Basha nuk tërhiqet/S’ka kthim në Parlamentin e krimit, ja vendimi i popullit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga “ç...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është ndalur te raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili jepte alarmin për korrupsionin në Shqipëri.
Në një reagim, deputetja Tabaku shprehet se raporti i DASH tregoi se një qeveri e korruptuar nuk mund të kryejë zgjedhje të lira.
Referuar të dhënave të raportit, deputetja shkruan se kjo qeveri punon çdo ditë për të manipuluar zgjedhjet ende pa filluar gara.
Ja reagimi i Tabakut:
Raporti i DASH tregoi se një qeveri e korruptuar nuk mund të kryejë zgjedhje të lira!
Farsa e qeverisë me të ashtuquajturat Çadra të Vettingut dhe Peticionin e Vettingut, merr trajta butaforie pas relacioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit që e përfshin Shqipërinë në bashkësinë e vendeve që janë burimi i heroinës apo transit i drograve që shkojnë në tregun Europian.
Madje jo vetëm kaq, sipas raportit të DASH, në Shqipëri korrupsioni është i pranishëm në të gjitha sferat e institucioneve qeveritare. Gjithashtu në raport shkruhet se vendimet në favor të personave të akuzuar për korrupsion vijnë më së shumti prej presionit politik, kërcënimit, korrupsionit të gjerë dhe burimeve të kufizuara. Gjithashtu evidentohet në raport se kemi mos dënime të zyrtarëve që kanë kryer abuzime në mënyrë të vazhdueshme.
Sikundër evidentohet se qeveria e vendit nuk ka kryer asgjë në favor të kthimit të pronave tek pronarët që janë shpronësuar me pa të drejtë nga regjimi komunist. Ndërkohë që raporti i mediave me lirinë është i ulët, raporti vlerëson se gazetarët vetë censurohen ndërsa qeveria ushtron forma presioni ekonomike dhe politike në mënyrë direkte dhe indirekte tek mediat. Evidentohet gjithashtu se AMA nuk është një institucion i pavarur.
Siç edhe vërehet në këto pak pika të cituara nga një raport i gjatë nga DASH, gjendja në vend është e rënduar. Nuk duket rastësi që vendi është kthyer në një burim apo transit i drogës për tregjet europiane, aq më tepër kur kreu anti mafies italiane ka folur për trefishimin e drogës në Shqipëri. Sipas DASH, zgjedhjet e vitit 2015 kanë dëshmuar për ndikimin e votuesve në zgjedhjen e tyre.
Nuk duket rastësi aq më tepër kur vjen nga një qeveri që personat e përfshirë në trafikime të tilla pasi i ka emëruar deputetë, i mbron sot e kësaj dite nga ligji i dekriminalizimit. Nuk duket rastësi, për një qeveri e cila ka futur policinë duke e institucionalizuar një proces të tërë të mbjelljes dhe shitjes së drogës brenda ingranazhit policor. Duke u shndërruar kështu në një kartelë të mirëfilltë droge.
Një qeveri që nuk lejon lirinë e shprehjes, nuk respekton pronën private, sponsorizon trafikun dhe mbjelljen e drogës si dhe duke mundësuar korrupsionin në çdo qelizë të saj. Dëshmon, se është një qeveri e cila nuk dëshiron të votohet në zgjedhje të lira!
Qartësisht, të gjithë e kuptojmë se cdo lojë tjetër nuk është vetëm se një farsë për të justifikuar një qeveri e cila punon përditë për të manipuluar zgjedhjet ende pa filluar gara./CityNews
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga “ç...
Shumica e artikujve ushqimorë nuk janë të dëmshëm për t’u pë...
Ironia e madhe është se Kryeministri Rama është më i rreziku...
Gazetari Artan Hoxha po flet në studion e News 24 për serial...
Në sajë të operacionit të koduar “Ilegal bills”, Policia e S...
Rastet ku njerëzit kryejnë marrëdhënie me kafshë duket sikur...
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, kanë ...
Jam bërë mjeshtër për ndërhyrje. Sidomos per profesorët më k...
Në ekonominë e politikës botërore George Soros ka miliarda d...
Pas aksionit të forcave RENEA për neutralizimin e kokave të...
Tre patrulla të policisë rrugore janë vënë në ndjekje të një...
Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, ka deklaruar nga Shkodra...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka cak...
Falë ndërhyrjes së forcave RENEA, është bërë e mundur kapja ...
Gjatë mesditës së sotme është kapur nga ana e policisë një ...
Një personi të cilit i është gjetur një kallëp tritoli në ma...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shka...
Kongresmeni amerikan, Randy Hyltgren, me anë të një letre dr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...