VIDEO-Aksidenti në autostradë/ Bie betonierja nga lartësia, 1 viktimë dhe të plagosur
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Nga Elio Laze
Që me titullin e këtij shkrimi, pakënaqësitë e militantëve do jenë të mëdha. Me mllef dhe urrejtje do pyesin: ?Çfarë thotë ky mor vlla? Ku ka rënë Rama? Ai vazhdon të jetë kryeministri ynë?!?, e shumë fjali si këto.
Por për mua Edi Rama ka rënë. Jo sot. Edi Rama ka rënë pa marrë akoma pushtetin. Ra kur e pranoi me nënqeshje parrullën ?Të gjithë qelbësirat kundër Saliut?.
Edi Rama ra kur vendosi që të bisedonte me partnerët amerikanë për armët kimike dhe kur populli iu kundërvu, me turp i refuzoi partnerëve diçka për të cilën vetë i ishte lutur.
Edi Rama ra që kur në ditët e para të pushtetit nisi aksionin ?Fund Marrëzisë?. Ideja ishte për mbylljen e lojrave të fatit por në fakt ajo që u kuptua dhe u realizua ishte thjesht mbledhja dhunshëm e haraccit për ministrin e Brëndshëm e më pas për vetë kryeministrin.
Kryeministri ra kur në jetën e gjithsecilit hyri fjala ?BURG?. Burg për energjinë, burg për makinën, burg për ujin, burg për ccatinë e burg për dreq e të bir. Burg ishte kryefjala për ccdo hallexhi dhe të këputur. Ndërkohë që vendi qante nga probleme të mëdha, kryeministri ra.
Edi Rama ra për faktin se shqiptarët nuk jetuan më mirë në drejtimin ?Rilindas? të shtetit dhe pushtetit. Sepse Edi Rama vendosi që me lekët e shtetit të bëntë zyrat e kryeministrisë me harta dhe flutura por buxhetin e investimeve në Ministrinë e Transporteve e la më të ulët se buxhetin e pagave.
Edi Rama ra që kur nga mungesa e punës, bukës dhe shpresës njerëzit filluan një eksod drejt perëndimit. Eksod I frikshëm që nisi në Orikum vijoi në Kukës, Shkodër, Berat, Durrës e më pas si metastazë u përhap në gjithë Shqipërinë. Ikën të uritur dhe me shpresa të vrarë ?shpullaxhinjtë? e 1 milionë votave të Ramës, ndërkohë që ky vetë ra.
Edi Rama ra që kur nga etja e madhe për pushtet nuk i bëri ?syri dritë? por e mbushi parlamentin me lloj e soj krimineli. E më pas si një tutor i denjë, u detyrua ndoshta dhe pa dëshirë që t?i dilte në mbrojtje dhe të bënte avokatin e tyre.
Edi Rama ra që kur nuk ka guxim të largojë Elvis Roshin, Ndokën, Prengën, Bushin, Tërmetin dhe qametin. Sepse ata e blenë Edi Ramën që Edi Rama të blinte pushtetin.
Edi Rama ka rënë që kur për hatër të këtyre që përmenda më sipër u detyrua të sfidojë prokurori e ndërkombëtare por këta nuk i largon dot sepse ikën bashkë me ta.
Si mund të mos binte kryeministri i vendit tim kur ministri i Brëndshëm i ?bravo çunave? ai që futi në burg këdo që kapi me një cigare hashash, u shtrua në pazare për dhjetëra tonë drogë të mbjellë dhe të shitur. Edi Rama ra sepse drejtorët dhe shefat e policisë nga jugu në veri nëpërmjet viberit, fare pa u fshehur nga askush I japin garanci dhe mbrojtje kujtdo që ia gjen ?fijet? dhe do të mbjellë kanabis.
Nuk mund të mos quhet që Edi Rama ka rënë që kur në shkollat 9 vjeçare masivisht po kapen nxënës duke futur kanabis në shkollë apo duke e konsumuar. Dhe nuk janë më shumë se 13 vjeçare. Sot në shkollat e Shqipërisë gjen më shumë letra që mbështillet hashashi se sa letra që mbështillen librat dhe fletoret.
