Maqedoni/ BDI do mbështesë Zaev
Partia më e madhe shqiptare në Maqedoni tha se do të mbështe...
Dhuna ndaj pakicave fillon me gjuhën diskriminuese dhe ofenduese që përdoret ndaj tyre.
Johanna Deimel, nga Shoqata për Evropën Juglindore në Mynih thotë se përdorimi i gjuhës së shthurur në hapësirën publike që drejtohet qoftë kundër pakicave etnike, atyre seksuale etj, ka traditë në Ballkan, por aktualisht përdorimi i saj po shtohet. “Kjo lidhet me faktin se megjithë procesin e afrimit me BE-në, vendet e Ballkanit janë ende larg vënies në jetë të parimeve demokratike dhe atyre të shtetit të së drejtës.”
Frustrimi për perspektivën evropiane dhe gjendja shpesh e vështirë dhe pa perspektivë ekonomike bën që tensionet në vendet e Ballkanit të shtohen. Sipas ekspertes për Ballkanin Deimel kjo bën që “në media të përhapet një gjuhë urrejtjeje e shfrenuar, e cila nuk përballet me rregulla.”
Evropa dhe populizimi
Kjo lidhet edhe me një zhvillim që vihet re në mbarë Evropën, sepse në disa vende të BE-së, si në Francë, Hungari, Poloni dhe Holandë, po vihet re një forcim i partive të djathta dhe po vihen në pikëpyetje demokracitë liberale. Nacionalizimi po forcohet dhe dëgjohen sllogane kundër perëndimit dekadent. “Qëndrime të tilla gjejnë në Ballkan shumë mbështetës”, – thotë Deimel
Tepër shqetësuese është në këtë mes gjuha e urrejtjes me përmbajtje etnocentrike – fyerja e hapur e pakicave etnike. Kjo gjuhë po ripërtërihet në Ballkan dhe po keqpërdoret për qëllime politike.
Deimel paralajmëron për përdorimin e gjuhës luftarake, pra që njerëzit flasin sërish për luftë dhe ndryshim kufijsh, gjë që sipas saj është tepër e rrezikshme, sepse “lufta nuk nis vetiu, por përgatitet edhe përmes gjuhës.”
Ligje vetëm në letër
Aktivistja kroate për paqen Cvijeta Senta thotë se institucionet shtetërore mbajnë përgjegjësi të madhe. Në ligj parashikohen dënime për gjuhën e urrejtjes që konsiderohet si vepër penale, por në realitet gjëra të tilla nuk zbatohen. “Kjo bën që ata që i shajnë ta ndjejnë veten të kërcënuar, kurse ata që shajnë të marrin më tepër guxim.” Sipas saj në rast se dikë e diskretiton duke e quajtur serb apo cigan dhe duke e shpallur si person të padëshirueshëm, nuk është problem që më pas të përpiqesh ta eleminosh.
Shumë organizata të shoqërisë civile në të gjithë rajonin janë angazhuar në luftë kundër gjuhës së urrjetjes dhe denoncojnë përdorimin e saj tek autoritet. Por shpesh ata nuk merren seriozisht ose madje bëhen vetë viktima ofezash. Aktivistja Cvijeta Senta thotë se BE-ja duhet të jetë e vëmendshme për raste të tilla, sepse “pa kontroll nga jashtë, zhduket edhe presioni për t’u sjellë ndryshe” dhe dalin në pah shprehje seksiste dhe raciste./DW
Partia më e madhe shqiptare në Maqedoni tha se do të mbështe...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga shpërthimi i ndodhur s...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u kallëzua sot pen...
Opozita po kalon ditën e 8-të të protestës dhe lëvizja e saj...
Tenori i mirënjohur Agim Hushi, ka qenë mbrëmjen e djeshme n...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar menjëh...
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, është goditur mbrëm...
Një makinë ka shpërthyer në lëvizje në lagjen “Kryengritja” ...
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është goditur me gr...
Një shpërthim ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e Vaqarrit ...
Ish-kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, ka përgënjeshtruar ...
Tesnion mes policisë dhe banorëve të Zharrëzëz.Një qytetar i...
Zv.kryeministri Niko Peleshi, ka pritur sot në një takim ban...
Miku im e di ti që Rrobespieri dhe Marati ishin më parë njer...
Bërthama e LIBRA ka marrë sot një vendim për mënyrën se si d...
Dhuna “plaket” po kaq shpejt, dhe pa kaluar shumë vite, nuk ...
Banorët e Zharrëzëz kanë mbërritur ditën e sotme në Tiranës ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka mbajtur nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka reaguar pa...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...