Çfarë po ndodh me banorët e Zharrëzit/Qeveria i lë në shi, ja zgjidhja e tyre (Foto-Video)
Banorët e Zharrëzit vijojnë të qëndrojnë prej 5 ditësh para ...
Keni deklaruar rënie të dukshme të xhiros, nuk keni lëshuar kuponë tatimorë apo nuk keni transmetuar të dhënat ditore?! Atëherë jeni vënë në ?radarin? e tatimeve dhe mos u çudisni aspak kur në derën tuaj të trokasin inspektorët.
Nga një vëzhgim që ?Monitor? ka bërë në terren ka vërejtur raste të mbylljes së aktiviteve që janë vënë nën hetim nga administrata tatimore.
Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e kontaktuar nga ?Monitor? tashmë është ndërtuar një strategji e bazuar në analizën e vlerësimit sipas elementëve të riskut. Pra, kjo mënyrë e re veprimi nuk përfshin verifikime në front të gjerë pa dallim ndaj bizneseve, ndaj atyre që respektojnë apo ndaj atyre që nuk respektojnë detyrimet e tyre.
?Biznesi duhet të kontrollohet, por këto kontrolle po programohen që të jenë të jenë të targetuara.
Nisur nga ushtrimi i së drejtës së kryerjes së funksionit, nga drejtoria e Hetimit Tatimor ka nisur ndërkohë një verifikim i territorit, kryesisht në qytetin e Tiranës.
Objektivi është i mirëpërcaktuar, pra janë ato tatimpagues për të cilët ka të dhëna që ka rënie të dukshme të nivelit të xhiros së deklaruar, ku ka tatimpagues të cilët nuk transmetojnë ose mbyllin pajisjet e tyre fiskale si dhe që kryejnë aktivitet pa lëshuar kupon tatimor.
Sinjalet për këto dukuri shikohen në kohë reale nga sistemet elektronike të tatimeve, pra administrata tatimore është në gjendje të shikojë të gjithë tatimpaguesit në mënyrë nominale, sa herë përdorin kasën, kur e fikin atë, sa kuponë lëshojnë ata në ditë, sa është xhiroja ditore etj. dhe mbi bazën e këtyre monitorimeve, orientohen edhe verifikimet në terren?, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT).
Sipas saj, kryesisht verifikimet në terren përqendrohen në:
-Verifikimin nëse subjekti është i regjistruar, pra është formal apo informal.
-Verifikimin e instalimit dhe funksionimit të pajisjes fiskale
-Verifikimin e lëshimit të rregullt të kuponit tatimor
-Verifikimin e përputhshmërisë së numrit real të të punësuarve me atë të deklaruar në listpagesë
-Verifikimin e mbajtjes së dokumentacionit tatimor në momentin e kontrollit.
Tatimet sqarojnë se këto verifikime, janë të natyrës funksionale, në ushtrim të së drejtës së administratës tatimore për të kontrolluar. ?Ato janë pjesë rutinë e punës së strukturave operacionale të administratës që lidhen me monitorimin e terrenit. Objektivi është që të krijohet një mundësi e barabartë për çdo sipërmarrës që ushtron biznes në vend, në kushte të njëjta konkurrence. Pra, duke synuar minimalizimin dhe zhbërjen e çdo aktiviteti informal, të çdo konkurrence të pandershme të nxitur nga veprime evazioni, që është në fakt në dëm jo vetëm të mbledhjes së të ardhurave fiskale por edhe të vetë bizneseve të rregullta.
Kjo strategji, që është duke u zbatuar me anë të programeve operacionale, do të vazhdojë shtrirjen në të gjithë vendin dhe për më tepër, jo vetëm është kërkuar, por edhe po mbështetet nga të gjithë bizneset që operojnë ndershmërisht në përmbushjen e detyrimeve të tyre fiskale?, bwn tw ditur DPT.
Si kryhet hetimi tatimor
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se kontrolli i veprimtarisë së tatimpaguesve, është një nga funksionet e administratës tatimore dhe përpos kësaj eksiton edhe funksioni i veçantë që lidhet kryesisht me strukturat e hetimit tatimor.
