Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prokurori Hoxha: Kam qene i zënë me Vettingun
Pronari i kompanisë tenton të “blejë” vdekjen për të shpëtuar nga hetimi
Prokuroria e Elbasanit ka në “dorë”, prej 20 muajsh, hetimet për vdekjen e një punëtori gjatë një aksidenti në punë. Megjithëse çështja konsiderohet e lehtë për t?u zbardhur, pasi faktet janë reale, kjo akuzë po i zvarrit hetimet. Ndërkohë, kompania që kishte punësuar të ndjerin ka filluar të joshë familjarët që të shpëtojnë nga ndjekja penale. Një vit më parë, “Fiks Fare” transmetoi ankesën e Sabri Tanushit, i cili akuzonte një firmë private që priste dru në malin e Zavalinës për vdekjen e djalit të tij, Qamilit. Ky i fundit ka lënë tre fëmijë jetimë, të cilët janë me “sy e vesh” nga drejtësia, për të filluar më pas procedurat e dëmshpërblimit. Por, deri më sot, ende nuk është vënë drejtësi për këtë ngjarje.
Denoncimi në janar 2016: Janë prishur provat
Mbrëmjen e së enjtes, emisioni “Fiks Fare”, risolli për publikun këtë histori, e cila po mbahet “peng” nga Prokuroria e Elbasanit. I ati i viktimës, Sabri Tanushi, “trokiti” për herë të parë në “Fiks Fare” në janar të vitit 2016. Ai pretendonte se ishin fshehur provat e vendit të aksidentit në punë dhe se nuk ishte bërë ekspertiza. Ai kërkonte pension për fëmijët, pasi Qamili, në
qershor të vitit 2015, kishte 21 ditë që po punonte tek firma dhe i ishte premtuar sigurimi dhe kishte punuar i pasiguruar. Në atë kohë, familjarët pretendonin se ata nuk arrijnë të përfitojnë dëmshpërblimin, për të rritur jetimët, pasi prokuroria ende nuk kishte mbyllur hetimet. Askush nuk ishte marrë në përgjegjësi penale për këtë vdekje në punë, madje nuk janë gjetur as njolla gjaku në vendngjarje, sepse, sipas prokurorit, kishte rënë shi dhe trupi ishte spostuar nga vendi ku kishte ndodhur ngjarje. Një vit më parë, Sabri Tanushi i tha gazetarëve të Fiksit se trupi ishte zhvendosur nga vendi i ngjarjes dhe se djali i tij kishte plagë vetëm në kokë. ?Më është vrarë djali më 17 qershor (2015) në firmën e administratorit
Xhevahir Aga në Malin e Zavalinës. Duke ngarkuar lëndë drusore në makinë ka humbur jetën. Më pas e kanë marrë, e kanë çuar tek një pemë e prerë, gjoja ishte vrarë nga druri. Kur shkon Policia Gjyqësore e Elbasanit nuk bën këqyrjen e vendit të ngjarjes. E marrin, e mbështjellin me plastmas dhe e hedhin në makinë si njeri pa njeri?, thotë i ati i viktimës, Sabri Tanushi. Ai kërkonte zhvarrim që të gjendet edhe shkaku i vdekjes. Në janar të 2016-ës
gazetarët pyetën prokurorin Neritan Hoxha në lidhje me këtë çështje. “Nuk jam ‘Big Brother’ për të parë se çfarë ka ndodhur në pyll dhe nuk kam shkop magjik që të gjej vendngjarjen”, tha ai në atë kohë, ndërsa familja kishte shpresë së hetimet do të përfundonin dhe do gjendej shkaku i vdekjes.
Babai i të ndjerit: Dosja ende në prokurori
Kanë kaluar një vit nga ai denoncim publik dhe ende prokuroria e Elbasanit nuk ka marrë një vendim. Babai i viktimës ankohet sërish në emisionin “Fiks Fare”. “Po ankohem sërish në Fiks Fare se çështja e djalit tim vazhdon të mbetet pezull. Shkoj në prokurori dhe nuk më fusin brenda. Kam shkuar tek zyra e krimit ekonomik se kam fëmijët pa bukë. Kush mban
përgjegjësi? Të gjithë institucionet thonë se presim vendimin e prokurorisë. Dikush nga Librazhdi ka ardhur dhe i ka thënë që të bëjë një deklaratë për një kompani tjetër sikur djali i tij punon te dikush tjetër” thotë Sabri Tanushi. Pronari i madh i ka kërkuar që të deklarojë se djali i tij nuk ka punuar tek ai, madje kërkonte të bënte një deklaratë tek noteri dhe t’ia çojë vetë prokurorisë. ?Më vjen tani një Ben Koçi nga Librazhdi dhe më kërkon një deklaratë që djali im s’ka qenë në firmën e atij dhe më thotë që do më ndihmojë? thotë Sabri Tanushi. Ai kërkon ndihmën e Fiksit për zbardhjen e të vërtetës.