Edi Rama ka rënë që kur vendosi që dhe aleatin e vet në qeveri që e luti me përgjerim që të bashkoheshin, filloi të përpiqet tja ?fusë?. Sepse është fakt dhe i pamohueshëm nga askush që Edi Rama në kokën e vet nuk ka një beteje mes së mirës dhe të keqes, apo mes pushtetit dhe opozitës, por betejën e vet Rama e ka ma LSI.
Më duhet një motiv për të thënë që Edi Rama nuk ka rënë. Por atë motiv nuk e gjej dot pasi degjoj deputetin e PS Lad Kosta që thotë që ka paguar qindra mijëra euro për të blerë media në emër të Ramës. Dhe ky I fundit pa iu dridh qerpiku ?shpik? shprehjen ?media kazani? për mediat që nuk i ka vënë në rresht akoma.
Do të kishte një shans që Edi Rama të mos binte nëqoftëse pjesën më të pafajshme të shoqerisë, maturantët nuk do t?i keqtrajtonte. Por Edi Rama vendosi që interesat e cilëve janë më të rëndësishme se maturantët. Dhe logjikisht që ai ra.
Edi Rama ka rënë në korrik kur vendosi që ?për një plesht të djegë një jorgan? me rastin e Reformës në Drejtësi. Ai kurrsesi nuk donte një konsensus. Dontë një reformë sipas stilit të tij, vetëm për veten e tij. Dhe po të mos ishtë Ilir Meta dhe LSI sot Edi Rama do të ishte duke shëtitur me pranga nëpër duar duke I bërë presion kujtdo që do dilte kundër linjës së tij. Por Ilir Meta nuk e lejoi këtë gjë dhe duke vendosur që të ngrejë në piedestal parlamentarizmin, ra Edi Rama.
Edi Rama mund të qeveriste si ccdo kryeministër normal në botë, por Edi Rama vendosi të bëhët kamikaz I Sorosit famëkeq duke sulmuar dikur një kandidat që sot është president i SHBA. Dhe lugën e ccorbës së prishur, Rama po e vjell ditë pas dite deri në orën e fundit kur do të qendrojë padrejtëisht në karriken e kryeministrit të vendit tim.
Mund të vazhdoj të mbush fletë pa fund me arsye se përse Rama ka rënë, por është e kotë sepse ato tashmë i dinë të gjithë. Ajo që është e sigurt, është fakti se vendi, ekonomia, morali dhe jeta normale do të Rilindin kur kryerilindasi të largohet me gjithë kabinetin, deputetët dhe kryebashkiakët e turpit. /CityNews
Prokuroria kërkon gjurmët e gishtërinjve për pesë deputetë d...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar “kokën” që po i ofron ...
Pak minuta më parë ka përfunduar dëshmia e pjesëtarëve të fi...
Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve, ku është rikthyer ed...
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në ...
Gjatë fjalës së tij në protestë, kryedemokrati Lulzim Basha ...
Vajza e Azem Hajdarit i është bashkuar protestës së opozitës...
Opozita ka hyrë në ditën e tretë të protestës së saj. CityNe...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet në çadrën ...
Partia Demokratike prej tre ditësh po vazhdon protestën e sa...
Prokuroria e Tiranës ka dërguar oficerë të Policisë Gjyqësor...
Një 23-vjeçar është arrestuar sot në Cërrik, pasi akuzohet p...
Analisti Preç Zogaj i është bashkuar këtë paradite protestës...
Janë identifikuar viktimat e aksidentit të djeshëm në Itali,...
Një tjetër shtetas i cili fshihte drogën në banesën e tij ës...
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ndodhet sot në qy...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, k...
Nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht edhe kreu i grupit parl...
Teksa protesta e opozitës vijon, demokratët bëhen më të vend...
Deputeti Flamur Noka është shprehur për “Report Tv” se PD nu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...