Ligji nr.9920 datë 19.5.2008 ?Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar, në nenin 80 të tij ka përcaktuar qartë të drejtën e administratës tatimore për të kontrolluar saktësinë e të gjitha dokumenteve, që kanë të bëjnë me statusin ligjor, rezidencën, veprimtarinë ekonomike, pagesat dhe detyrimet tatimore, të tatimpaguesve.
Në zbatim të këtij ligji Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr.24 datë 2.09.2008 ?Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar, në pikën 80.3 të tij ka përcaktuar llojet e kontrolleve tatimore, që janë :
Kontroll tatimor i plotë në vend
Këto kontrolle janë gjithëpërfshirëse dhe ndërmerren për:
? të kontrolluar të gjitha aspektet e biznesit të personit te tatueshëm
? për të gjitha periudhat kohore qe nga kontrolli i plotë i fundit dhe
? te gjithë llojet e tatimeve.
Këto kontrolle kryhen bazuar në analizën e riskut.
Vizitat fiskale
Këto janë kontrolle të shkurtra të kryera gjatë një periudhe të shkurtër kohore për të verifikuar:
? saktësinë e deklaratave dhe pagesave,
? vetëm për një periudhe te caktuar tatimore
? vetëm për një lloj tatimi.
Në rastet kur nga këto vizita fiskale konstatohen probleme serioze dhe dyshime të bazuara për fshehje tatimi, kontrollori propozon kryerjen e një kontrolli të plotë në vend.
Këto dy lloje kontrollesh kryhen nga strukturat që janë pjesë përbërëse e funksionit të kontrollit tatimor të administratës tatimore.
Ndërsa strukturat që janë pjesë e funksionit të Hetimit Tatimor, kanë në përbërje të tyre njësitë e zbatimit, të cilat kryejnë verifikime, që emërtohen si ?verifikime në vend? në të gjithë territorin e vendit.
Këto verifikime synojnë zbulimin ne kohë të shkeljeve që kanë lidhje me:
? regjistrimin e personave të tatueshëm (identifikimin e personave të paregjistruar),
? me përdorimin e pajisjeve fiskale,
? me përdorimin e pullave fiskale në mallrat e akcizës,
? me dokumentimin e mallrave në ruajtje, përdorim dhe transport,
? me dokumentimin e shitjeve dhe lëshimin faturave tatimore, etj.
Njoftimi
Administrata tatimore sqaron se ato kryhen pa njoftimin paraprak të personave të tatueshëm, por vetëm nëpërmjet prezantimit në momentin e verifikimit, të dokumentit personal të verifikuesit dhe urdhrin e ditës, të lëshuar nga drejtuesi i drejtorisë së kontrollit për verifikime në vend./Monitor
Banorët e Zharrëzit vijojnë të qëndrojnë prej 5 ditësh para ...
Ambasadorët e BE në vendin tonë dhe ambasadori i SHBA, Donal...
Lidhur me vrasjen e Elton Çiços, Prokuroria ka kërkuar që të...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zhvilloi një takim me p...
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në qytet...
Në kuadër të një hetimi për veprat penale të “Kultivimit të ...
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, ...
Protestuesit e opzoitës kanë gjetur sot një tjetër mënyrë pë...
Krydemokrati Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh të ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka dorëzuar sot në Parlament një...
Ukraina është drejt rrugës së liberalizimit të vizave me BE-...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga çadra ...
Policia e Krujës po punon për identifikimin dhe kapjen e aut...
Një sasi droge është gjetur sot në ambientet e burgut të Dur...
Deputetja e PD, Jozefina Topalli, ka folur për marrëdhëniet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi ashpër mbrë...
Ambasadori maltez ka komentuar situatën politike në Shqipëri...
Shefi i Rendit në Komisariatin e Laçit, Ylli Vata, është shp...
“Arrest me burg” është masa e caktuar për drejtorin e shkoll...
Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, vje...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...