Tentativa për “blerjen” e aksidentit me vdekje
Fiksi transmetoi mbrëmjen e së enjtes, me zë dhe figurë, takimin e pronarit të firmës më babanë e viktimës. Ai që e ka thirrur babanë e të ndjerit thotë se nuk ka pasur frikë nga kjo punë se nuk ka qenë punëtori i tij, pasi do e kishte siguruar. Ai thotë se është thirrur nga prokuroria, ndërsa i kërkon që duhet të bëjë një dokument tek noteri dhe ta dorëzojnë me avokat që djali
nuk ka punuar asnjë ditë te Beni (Arben Koçi, personi që është në tavolinë me zotërinë), por tek një person tjetër. “Unë po ta kisha bërë do ta kisha thënë që unë fëmijën tënd nuk kam dashur ta vras, por ja që ndodhi. Se të erdha në shtëpi dhe të piva kafe” i thotë Sabriut. Më tej i shton se këtë dokument e pranon prokuroria dhe gjykata. “Ja çoj unë, se mi ka kërkuar prokurori” i thotë Beni. Ndërkohë, Sabriu e pyet Benin se kush të ka akuzuar, pse je ngatërruar nëse nuk je ti. Më tej i thotë që dokumenti i firmosur tek noteri e vërteton këtë gjë. “Këtë ta kërkova unë që të mos mbetet çështja pezull por të ketë vetëm një rrugë hetimi dhe gjykimi. Edhe to të them që të marrim një avokat që ti drejtojmë një letër prokurorit të ri për zbardhjen e çështjes” i thotë Beni, Sabriut.
Tetor 2016, prokurori: Dosja, në gjykatë. Janar 2017, prokurori: Largohem nga çështja, jam i zënë me Vettingun.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, Fiks Fare shkoi në zyrën e prokurorit Neritan Hoxha. Gjatë një bisede, gazetarët e pyesin përse nuk ka shkuar dosja në gjykatë. Ai thotë se për këtë rast i është dashur që të bashkëpunojnë me policinë dhe OPGJ-të kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe niveli i punës së tyre lë shumë për të dëshiruar. Ai tha se i është dashur ti rikthehet
edhe njëherë hetimit nga e para, pasi nuk arrijnë të marrin thelbin. Prokurori Hoxha tha në tetor 2016 se çështja do të shkojë të hënën në gjykatë. Ndërkohë, pas katër muajsh, Fiks Fare shkon sërish në zyrën e prokurorit Hoxha. Ai thotë se akoma nuk e ka çuar dosjen në gjykatë, sepse i akuzuar ngriti pretendime. “Unë tani kam dhënë pëlqimin për tu larguar nga kjo çështje, që të jem në rregull me të dyja palët” thotë prokurori. Gazetarët e pyesin përse kaq vonë, ndërsa u thotë se kemi qenë të zënë me deklarimet, me Vettingun dhe me shumë çështje që kanë në duar./CityNews
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të denoncojë mbrëmjen e...
Në 29 janar 2017 policia në Portin e Durrësit kapi 450 Kg. k...
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për grabitjen e sotm...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një tjetër mashtr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka denoncua...
Jo të gjithë njerëzit i mbajnë mend ëndrrat që shohin, por k...
Kryetari i Partisë Demokartike, Lulzim Basha, ka reaguar pas...
Zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA kanë shkaktuar deba...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar grabit...
Ka përfunduar seanca plenare e kësaj të enjteje, ku pas deba...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të denoncojë mbrëmjen e...
Vetëm një ditë para se maskat të rikthehen frikshëm, po në t...
Policia italiane sekuestroi gjashtë kilogramë kokainë të pas...
Samsung dhe IPKO kanë nxjerrë në treg serinë më të re të tel...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka reguar për grabitjen e ndodhur ...
Dy makina sigurie, të cilat po transportonin paratë e një ba...
Nëpërmjet medias greke dhe më pas asaj vendase, mësuam që nj...
Një edicion informativ, në një të enjte shkurti, në një univ...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video nga vendi ku ndo...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar falje Turq...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...