini, për ta përshkruar atë. Shumë, shumë e sinqertë dhe tejet e përkushtuar. Kjo e shton kënaqësinë për mua që unë të punoj për shërbimin të cilin ajo udhëheq. Ju thatë se a mund të ketë fjalime që mund të jenë më melodramatike! Unë mendoj se ai në universitet ka qenë në fakt një fjalim shumë i sinqertë. Ajo ka këmbëngulur që të takohet me studentët e Erasmus-it dhe në fakt kjo gjithnjë të jep jo vetëm energji, pra takimet me të rinjtë, për punën që bëjmë ne, por janë shumë interesante edhe mendimet e atyre që janë të arsimuar, janë të rinj dhe për të cilët po bën gjithë këtë punë të madhe në fund të fundit sepse ata do të kalojnë shumicën e jetës së tyre si qytetar të BE-së. Nuk është se ka hapësirë për dramë këtu t?iu them të drejtën. Nuk mund të them për shembull që nuk është emocionale. I gjithë procesi i zgjerimit është shumë më shumë se sa thjeshtë rregullat ose rregulloret e brendshme, ligjet etj. Por është një ndryshim i të gjithë shoqërisë dhe si i tillë kërkon edhe shumë gjëra emocionale të cilat duhen arritur. Por mendoj se Zj.Mogherini erdhi me dy mesazhe tejet të rëndësishme. Njëri ishte një mesazh për të gjithë vendet e rajonit, që ju jeni Europa, por tani ne duhet të punojmë akoma dhe më shumë që ju të bëheni shtete anëtare të BE-së, ndërsa mesazhi i dytë që ishte i posaçëm për Shqipërinë është që ka pasur ecuri, progres shumë të mirë deri tani e keni radhën ju dhe duhet të ecim përpara sepse Shqipëria ka bërë në fakt disa reforma shumë të forta, të vështira dhe do të ishte gjynah të themi që mos të kishte atë lloj ritëm zbatimi i cili i nevojitet këtij vendi dhe që meritojnë qytetarët e Shqipërisë.
Krasta: Duke pasur parasysh se si e pritën zonjën Mogherini në Beograd, mund të konsiderohet që pritja në Shqipëri, në gjithë kompleksitetin e vet, ishte një vizitë e qetë dhe e suksesshme. Pyetja ime për ju është. Në momentin e fundit që ju e takuat atë çfarë ju tha dhe si ju drejtohet ajo juve Zj.Vlahutin apo ju drejtohet Romana? Ishte diçka personale apo tha, në çfarë vendi duhet të operoni e dashur ahh??
Vlahutin: Jo, ajo më thotë Romana, por është mënyra se si ne flasim me njëra-tjetrën në përgjithësi. Unë e quaj Zj.Mogherini, por ajo më ka thënë shumë qartë, më ka lënë disa detyra për të bërë dhe disa prej tyre ne i bëjmë rregullisht do të na duhet të punojmë për disa çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet që ne sigurisht mund të flasim më vonë nëse dëshironi. Unë kam në fakt një sërë instruksionesh se çfarë duhet arritur më pas.
Krasta: Zj.Ambasadore, për ju cila është reforma më e rëndësishme në Shqipëri, është reforma për drejtësi apo është reforma elektorale?
Vlahutin: Për Bashkimin Europian ne nuk mund të themi se cila është reforma më e rëndësishme. Këto janë dy gjëra të ndryshme, nëse më lejoni të shprehem kështu. Por më lejoni të filloj me reformën zgjedhore dhe me zgjedhjet në përgjithësi. Për ne janë baza, janë pjesë, kritere të Kopenhagen që tregojnë pjekurinë e një vendi dhe në një farë mënyre ne e marrim të mirëqenë që këto do të jenë një nga standardet kyçe të cilat duhet të përmbush një shtet. Ndërsa përsa i përket reformës në drejtësi kjo është një reformë shumë e veçantë dhe e krijuar për nevojat e Shqipërisë. Ju e dini që vendimi Europian që të rekomandonte çeljen e negociatave me kushtin që të fillonte zbatimi i Vettingut dhe të kishte ecuri të vazhdueshme në pesë prioritetet kyçe ishte si rezultat i një suksesi tejet të madh i cili u arrit vjet në verë me miratimin unanim të ndryshimeve kushtetuese.
