Horoskopi javor 13-19 shkurt
Nëse nuk doni qe entuziazmi dhe pasioni te shuhet ne jetën t...
Duke nisur që nga 1 shkurti i vitit 2017, agjencia e OKB për refugjatët, UNHCR ka ndërprerë financimin e shpenzimeve të strehimit në Shqipëri të mbi 3000 muxhahidinëve iranianë të organizatës MEK (Muxhahidinët e Popullit Iranian). Vendimi i UNHCR erdhi pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku humbi Hillary Clinton, mbrojtësja e madhe e MEK, për shkak se paguhej nga lobby saudit në SHBA.
Nuk mund të mos vihet re fakti se UNHCR është kujdesur që vendimi të hyjë në fuqi pak ditë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë të Obamës, një tjetër mbrojtës i madh, i paguar me petrodollarë sauditë, i muxhahidinëve iranianë.
Kontraktuesve privatë shqiptarë me të cilët UNHCR ka kontrata për strehimin e muxhahidinëve, iu ka bërë të ditur se pas 1 shkurtit shpenzimet do t? i paguajë vetë organizata MEK. Është fjala për qiranë e ndërtesave ku janë strehuar muxhahidinët, pagesën e energjisë elektrike, ujit, internetit, taksave vendore për pastrim, ndriçim publik etj.
Në Shqipëri, muxhahidinët janë sistemuar në katër qendra, nga të cilat dy janë anash Autostradës Tiranë-Durrës, në pesë-gjashtë kilometrat e parë të saj (Mëzez), një tjetër në Vaqarr, matanë Sharrës, në Tiranë, dhe një tjetër në Durrës, në zonën e plazhit.
Largimi i UNHCR si partner ndërkombëtar, ndërmjetësues mes shtetit shqiptar dhe muxhahidinëve iranianë, krijon probleme të mëdha, pikëpsëpari juridike, në marrëdhëniet me ta. Si do të rregullohen ligjërisht marrëdhëniet me muxhahidinët e strehuar në vendin tonë, pas 1 shkurtit të këtij viti? A do të jenë qytetarët shqiptarë, sipërmarrës, të cilët kanë kontrata me UNHCR, që do të bëjnë kontrata me MEK? Apo do të jetë qeveria shqiptare që do të bëjë një kontratë me MEK dhe sipërmarrësit shqiptarë do të bëjnë kontrata me qeverinë shqiptare? Për të gjitha këto pyetje, UNHCR nuk jep asnjë përgjigje, duke mos e quajtur madje detyrë të saj këtë gjë.
Gjithçka varet nga marrëveshja me të cilën muxhahidinët janë strehuar në Shqipëri. Pra, a kemi strehuar individë, ish-anëtarë të një organizate terroriste, apo kemi strehuar një organizatë të përbërë nga anëtarë? Dallimi është thelbësor. Sepse në rastin e dytë, pra kur shteti shqiptar ka pranuar të strehojë një organizatë, krijohen probleme të shumëllojshme, dukeni nisur që nga ata juridikë.
Sipas ligjeve shqiptare në fuqi (Ligji nr. 8788, dt. 7.5.2001, ?Për OJF-të?), që një organizatë e huaj të ushtrojë veprimtarinë e saj, të përhershme ose të përkohshme (për më shumë se 30 ditë) në territorin e Republikës së Shqipërisë, duhet të regjistrohet pranë Gjykatës së Tiranës, si OJF, ose si degë e një OJF-je. Me këtë rast, ndër të tjera duhet të paraqitë aktin e themelimit dhe statutin me të cilin është miratuar në vendin ku është krijuar, përvec aktit të themelimit dhe statutit që do të paraqesë për veprimtarinë e saj në Shqipëri. Përjashtim bëhet në rastet kur ka marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe ndërshtetërore (më së shumti rasti i organizatave ndërkombëtare), gjë që nuk është rasti i MEK. Në çdo rast, shteti shqiptar ka detyrim ligjor që të kontrollojë të ardhurat e MEK dhe burimin e tyre, ashtu siç bën me qytetarët shqiptarë të cilët sjellin apo iu vijnë para nga jashtë vendit.
Nuk e di nëse MEK është regjistruar pranë Gjykatës së Tiranës, dhe nuk besoj që ta kenë bërë këtë marrëzi (gjithsesi për këtë do të kërkoj të informohem zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës), sepse ligji i mësipërm nuk parashikon regjistrimin e organizatave paramilitare. MEK është një organizatë ushtarake e cila ka si program të shpallur botërisht përmbysjen e regjimit në fuqi në Iran. Kështu që veprimtaria e saj bie ndesh jo vetëm me ligjin e sipërpërmendur, por edhe me ligje të tjera në fuqi, si Neni 265/a i Kodit Penal që ndalon pjesëmarrjen në luftra të huaja. Është e vërtetë që anëtarët e MEK janë shtetas iranianë, por që nga momenti që ata janë strehuar në Shqipëri kanë detyrim që të ndërpresin veprimtarinë e mëparshme dhe të deklarojnë botërisht se kanë hequr dorë nga qëllimet e mëparshme, ndryshe e ekspozojnë shtetin shqiptar para rrezikut të ndëshkimit nga ana e shtetit kundër të cilit kryhet veprimtaria e tyre.
Pavarësisht se MEK nuk është më e listuar si organizatë terroriste nga OKB, fakti që MEK ka si qëllim të shpallur përmbysjen me dhunë të regjimit në fuqi në një vend anëtar të OKB-së, bën që MEK të jetë në luftë me një vend anëtar të OKB-së, Iranin, i cili ka të drejtë ta quajë si armik vendin që strehon MEK.
Nëse MEK do të ushtrojë veprimtarinë e saj në Shqipëri si organizatë e paregjistruar sipas ligjeve shqiptare, kjo do të thotë se qeveritarët shqiptarë dhe drejtuesit e MEK bëhen përgjegjës për një tufë të bukur veprash penale.
Nëse nuk doni qe entuziazmi dhe pasioni te shuhet ne jetën t...
Disa gjëra janë më të paqarta sesa kur flitet për seksin. Ne...
Të shtunën dy shqiptarë të talentuar na bën krenarë. Ermal M...
Rexhep POLISIVëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama është i ...
Çështja e pronave dhe vendimet e gjykatave për to mbeten end...
Pas angazhimeve të shumta politike, ambasadori Lu ka gjetur ...
Rreth orës 19:00, në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vor...
Pas deklaratave të kryeministrit Rama, lidhur me grabitjen n...
Të jesh në formë është një mision i veçantë, e teksa të qënd...
Asnje piketakimi nuk ka mes historise se Musine Kokalarit, a...
Një aksident, fatmirësisht pa të lënduar është shënuar pak m...
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, partit...
Gazetarja Sonila Meço, e cila njihet tashmë për qëndrimet e ...
Kryeministri Edi Rama, përmes komunikimit javor në Facebook ...
Aktori i mirënjohur Xhevair Zeneli, ka shkuar për të vizitua...
Ish-kryeministri Berisha, përmes një statusi në rrjetin soci...
Një kufomë është gjetur sot gjatë mesditës në fshatin Dragoç...
Analisti Ilir Kulla, është shfaqur ditën e djeshme në Konven...
Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dënoi lëshimin më të fund...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi sot nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...