Stefan Cvajg/ Shkrimtari që ëndërronte një botë pa kufij
Shkrimtari i mërguar vrau veten nga dëshpërimi prej nazizmit...
Oligarkët po e amnistojnë veten,shkruan gazeta Kosova Sot
L ufta kundër krimit dhe korrupsionit po vendnumëron në shtetin e Kosovës, ndërsa shumica e analistëve politikë për këtë mosveprim bëjnë përgjegjës strukturat e larta politike qeveritare, të lidhura me strukturat kriminale, që po vetë-amnistohen nga ndëshkimi për shkak të korrupsionit, viktimë e të cilit është qytetari. Dihet mirëfilli që sa më shumë korrupsion që po ndodh në Kosovë, aq më pak qytetarët marrin shërbimet e nevojshme dhe cilësore, sepse paratë që duhet të rishpërndahen për qytetarët përfundojnë në xhepat e pushtetarëve. Për këtë shkak është krejt e kotë me këtë klasë politike të arrihen integrimet evropiane, pikërisht për shkak të këtij pushteti korruptiv në të dyja nivelet, si dhe gjyqësorit joefikas. Sipas analistit politik, Ali Hertica, korrupsioni në shoqërinë kosovare është mjaftë i thellë. “Derisa nuk ka aspak ndëshkim të dorës së zgjatur, që e mbjellin, kultivon dhe është bashkëpjesëmarrëse në krim dhe korrupsion, me të drejtë mund të konkludojmë se aty janë të involvuar vetë pushtetarët, prandaj edhe ata po vetë-amnistohen, duke mos vepruar kundër këtij fenomeni kancerogjen për të ardhmen e shtetit dhe zhvillimin”, potencoi ai.
Korruptimi, i zakonshëm
Sipas Herticës, ky fenomen mund të luftohet vetëm përmes një presioni më të madh të opinionit publik dhe shoqërisë civile mbi institucionet e sundimit të ligjit. “Ne si shoqëri kosovare mund ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë politik, vetëm duke kërkuar nga drejtësia kapjen e kokave të ‘peshqve të mëdhenj’, pasi konsideroj që ‘peshk i madh’ është çdonjëri që është i korruptuar dhe ka krijuar pasuri marramendëse, që në zhargonin popullor e themi pasurim brenda nate, një kohe shumë të shkurtër, dhe kjo ka ardhur vetëm si rezultat kur individët e tillë kanë qenë të aftër me rrjetet kriminale që kanë menaxhuar rrjedhat financiare në shtet”, tha Ali Hertica. Edhe prof. Riza Smaka thotë se është fakt që korrupsioni në vendin tonë është galopant dhe nuk luftohet as minimalisht nga institucionet përkatëse. “Për të qenë e keqja edhe më e madhe, në opinionin publik mbase është krijuar një perceptim se korrupsioni është aq i rëndomtë, saqë pa aplikime të formave të caktuara të tij nuk mund të kryhet asnjë farë pune zyrtare. Nëse do të vijonte kjo praktikë, mund të krijohet një klimë politike koekzistente me korrupsionin, madje një trajtë e koekzistencës paqësore tok me korrupsionin”, u shpreh ai. “Nuk ka farë dyshim se defekti qëndron te klasa politike qeveritare, e cila nuk ka as vullnet politik, as kapacitete funksionale për ta luftuar korrupsionin. Ndryshe, parakushti themelore për liberalizimin e vizave në vendin tonë realisht nuk është “demarkacioni” i sponsorizuar nga Qeveria, por demarkacioni bilateralisht i akorduar nga Kosova dhe Mali i Zi , në një anë, si dhe eliminimi i korrupsionit, i cili nga shkaqet e thëna vështirë që do të luftohej e të mos flitet për eliminimin e tij”, tha Smaka për “Kosova Sot
Degradimi, i pandalshëm
Edhe politologu Bejtullah Ibrahimi vlerëson se çështja më e ndjeshme, e cila e ka ngulfatur zhvillimin ekonomik dhe përfundimisht ka izoluar Kosovën në një geto, është korrupsioni. “Kjo sëmundje e përhapur gjithandej vendit dhe e cila ka prekur në përgjithësi pjesën dërmuese të kësaj klase politike ka bërë që seriozisht vendi të rrezikohet në aspiratat zhvillimore dhe atë të integrimeve. Natyrisht kësaj gjendjeje i ka kontribuar shumë amnistimi që i është bërë në vazhdimësi nga ana e gjyqësorit, sferë e cila është bashkëvepruese në korrupsion. Ideja se me këtë qasje vendi ynë mund të zhvillohet dhe të integrohet në familjen evropiane është mendësi e klasës politike, e cila që nga çlirimi e deri më sot vetëm sa ka degraduar ekonominë dhe ka mbajtur mbyllur dyert e integrimit dhe lëvizjes së lirë në zonën shengen dhe së fundmi kemi edhe një tendencë ku e gjithë kjo po tentohet të thjeshtësohet, që i gjithë faji po i lihet kalimit të marrëveshjes për demarkacion me shtetin fqinj, Malin e Zi. Ky mendoj se është vetëm një mashtrim i madh dhe një tentim lajthimi që po mundohen ta paraqesin para popullit”, tha Bejtullah Ibrahimi. Ai thotë se ka shumë besim që populli e di të vërtetën që po e manipulon pushteti, duke u vetë-amnistuar pa kufi. “Kam besimin se populli e ka shumë të qartë se cili është problemi real i moszhvillimit ekonomik dhe i mosintegrimit, andaj këtë klasë politike në masë të madhe duhet ta eliminojë nga skena politike vendimmarrëse dhe përfundimisht të hapet një kapitull i ri, kapitulli i zhvillimit ekonomik, i sundimit të shtetit ligjor dhe pastaj integrimi dhe lëvizja e lirë do të jenë çështje normale”, tha Ibrahimi./Kosova Sot
Shkrimtari i mërguar vrau veten nga dëshpërimi prej nazizmit...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme ka qenë i zhvendosur ...
Dashi.Sot si dite e premte mund te themi se eshte mire qe te...
Në fund, kabineti federal nuk e zbuti pozicionin e tij. Megj...
Prokuroria gjermane njoftoi për arrestimin e një islamisti r...
Dëshironi të bëheni sipërmarrës të suksesshëm? Duhet të mëso...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ka komentuar thirrje...
Gjatë fjalës së tij për “Opinion”, Basha ka folur për përzgj...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, është kthye...
Kreu i PD, Lulzim Basha, foli për dy takimet e zhvilluara me...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin...
Krydemokrati Basha foli nga çadra e protestës për miliarderi...
Publicisti Kastriot Myftaraj, shprehet se do të kryejë një k...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një dallim me...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka qenë sot e ftuar ...
Basha ka komentuar vendimin e ambasadës së SHBA për heqjen e...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka bërë krahasimin mes protestës së...
Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka dërguar një mesazh dy liderëv...
Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...