Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Në fund të vitit të kaluar, qeveria miratoi një ligj për personat e pasiguruar, të cilët përfitonin shërbime spitalore dhe barna falas. Në mes të muajit janar, kryeministri Edi Rama lançoi këtë VKM, duke theksuar se prekeshin 600 mijë persona. Por, vonesat në zbardhjen e vendimit si dhe mungesa e udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë apo nga Fondi i Sigurimeve, sollën një ngërç nga disa institucione.
Në emisionin “Fiks Fare” u ankua 59-vjeçarja Marie Deda, nga Kamza. Ajo vuan nga veshkat dhe duhet ti nënshtrohet një operacioni në QSUT. Ajo shkoi te mjeku i familjes, Zyra e Punës, Fondi i Sigurimeve, Spitali “Nënë Tereza”, të cilat e sorollatën për disa javë, aq sa i rrezikohej jeta. Kërkesa e saj ishte një: ti nënshtrohej një operacioni shëndetësor.
“Rrezikoj të vdes”
Në ditët e para të muajit shkurt të këtij viti, në redaksinë e emisionit “Fiks Fare”, u ankua Marie Deda, 59-vjeçe, banore e Bashkisë Kamëz. Ajo tha se vuan nga një sëmundje në veshka dhe i është nënshtruar një operacioni në Austri. Thotë se aktualisht është me qeska dhe mjekët i kanë thënë se duhet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Fillimisht shkoi te mjeku i familjes, i cili i tha se, për t’i plotësuar dokumentacionin për në QSUT, i duhej karta e shëndetit. Por, më datë 8 shkurt, karta e shëndetit i ishte skaduar zonjës në fjalë. Më pas, zonja shkoi në Zyrën e Punës në Kamëz, për t’u regjistruar si e papunë, për të marrë dokumentin. Ky dokument nevojitej për nxjerrjen e kartës të shëndetit. “Shkova te Zyra e Punës dhe nuk ma dhanë. Më thanë shko te sigurimet shëndetësore. Shkova te sigurimet dhe më thanë se ta nxjerrin dot kartën pa librezën e papunësisë. Po më sorollasin. Rrezikoj të vdes, nëse nuk e bëj operacionin” tha 59-vjeçarja.
Sorollatja në institucione
Fiks Fare shoqëroi zonjën në disa institucione. Gazetarët shkuan fillimisht në Zyrën e Punës në Kamëz, ku specialistja i thotë se “ne e kemi të ndaluar për pjesën e shëndetësisë. E di që është miratuar ligji për këto kartat e shëndetit, tani sesa është vënë në funksion te shëndetësia unë nuk e di. Se nuk je e para, je e pesta, e gjashta që kanë ardhur për këtë punë. Po ça të bëj unë se nuk më lejohet, të lë vendin e punës për këtë pjesë. Po kam marrë vërejtje për këtë. Më kanë tërhequr vërejtje për këtë, nuk bëj dot më”.
Më pas, Maria shkon në qendrën Shëndetësore në Kamzës, në vendin ku jepen kartat e shëndetit. Në atë vend i thonë që nuk e kanë emrin e saj në sistem, të shkojë te Zyra e Punës ose tek Drejtoria e Fondit të Sigurimeve për Vorën dhe Kamzën.
Pas “këshillimit” në këtë zyrë, Maria 59-vjeçare, me probleme të rënda shëndetësore, shkon në Drejtorinë e Fondit të Sigurimeve për Vorën dhe Kamzën. Në këtë zyrë takojnë përgjegjësin, z.Roland Male. “Nëse nuk bën dot kartën, duhet të bësh siguracion vullnetar. Siguracioni vullnetar bën pagesa 280 mijë lekë dhe fillon efekti pas 6 muajsh. E dyta ka një ndryshim në ligj që në datën 1 mars, më këtë datë fillon që edhe për të papunët, edhe të pasiguruarit, automatikisht janë falas. E treta, është që të shkoni të gjeni ndonjë mik, merrni kështu një kartë papunësi që ta marri që sot, sepse nuk ka zgjidhje. Zyra ime nuk merret me këto. E di që i takon, po kjo ça thotë ligji më privon” thotë Male.
Zbardhet VKM per te pasiguruarit, pas interesimit nga Fiks Fare
Pas burokracive të zyrtarëve shtetërorë, gazetarët e Fiks Fare interesohen për rastin në fjalë. Në Zyrën e Punës në Kamëz gjejnë pikërisht specialisten Blerta Matraku. Ajo thotë se, sipas ligjit të papunësisë i vitit 2015, nuk mund të japin vërtetime të tilla. “Ne trajtojmë personat e aftë për punë” thotë ajo. Ekipi i Fiksit shkon në Drejtorinë e Sigurimeve Shëndetësore të Kamzës dhe Vorës, ku takojnë sërish përgjegjësin z.Roland Male. Ai thotë se zonja Marie ka ardhur në dhjetëditëshin e parë të shkurtit, vuan nga veshkat. Më pas shton se ka pasur një problem për mospajisjen e kësaj zonje me kartë shëndeti, pasi nuk ishte zbardhur VKM-ja dhe nuk kishin dalë udhëzimet përkatëse nga Ministria e Shëndetësisë. “Të premten e kaluar, më datë 17 shkurt, në orën 15:00, na ka ardhur udhëzimi për VKM-në. Në këtë udhëzim përfshihet edhe rasti i zonjës në fjalë, pra trajtimi mjekësor falas i problemeve në veshka, ku mund të kryejë operacion në QSUT apo të marrë barna falas. Këtë udhëzim ia kemi dërguar qendrave shëndetësore dhe që nga sot (21 shkurt 2017) zonja mund të pajiset me kartë shëndeti” thotë Male, ndryshe nga hera e parë, kur Maries i kishte thënë se ligji do të hynte në fuqi në datë 1 mars 2017!
Në fund, Fiks Fare, shoqëron zonjën Marie Deda në këtë drejtori, ku ajo pajiset më në fund me një kartë shëndeti. Në fund falënderon Fiks Fare dhe thotë se më në fund do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka folur sot në stud...
Relatori për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flecken...
Talebanet shkaterruan statujat e Budes, ISIS shkaterroi Palm...
Ka përfunduar pak më parë takimi midis kreut të PD, Lulzim b...
Nga Altin Goxhaj Miq e moret vesh? Fondacioni Soros kualifik...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi një takim m...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, i është përgjigjur ftesës së k...
-Klithmë lebetitëse për birin e guvernatorit burgaxhi Ardian...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të denoncojë sot një ra...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-drejto...
Eurogrupi tregon edhe më tej durim me Greqinë. Por Athina du...
“Lideri” i protestës, Ervin Salianji ka braktisur “çadrën e ...
Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në qytetin e Durrësit. Bu...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentua...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka dalë kundër pro...
Nëntor 1961Kategoria: Armagedoni bërthamor.Sfondi: Në vitet ...
Gazetari Ylli Rakipi foli në rubrikën “Opinion” të Neës 24 p...
Emisioni investigativ “Stop” do të denoncojë sot me pamje nj...
Shqipëria renditet ndër destinacionet që sugjerohen për të i...
Emisioni investigativ “Stop” do të transmetojë sot një pamje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...