Nga Oerd Bylykbashi/ Po çfare vettingu, keta duan SPAK-un pas qafe!
Talebanet shkaterruan statujat e Budes, ISIS shkaterroi Palm...
Relatori për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, tha sot në Tiranë se vendi i deputetëve është në parlament, ndërsa saktësoi se ai nuk do të përfshihet në ndonjë negociatë për zgjidhjen e krizës së krijuar pas vendimit të opozitës për të bojkotuar parlamentit dhe për të protestuar pa ndërprerje për arritjen e një qeverie teknike. Kryetari demokrat Lulzim Basha nënvizoi se opozita nuk do të pranojë asnjë zgjidhje të pjesshme
Eurodeputeti Knut Fleckenstein nisi sot vizitën zyrtare në Tiranë, një vizitë e programuar që më parë, por që përkon me zhvillime të tensionuara në vend, pas vendimit të opozitës për të protestuar deri në largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme 18 qershorin e ardhshëm. Opozita ka vendosur gjithashtu bojkotimin e parlamentit. Por për eurodeputetin Fleckenstein ?anëtarët e parlamentit duhet të kryejnë punën e tyre në parlament?.
Një ditë më parë në një intervistë për Televizionin publik shqiptar, zëdhënësja e Komisionit europian Maja Koçijançiç u shpreh se ?debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t?iu bashkuar Unionit Europian? duke kujtuar rëndësinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Edhe eurodeputeti i së djathtës europiane Eduard Kukan, një njohës i mirë i realitetit shqiptar, përmes një postimi në Twitter, shprehej sot se ?Opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve parlamentare, në Kuvendin e Shqipërisë. Bojkoti nuk e ndihmon atë t?i mbarojë këto punë?.
Relatori për Shqipërinë Fleckenstein takoi sot gjatë paradites Kryeministrin Edi Rama dhe më pas edhe kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Ai tha se do të takojë gjithashtu edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, duke saktësuar se nuk do të përfshihet në asnjë proces negocimi me opozitën.
Që prej ditës së shtunë opozita vazhdon protestën përpara selisë së kryeministrisë. Drejtuesit e saj kanë përsëritur me këmbëngulje se ?nuk ka kthim pas nga rruga e nisur?. Kreu i opozitës Lulzim Basha theksoi sot se nuk do të pranohet asnjë zgjidhje e pjesshme: ?Jemi këtu e do jemi këtu çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më të vendosur deri në realizimin e plotë, jo të pjesshëm, të kushtit tonë, zgjedhje të lira e të ndershme, largimin e këtij kryeministri dhe krijimin e një qeverie teknike. Sot nuk ka detyrë më të madhe se sa këtë protestë ta shtrijmë anembanë Shqipërisë. Asgjë nuk do të jetë më si më parë derisa zëri i shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet?, deklaroi zoti Basha, sipas të cilit ?kur në vend ka rënë çdo institucion, është koha të rrëzohet Qeveria?.
Për shumicën, protesta e opozitës është ?një alibi për të justifikuar humbjen elektorale të radhës? dhe ?ka si synim të pengojë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve?. ?Le ta provojnë të kundërtën – tha sot kryeministri Edi Rama – Le të vazhdojnë të protestojnë, le të vazhdojnë ta bojkotojnë Parlamentin dhe le të çojnë atje ata, 3 njerëz duhen, që i përfaqësojnë për të ngritur komisionet që populli shqiptar përmes Parlamentit dhe me Kushtetutën në dorë të shpëtojë nga kthetrat e këtyre killer-ave të veshur me të zeza, që kanë 25 vjet që i bien me çekiç kokës, nënave të viktimave, vajzave të përdhunuara dhe të gjithë atyre që shkojnë në gjykatë për të marrë një pronë dhe e humbasin pronën, duke marrë çekiçin në lule të ballit?, u shpreh kryeministri gjatë një aktiviteti me Policinë e Shtetit.
Talebanet shkaterruan statujat e Budes, ISIS shkaterroi Palm...
Ka përfunduar pak më parë takimi midis kreut të PD, Lulzim b...
Nga Altin Goxhaj Miq e moret vesh? Fondacioni Soros kualifik...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi një takim m...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, i është përgjigjur ftesës së k...
-Klithmë lebetitëse për birin e guvernatorit burgaxhi Ardian...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të denoncojë sot një ra...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-drejto...
Eurogrupi tregon edhe më tej durim me Greqinë. Por Athina du...
“Lideri” i protestës, Ervin Salianji ka braktisur “çadrën e ...
Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në qytetin e Durrësit. Bu...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentua...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka dalë kundër pro...
Nëntor 1961Kategoria: Armagedoni bërthamor.Sfondi: Në vitet ...
Gazetari Ylli Rakipi foli në rubrikën “Opinion” të Neës 24 p...
Emisioni investigativ “Stop” do të denoncojë sot me pamje nj...
Shqipëria renditet ndër destinacionet që sugjerohen për të i...
Emisioni investigativ “Stop” do të transmetojë sot një pamje...
Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, priti s...
Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstei...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...