Seks me të miturën/ Ja ku përfundoi autori dhe vajza që fshihet pas ngjarjes
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet s...
Ditë më parë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, e ka emëruar Lulzim Rafunën, ish-drejtorin e Doganës së Kosovës, si këshilltar për tatime dhe doganë. Rafuna ka qenë shumë i afërt me oligarkët ‘Devolli’, por edhe i besuar i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në reagimet e njohësve të ekonomisë dhe fushës së financave, theksohet se emërimi i Lulzim Rafunës si këshilltar i Edi Ramës më në fund po shpërfaq lidhjet që i kanë treshja e famshme, e oligarkëve ‘Devolli’ me kryeministrin Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe interesat e tyre të përbashkëta të inkriminuara. Sipas analistëve, emërimi i drejtorit të ri të Doganave të Kosovës, Bahri Berisha, me asistencë të kompanisë britanike i përkrahur nga ambasada Britanike e së fundi edhe nga Ambasada Amerikane e ka trazuar dyshen e inkriminuar Thaçi-Rama dhe oligarkët ‘Devolli’. Deputeti i opozitës Enver Hoti (Nisma për Kosovën), tha se vetë fakti se për këshilltar të Edi Ramës më herët ka shkuar një personalitet si Shkëlzen Maliqi kjo nuk do koment. “Ndërkaq, edhe emërimi i Lulzim Rafunës në këtë post po tregon se klasa politike e Kosovës është për një vazhdimësi të rrugës së keqe që është nisur nga andej kufirit. Së këndejmi mendoj se emërimi i Rafunës në postin e këshilltarit të Edi Ramës është forcim i lidhjeve të mafiozëve në të dyja anët e kufirit shqiptaro-shqiptar”, tha Hoti.
Bartja e përvojës së paligjshmërisë
Eksperti i fushës së financave, Xhevat Meha, tha se në pamje të parë emërimi i ishdrejtorit të Doganave të Kosovës është një shkëmbim i përvojave. “Në mjedisin faktik të Ballkanit kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Në një mjedis me shkallë shumë të lartë të korrupsionit dhe të lidhjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë me krimin nuk kërkohet njohuri dhe përvoja profesionale, kërkesa është për njohuri dhe përvoja të shmangies së zbatimit të ligjit”, u shpreh ai. “Në mjediset ku zotëron lidhja e krimit me zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore, janë vetëm individët e përzgjedhur që mund të janë të besueshëm për kryerje të transaksioneve me bazë kriminale. Se çfarë profili ka pasur ish-drejtori i Doganave të Kosovës kuptohet nga presioni rreth emërimit të drejtorit të ri të Doganave të Kosovës”, ka thënë ai. Analisti Meha potencoi se ky nivel i presionit në fakt është nivel i presionit të krimit mbi institucionet e shtetit për mos-përzgjedhje të individëve zbatues të ligjit në krye të institucioneve me interes të lartë shtetëror. “Ish-drejtori, sigurisht se paska demonstruar specializim të shkathtësive për punë në kushtet e nivelit të lartë të moszbatimit të ligjit”, vijoi më tutje Meha. “Bartjen e këtyre përvojave tek shteti tjetër po e shoh si një lloj internacionalizimi të këtyre përvojave, një lloj vazhdimi i praktikave të “zhvillimit te internacionalizmit proletar” që e kishim dikur”, tha ai.
Mafia kontrollon shtetin
Analisti Dardan Grapci tha se ” me këtë marrëveshje haptas po deklarohen kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me kompaninë ‘Devolli’, duke i treguar popullit që mafia e ka në dorë shtetin e jo shteti mafinë”, u shpreh ai. “Populli është duke u varfëruar, dhe janë duke jetuar ndoshta edhe me 1 euro në javë, prandaj duke e parë gjendjen dhe shoqërinë civile se si po heq keq nga ana ekonomike , nuk është edhe larg ndonjë trazirë apo protestë e dhunshme”, tha Grapci./Kosova Sot
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet s...
Një tjetër anëtar i bandës së grabitësve të bankës në rrugën...
Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së k...
Protestuesit e opozitës vijojnë ditë e shtatë nën “çadrën e ...
Te dashur miq,Ne mbremjen e 23 shkurtit, ne mbledhjen e Krye...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për...
Oligarkët po e amnistojnë veten,shkruan gazeta Kosova SotL u...
Shkrimtari i mërguar vrau veten nga dëshpërimi prej nazizmit...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme ka qenë i zhvendosur ...
Dashi.Sot si dite e premte mund te themi se eshte mire qe te...
Në fund, kabineti federal nuk e zbuti pozicionin e tij. Megj...
Prokuroria gjermane njoftoi për arrestimin e një islamisti r...
Dëshironi të bëheni sipërmarrës të suksesshëm? Duhet të mëso...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ka komentuar thirrje...
Gjatë fjalës së tij për “Opinion”, Basha ka folur për përzgj...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, është kthye...
Kreu i PD, Lulzim Basha, foli për dy takimet e zhvilluara me...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin...
Krydemokrati Basha foli nga çadra e protestës për miliarderi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...