web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Problemet shëndetësore/ Bashkim Fino rikthehet në Komisionin e Ligjeve

20 Shkurt 2017, 11:07, Aktualitet CNA

Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve, ku është rikthyer edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Deputeti i PS ka munguar në mbledhjen e këtij komisioni për një periudhë kohore, për shkak të sëmundjes dhe trajtimit në Itali.

Lajmi për kthimin e tij u bë i ditur nga kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i cili e cilësoi mbledhjen e sotme të veçantë për shkak të pranisë së Finos.

Në mbledhje janë të pranishëm përfaqësuesit e LSI dhe të PDIU, ndërsa mungojnë ata të PD, pasi e kanë bojkotuar për shkak të protestës. Për kurimin e Bashkim Finos qeveria i ka akorduar 3 herë fond të veçantë./CityNews

 





Lajmet e fundit nga