Fotolajm/ Protesta kundër qeverisë në Tiranë
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Ironia e madhe është se Kryeministri Rama është më i rrezikuar nga qëndresa e Presidentit të Maqedonisë Ivanov ndaj ultimatumit të Bashkimit Europian për të dekretuar deri ditën e hënë Zaevin si kryeministër, se nga çadra e protestës e kryetarit të opozitës në Shqipëri, Lulzim Bashës.
Ivanov nuk dëshiron ta mandatojë Zaevin për të krijuar qeverinë, me arsyetimin se kryetari i opozitës maqedone ka pranuar një marrëveshje të partive shqiptaro-maqedone të arritur në një shtet tjetër, në Shqipëri. Është fjala për platformën e përbashkët të partive shqiptaro-maqedone, të ideuar dhe përpiluar në Tiranë pas ftesës që iu bëri Kryeministri Rama.
Nëse Ivanov i reziston presionit të Bashkimit Europian dhe të gjitha gjasat janë që t? i rezistojë, atëherë BE ka vetëm një mënyrë për ta mbyllur këtë krizë, duke i bërë presion Ramës që të japë dorëheqjen, ashtu që Ivanon të ketë një satisfaksion për qëndrimin e tij dhe të tërhiqet me nder nga beteja që nisi jo vetëm me opozitën maqedone por edhe me BE-në.
Por BE do t? i bëjë presion Ramës për dorëheqje vetëm nëse dakordohet paraprakisht me Ivanovin që ai do ta pranojë ?kokën? e Ramës si kompensim për tërheqjen e tij. Ivanovi është në të drejtën e tij që të rezistojë sepse e ashtuquajtura platformë e partive shqiptare në Maqedoni, e ideuar në zyrën e Edi Ramës është një karikaturë sorosiane e interesave të popullsisë shqiptare në Maqedoni.
Sipas platformës të dalë nga mendja e çartur e Ramës gjuha shqipe duhet të bëhet gjuhë zyrtare edhe në Kriva Palankë, Gjevgjeli, Dellçevo e Strumicë, në skajet e Maqedonisë Lindore ku nuk ka shqiptarë. Por shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë interesa të tillë. Sepse gjëra të tilla janë jo vetëm të panevojshme por edhe të dëmshme, pasi shkaktojnë reagim nacionialist nga popullsia sllavo-maqedone, duke rritur mbështetjen për VMRO-DPMNE dhe duke i mundësuar kësaj partie që në zgjedhjet e ardhshme ta sigurojë e vetme shumicën parlamentare.
Opozita në Shqipëri duhet ta kishte qortuar Kryeministrin Rama që bën veprime të tilla me të cilat kërkon të rritë profilin e tij si politikan në hapësirën shqiptare, por që tekefundit vetëm sa dëmtojnë interesat e popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe të kombit shqiptar në tërësi. Me platformën e Ramës, për herë të parë një qeveri shqiptare në historinë e shtetit shqiptar ka ideuar një program imperialist shqiptar. Sepse nuk është nacionalizëm shqiptar të kërkosh që gjuha shqipe të jetë zyrtare në skajet lindore të Maqedonisë ku nuk ka popullsi shqiptare. Është imperializëm shqiptar, ose më saktë karikatura e tij.
Imperializmi (vjen nga fjala ?imperi? që do të thotë ?perandori?), ndryshe nga nacionalizmi kërkon që të imponojë sundimin dhe interesat e një shteti, të një kombi përtej kufijve shtetërorë dhe etnikë të tij.
Basha kishte rastin e mirë që ta denonconte Ramën për platformën e partive shqiptare në Maqedoni, si nacionalizëm sorosian, domethënë karikaturë e nacionalizmit. Sorosi është ai që në periudhën paskomuniste përvetësoi dhe tjetërsoi thënien e studiuesit britanik të shekullit XVIII Samuel Johnson për patriotizmin e rremë, duke e bërë ?Nacionalizmi është streha e fundit e maskarait?. Në të vërtetë kjo thënie shkon mirë për sorosianët kozmopolitë si Edi Rama, të cilët duan të shtiren si nacionalistë, e zhvilluar kështu: ?Imperializmi është streha e fundit e maskarait sorosian të cilit i duhet të shtiret si nacionalist?.
I gjithë angazhimi i Ramës në krizën politike në Maqedoni nuk është një mbështetje për shqiptarët e atjeshëm, por mbështetje për sivëllain sorosian maqedon, Zaev, që ai të marrë pushtetin.
Basha i ka të gjithë kartat e nevojshme në dorë për ta ndërkombëtarizuar lojën politike kundër Edi Ramës, duke e paraqitur atë si destabilizues sorosian të Ballkanit, e megjithatë Basha nuk e bën këtë. Arsyeja. Nuk ka shpjegim tjetër veç atij që Basha dhe Rama i përkasin së njëjtës vëllazërie sorosiane kështu që më kot presin anëtarët dhe mbështetësit e PD-së që një sorosian të rrëzojë tjetrin nga pushteti. Shkruar për CityNews
Gazetari Artan Hoxha po flet në studion e News 24 për serial...
Në sajë të operacionit të koduar “Ilegal bills”, Policia e S...
Rastet ku njerëzit kryejnë marrëdhënie me kafshë duket sikur...
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, kanë ...
Jam bërë mjeshtër për ndërhyrje. Sidomos per profesorët më k...
Në ekonominë e politikës botërore George Soros ka miliarda d...
Pas aksionit të forcave RENEA për neutralizimin e kokave të...
Tre patrulla të policisë rrugore janë vënë në ndjekje të një...
Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, ka deklaruar nga Shkodra...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka cak...
Falë ndërhyrjes së forcave RENEA, është bërë e mundur kapja ...
Gjatë mesditës së sotme është kapur nga ana e policisë një ...
Një personi të cilit i është gjetur një kallëp tritoli në ma...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shka...
Kongresmeni amerikan, Randy Hyltgren, me anë të një letre dr...
Mijëra qytetarë janë ngritur në protestë në qendër të Prisht...
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 40-vjeçari Edmon...
Dita e 15-të e protestës ka zbardhur me premtimin e pranverë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...