Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Shërbimet sekrete gjermane nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi për përpjekjet e Rusisë për të influencuar opinionin gjerman, shkruan gazeta Süddeutsche Zeitung. Raporti nuk është prezantuar publikisht.
Në janar të vitit të kaluar, 13-vjeçarja Lisa F. u zhduk në Berlin, por u gjet papritur një ditë më pas. Gjermania e re me origjinë ruse më pas i tregoi policisë një rrëfim – që më vonë u konstatua si i rremë – për rrëmbimin e saj nga tre meshkuj që “në pamje dukeshin si jugorë”, që nënkptonte origjinën e tyre nga vendet arabe. Policia verifikoi të dhënat nga telefoni i saj dhe konstatoi, se rrëfimi ishte i rremë dhe se Lisa F. e kish kaluar me dëshirën e vet natën tek një 19-vjeçar.
Ivan Blagoj, gazetar i televizionit rus shtetëror “Prvi kanal”, ishte i pari që e bëri publik versionin e vajzës dhe gjoja dhunimin e saj nga arabët. Pasuan demonstratat e rreth 700 gjermanëve me origjinë ruse para selisë së kancelares në Berlin. Më pas ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov i përsëriti akuzat e dëgjuara në këtë rrëfim dhe akuzoi institucionet gjermane për fshehjen e këtij rasti.
?Kursi i konfrontimit”
Rasti i Lisa F. është vetëm një nga shembujt e shumtë të informacioneve të shtrembëruara, ndaj disa politikanë gjermanë kanë filluar të flasin për përzierjen e Kremlinit në politikën e brendshme gjermane dhe për krijimin e një atmosfere kundër autoriteteve gjermane, në veçanti kundër kancelares Angela Merkel, duke e quajtur politikën e saj ndaj refugjatëve si totalisht të dështuar. Këto deklarata janë bazuar edhe tek pohimet amerikane për përzierjen e Rusisë në fushatën elektorale dhe ndihmën e fitores së Trumpit në zgjedhje. Në Gjermani është shfaqur frika, se Rusia po përhap qëllimisht informacione të rreme dhe me sulme të hakerëve ndaj organizatave politike dhe partive duke u përpjekur të influencojë zhvillimet në këtë vend. Kjo fiton peshë veçanërisht kur dihet se në shtator në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.
Por për këtë nuk ekziston asnjë dëshmi konkrete, konstatojnë gazetarët e mediave Süddeutsche Zeitung, WDR dhe NDR. Në tavolinën e ministrit pranë kabinetit të kancelares, Peter Altmeier, që nga vjeshta e kaluar ekziston një raport 50 faqesh, ku thuhet se nuk ka të dhëna konkrete për përzierjen e Kremlinit në këto punë. Raporti nuk është prezantuar publikisht.
?Shtrohet pyetja: a kanë lidhje autoritetet ruse me këto ngjarje? Apo autoritetet gjermane nuk kanë mundur t’i dëshmojnë manipulimet sistematike ruse?”, shkruan gazeta.
Në analizat e shërbimeve sekrete gjermane thuhet se Kremlini prej vitit 2014 është në “kursin e konfrontimeve” me Perëndimin. Por aktivitetet ruse i kanë organizuar personat jashtë shërbimeve dhe jo shërbimet sekrete ruse. Por të gjithë ata së bashku ende nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në cënimin e interesave gjermane. Puna në zbardhjen e deklarimeve të tilla do të vazhdojë.
Dëshmia e vetme – influenca përmes mediave shtetërore
Ngjashëm është edhe me raste të tjera. Për shembull, në shkurt të vitit të kaluar, shumë gjermanë me origjinë ruse kanë marrë këtë mesazh përmes WhatsApp: ?Myslimanët janë duke u përgatitur që me 14 shkurt të bëjnë një xhihad seksi”. Janë planifikuar gjoja dhunime masive nëpër Gjermani. Mendohet se qëllimi i këtij aksioni ishte rezistenca masive ndaj refugjatëve, por shërbimet mendojnë se një aksion i tillë është tepër banal për të fajësuar Kremlinin. Shërbimet gjermane nuk kanë ende të dhëna as për financimin e populistëve të partisë radikale të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) nga Rusia. Nuk janë konfirmuar as pohimet për sulmet e hakerëve ndaj organizatave gjermane, ndër to edhe ndaj Bundestagut.
Ajo që deri tani është dëshmuar është se mediat shtetërore ruse, si RT dhe Sputnjik, të cilat raportojnë edhe në gjermanisht, raportojnë në frymën e së keqes. Gazeta Süddeutsche Zeitung shkruan se niveli i tyre profesional, thënë me eufemizëm, është “kontestues”./DW
Prej ditësh qindra mijëra vetë protestojnë në Rumani kundër ...
19 gjykatësit e emëruar të Gjykatës Speciale, janë nga Gjerm...
Ylli Manjani ka shkuar në zyrën e kryeprokurorit Adriatik Ll...
Drejtuesi i emisionint Zonë e Lirë, Arian Çani, ishte sot i ...
OSHEE ka reaguar pas denoncimit në emisionin “Stop”, ku dy p...
Më 18 qershor do të jetë dita ku do të formalizohet rënia e ...
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i AAK-s...
Senati amerikan miratoi sot kandidaturën e Betsy Devos për p...
Me zbarkimin në Tiranë të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Eur...
Dy oficerë të Policisë Gjyqësore, janë arrestuar pasi dyshoh...
Nga data 23 Shkurt do fillojnë të jepen për lejet e qëndrim...
Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në e...
Mustafa Nano është fokusuar sot te investimi i shumëdiskutua...
Një nga premtimet e “Rilindjes” para se të vinte në pushtet ...
Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sitmë pranë Bashki...
Banorët ankohen se rruga në fshatin Popçisht kalon në dy ven...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë ekzeku...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ripublikuar në rrjetet ...
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet për gjyqtaren...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...