Krasta: Dua të qëndroj vetëm shumë pak te reforma zgjedhore. Mua më vjen mirë që e përmendët të parën, çka në një kuptim i tregon edhe publikut që pa këtë nuk mund të kërkohet realizim i reformave të tjera të cilat në një kuptim janë të lidhura me njëra-tjetrën. Por Zj.Ambasador, në raport me kërkesën për reformë zgjedhore, iu janë dukur të drejta shqetesimet tanimë popullore për një tjetërsim të votës, një frikë për blerje të votës, një frikë që edhe sot e kësaj dite do të përdoren para? të mëdha, të ardhura nga të tjera burime jo domosdoshmërisht të ndershme që të vidhet vota. Pra, ka Bashkimi Europian një shqetësim që shkon paralel me shqetësimin popullor në këtë vend në raport me këtë çështje?
Vlahutin: Unë mendoj se jemi gjithnjë të shqetësuar dhe nuk është i një shqetësim vetëm për Shqipërinë ky. Bëhet fjalë pra, do të thosha është një shqetësim edhe më i madh përsa i përket zgjedhjeve. Ky shqetësim është për arsye të ndryshme, por këtu do të thosha se ajo që është e rëndësishme për ne është që, së pari, ODIHR-i dhe OSBE-ja, pra OSBE/ODIHR kanë disa rekomandime shumë të qarta, e zeza mbi të bardhë, kanë vite që kanë vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri, e dinë cilat janë mangësitë dhe fatkeqësisht, Shqipëria është vonë përsa i përket miratimit të reformës zgjedhore, një reforme të thellë që do të kishim preferuar ne të shihnim, por gjithsesi këtu jemi.
Ajo që është e rëndësishme që duhet të bëjmë ne tani është që të shikohet se çfarë mund të bëhet në këtë periudhë kaq të shkurtër kohore në mënyrë që ne të sigurohemi që njerëzit të kenë besim, që vota e tyre të numërohet ashtu siç e kanë hedhur në kuti. Në rast se, për shembull nëse i mbani mend zgjedhjet vendore, të cilat për mua kanë qenë të parat, ka pasur probleme. Unë kam folur atëherë për këto gjëra, kam folur madje edhe për persona të cilët kanë një të shkuar penale që ishin në lista dhe thamë që ishte e papranueshme, ju e keni parë që ligji është miratuar dhe disa persona janë larguar nga Kuvendi në sajë të këtij procesi.
Por ende më shumë duhet bërë, natyrisht kjo është e qartë, por më e rëndësishme është që nuk duhet të ketë askënd me këtë të shkuar kriminale në këto zgjedhje. Gjëja tjetër është blerja e votës, votimi familjar, pra lloj-lloj gjërat të cilat janë bërë në një farë mënyre që votat të shkonin në një drejtim të caktuar dhe unë mendoj se ne kemi qenë shumë të qartë atëherë dhe shumë të qartë jemi dhe tani.
Por t?iu them të drejtën do të thoja se vëzhguesit më të mirë të votës në Shqipëri janë vet qytetarët e Shqipërisë dhe kjo është ajo që funksionon më mirë se çdo gjë tjetër. Ajo që po mendojmë ne, e që bën pjesë në detyrat që unë duhet të bëjë, është që si ta bëjmë këtë monitorim në një aspekt më të gjerë, jo vetëm thjesht monitorim nga OSBE/ODIHR që ndodh zakonisht, por a mund të ketë elementë apo instrumente të tjerë shtesë që mund t?i përdorim në mënyrë që këto zgjedhje të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe që kërkohen për një shtet që është vend demokratik, për një shtet anëtar i NATO-s dhe një kandidat për BE-në.
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot komunikimin e përjav...
Ndërsa modelet e avancuara të telefonave të mençur sikurse S...
Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur protestuesit e Partis...
Kafeja përveç se është e shëndetshme, mund të ndikojë edhe n...
Tigri i shaluar që mund të përpijë vetë Gruevskin! Në një an...
Femra ideale për të cilën meshkujt ëndërrojnë ka afsh të fuq...
Protesta e opozitës përpara kryeministrisë ku është ngritur ...
Policia greke ka arrestuar një 54-vjeçar nga Shqipëria dhe d...
Dy vite më parë, qeveria vendosi të mbjellë palma gjatë auto...
Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja nga droga e kapur s...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi që reforma në drejtësi...
Gjatë muajit shkurt 2017, Policia Rrugore ka zhvilluar çdo j...
Në Sheshin e Lirisë u diskutua sot për fermerin shqiptar në ...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka ironizuar përmes një foto parti...
Disa qytetarë kanë filmuar momentet kur një çift po kryente ...
Kryeministri Edi Rama, ka kaluar në këmbë pranë çadrës së pr...
Shtetasi Alban Voda, i ka prerë kokën me mjete prerëse shtet...
Për Aristotelin, fizika qe shkenca parësore që mund të na tr...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot nga çadra ...
Një bankë e nivelit të dytë është tentuar të vidhet sot në T...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...