Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Këtë pasdite në tendën e protestës qytetare, u diskutua mbi problematikat e familjeve shqiptare dhe përjetimi i tyre nga nënat, bijat, e gjithë gratë shqiptare.
Në përkrahje të kauzës së protestuesve ishte edhe tenori Rudi Sata i cili mbështetjen e tij e dha përmes fjalëve por edhe notave muzikore të këngës ?Rrjedh në këngë e ligjërime.?
?Jam këtu jo vetëm si artist por si qytetar. Jam këtu në emër të artistëve që i denigruan, i nëpërkëmbën dhe i denatyralizuan. Ky i kryeminsitrit tonë është rast unikal. Ky është artisti që urren artistët. Por artistët jetojnë vetëm përmes fjalës së lire?? tha Sata.
E pranishme në bashkëbisedim ishte edhe bashkëshortja e z.Basha, Aurela Basha, e cila dha një mesazh të shkurtër. ?Unë jam këtu si bashkëshorte por edhe si nënë e dy fëmive të vegjël. Jam këtu edhe si përfaqësuese e brezit të parë të të rinjve shqiptarë që iu dha mundësia të ikin jashtë shtetit, të studiojnë e të kenë një mundësi për një jetë më të mirë. Jam këtu edhe si bija e atyre prindërve, nënave dhe baballarëve, që na rritën me aq sakrifica.Dhe sot, është detyra jonë që ta kthejmë këtë sakrificë mbrapsht. Eshtë detyra jonë që sot të bëjmë ne sakrificën tonë. Tani që ne dimë më mirë, kemi parë më shumë, është detyra jonë që të qendrojmë këtu në këtë shesh e të mos pranojmë asgjë më pak se sa standardet europiane.?.
Zonjat e pranishme ngritën shqetësimet e tyre nga pasiguria e shkollimit të fëmjëve deri tek pamundësia ekonomike për të përballuar jetesën e cila për supet e nënave shqiptare është rënduar për shkak të taksave të larta dhe çmimeve në rritje të shërbimeve shtetërore.
?Jam bijë pronari, por babai im vdiq pa u bërë pronar i tokave të vetë. Zoti kryeministër premtuat legalizime falas. Ku janë? Ku është puna? Nuk kam të ardhura të paguaj shkollën e fëmijëve?, tha Merita Çela, avokate.
?Nuk e kam shkelur kurrë ligjin. Kam qënë rrogëtare. Kam dal nga shërbimi civil sepse isha bijë e një ish të dënuari politik. Ajo që për 25 vjet kishim harruar, mu kujtua në formën e shprehjes që nënë ma thonte kur shkonim në Spaç: Ne nuk jemi njësoj si të tjerët.Lufta e klasave është sot aktuale nga kjo qeveri. Çfarë t?i them unë fëmijëve të mij? Bëhuni të ndershëm? Unë jam e ndershme dhe jam pa punë. Kjo nuk është demokraci, është totalitarizëm?, shtoi Cela.
Alfrida Dedgjonaj, zv kryetare e bashkisë Lezhë, kërkesën e protestuesve për zgjedhje të lira dhe të ndershme e komentoi si minimum të ligjshmërisë.
?Sot paradite dikush më shkruajti: si do e arsyetosh faktin që sot duhet të ishe në zyrën e Bashksië dhe jo në protestë? Jam e bindur se kjo proteste e nisur nga Partia Demorkatike ne emër të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut e ka kaluar dimensionin politik dhe është bërë kauzë mbarëkombëtare. Unë dhe bashkëqytetarët e mi jemi këtu në emer të kushtetueshmërisë dhe kushteve që populli vendos përballë cdo qeverie?.
Klea Progni, është një 14 vjeçare e cila përfaqëson rininë e talentuar të këtij vendi, e cila përmes recitimit të vargjeve të poezisë së Gjergj Fishtës, ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit në ?sheshin e lirisë?.
Për kryedemokratin Lulzim Basha, zgjidhjet për mundimet e ankthin e grave dhe nënave, vijnë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.
?Zgjedhje të lira e të ndershme mund dhe do të ketë vetëm pa qeverinë e lidhur me krimin, pa qëverinë që kriminalizoi parlamentin, qeverinë që përbuzi dhe hodhi në rrugë edhe gratë socialiste për tu hapur vend trafikantëve të grave, siç ishte rasti në Lezhë, për t?u hapur rrugë dhunuesve të grave, siç janë qindra e mijëra raste në administratën shtetërore.?
Lulzim Basha theksoi edhe njëherë rëndësinë e mesazhit të dhënë më 18 shkurt në nisjen e protestës qytetare.
?Nëse ka një mision të shenjtë për të cilën ia vlen të sakrifikojmë e të qendrojmë deri në fitore është siguria, liria, mirëqënia e brezave që do vijnë. Ndaj qendresa jonë këtu sot, nesër e deri në arritjen e fitores tonë, është garancia, është domosdoshmëria, është vendimi që do ti shkojmë deri në fund të gjithë së bashku këtu?.
Nga sheshi i zërit të qytetarëve të thjeshtë, kryetari i Partisë Demorkatike i dha një këshillë qeverisë.
?Ti thërrasë mendjes, ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, të mos i bëjnë hesapet gabim, përndryshe sheshi i 18 shkurtit do të mbushet 2 herë më shumë dhe nuk do të ketë njeri ta ndalë këtë valë popullore?.
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, është sot i ftuar n...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka darkuar mbrëmjen e sotme ...
Një grua denoncon në emisionin “STOP” këtë të martë, histori...
Sot, për të kushedisatën herë, Kryeministri Rama përdori një...
Une jam Qytetari, Une jam Protesta. Ti je Kryeministri, Ti j...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka qenë sot e ftuar ...
Në fund të vitit të kaluar, qeveria miratoi një ligj për per...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka folur sot në stud...
Relatori për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flecken...
Talebanet shkaterruan statujat e Budes, ISIS shkaterroi Palm...
Ka përfunduar pak më parë takimi midis kreut të PD, Lulzim b...
Nga Altin Goxhaj Miq e moret vesh? Fondacioni Soros kualifik...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi një takim m...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, i është përgjigjur ftesës së k...
-Klithmë lebetitëse për birin e guvernatorit burgaxhi Ardian...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të denoncojë sot një ra...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-drejto...
Eurogrupi tregon edhe më tej durim me Greqinë. Por Athina du...
“Lideri” i protestës, Ervin Salianji ka braktisur “çadrën e ...
Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në qytetin e Durrësit. Bu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...