web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një skandal i paralajmëruar i Beqës

2 Shkurt 2017, 18:48, Aktualitet CNA

Ne kuadrin e 1- vjetorit te shkrirjes se Urgjences se Tiranes dhe te deshtimit te reformimit te sherbimit te urgjences me daten 1 Shkurt 2017 (fiks 1 vit)  beri inagurimin e deshtimit te kesaj reforme prane nderteses 3 kateshe te Urgjences Kombetare Mjekesore pa pranine e medias. Media nuk i duhet, se i zbulon prapesite qe ka bere me kete sherbim. E filmojne vete aktivitetin e tyre ,e zbukurojne si te duan dhe ja shesin medias per nje sukses tjeter te radhes si rezultat i reformes ne shendetesi.

Sipas informacioneve qe kemi, ministri Beqaj ka 2-3 jave qe i ka dhene urdher shefit te Urgjences se Tiranes t’i shperndaj ato autoambulanca (furgona) ne terren (ku te jete : ne spitale, ne qendrat shendetesore, qofte edhe ne rruge (e verteta eshte se ne rruge ngelen). Shefi i urgjences ja transmeton urdherin drejtorit te U.K.M.  z Skender Brataj i cili nuk dinte si te vepronte, por pranoi te bente prezantimin e riorganizimit te sherbimit te urgjences imagjinare te qarkut te Tiranes ne prani te ministri Beqaj dhe personelit te Urgjences.

Duhet thene dicka tjeter per kete minister fodull,  i cili e la personelin te priste aty me shume se 1 ore. Por dhe personeli ja ktheu reston: nuk reagoi fare kur Beqaj u fut ne salle, edhe me vone nuk denjuan te diskutojne dhe te bejne pyetje per pallavrat e tij dhe te Bratajt.

Brataj ne prezantimin e tij nuk kishte fare turp te genjente kaq hapur para personelit te urgjences, qe e njohin gjendje e ketij sherbimi me mire se ate. Fliste me grafike se ku duhet te jene autoambulancat ne sherbim ne 20 vendqendrime, koha e arritjes prane te semurit, trajnimi i personeit dhe shume genjeshtra te tjera. Duhet t’ju bejme me dije se ne kete vit te mbrapsht per Urgjencen e Tiranes (viti me i keq ne te gjithe historin e saj 60 vjecare): -Jo vetem qe nuk ka ardhur asnje autoambulance e re, por nga 10 qe kane qene (ashtu sic jane furgona) 3 prej tyre dolen jashte qarkullimit, sepse u shkateruan dhe sepse nuk ju be asnje servis ne jeten e tyre 14 vjecare. Edhe ato 7 cope qe kane ngelur jane jashte cdo standarti per te sherbyer ne sherbimin e urgjences. Por Beqaj dhe Brataj ne ate prezantim mbureshin se do ta mbulonin sherbimin e urgjences me kete 7 karakatina qe do te shperndaheshin ne 4 pika:  QSUT,  Ambulanca e Kombinatit,  Ambulanca e Lagjes 9  dhe 2 cope aty ku eshte akoma kjo urgjence, pra 5 autoambulanca ne nje turne 12 oresh. Aty jane 4 brigada qe sherbejne me kater turne. Duke bere nje llogari te thjeshte duhen: 4×5=20 Autoambulanca. Ne te vertete aty ka vetem 7 autoambulanca jashte standartit. Pra mungojne 13 cope. Po te llogarisim sic pretendonte Brataj dhe Beqaj se ne Tirane do te kete 20 vende qendrimi per te mbuluar sherbimin e urgjences dhe per te  arritur tek i semuri brenda 10-12 minutave. Atehere sipas llogarise duhen: 20×4(turne)=80 autoambulancat. Ku i kane? Ministri tha : ndoshta na jep Turqia ndonje autoambulance ne Maj. Kjo ishte genjeshtra e rradhes per te dale nga situata. Nuk mbahet shtepia me mjelle hua. Per te blere autoambulanca te reja duhet leke, por Beqaj i harxhoi  duke bere tendera dhe PPP, ku leket ja jep bashkepuntoreve te vete privat. Duhet ta pranoj deshtimin dhe te jap  llogari per shkaterimin e ketji sherbimi shume te rendesishem per qytetaret e Tiranes. Per cfare i duhet ajo ndertese luksose 3 kateshe e QKM ne Laprake kur s’ka as autoambulanca, 16521622_1166626803455323_282309147_nas aparatura dhe pajisjet e tjera per kete sherbim, as dhe ilace etj.

Keto duhen per te semuret. Keto te siguroheshin me pare. Ajo ndertese mund te ishte bere edhe me vone. Apo i gllaberroi kjo ndertese te gjitha  leket e reformes ne kete sherbim?

Problem tjeter jane dhe ambientet neper pika ku do te akomodohet personeli i autoambulancave qe do te sherbejne. Ato nuk ekzistojne. Dhe 2 pika qe pretenduan se kishin ambiente, ato nuk kishin kushtet minimale ku mund te rrinte personeli per tu clodhur ne kohen qe nuk ka vizita. Edhe per kete problem jane nxituar. Nuk kane asnje studim dhe investim.

Brataj foli dhe per trajnimin e personelit te urgjences. Ne te vertete nje pjese e tij eshte trajnuar ne Turqi. Ky vete nuk ka bere trajnin. N.sq.s. paguhet dhe per trjanim ky person, kete nuk e dime.

I vetmi ndryshim qe ka ndodhur ne Urgjencen e Tiranes eshte shtimi i personelit: – Infermier nga 20 qe ishin, jane bere 35.  -Shoferat nga 12 jane bere 24.- Mjeke jane 20 dhe nuk eshte shtuar asnje, sepse mjeket e rinje  refuzojne te punojne ne kete sherbim te veshtire dhe aq me teper i shkateruar dhe i  corganizuar. Kane frike se neser mund te perfundojne ne prokurori jo per faj te tyre, por per mungese medikamentesh, oksigjeni dhe te pajisjeve mjekesoe. Vec kesaj aty i rrezikohet jeta nga pasiguria e autoambulancave te pakualiduara prej shume vitesh. Sipas ketyre shifrave ne kete urgjence kemi:- Infermiere (35/7)   5 per cdo autoambulance (ne fakt duhet veten 1, kurse 4 bejne sehir). – Shofera (24/7)  3  per cdo autombulance (dihet se autombulaces i duhet 1, kurse 2 te tjeret shkojne ne shtepi.  –Mjeket jane tamam. Pyetja eshte:- si paguhen te gjithe keta te tepert kur nuk kane ku te punojne, vec atyre qe jane prane QKM (thuhet qe jane 90) sepse dhe aty nuk ka filluar puna?

Mbasi foli dhe ministri, ku ne te vertete nuk kishte se cfare te fliste per kete corbe qe ka gatuar, e cila bie ere korrupsion dhe deshtim total. Me shume foli per Urgjencat ne Milano dhe ne Izrael. Pastaj ju drejtua personelit a kishin ndonje pyetje apo diskutim. Nje heshtje totale, pervec 2 vetave qe nuk dinin se per cfare po flisnin dhe vete.

Asnje fjale nga Beqja per bashkepunimine  me  ERA dhe QVEC.

Cfare pyetje te benin te shkretet ata, qe e njohin kete sherbim nje jete te tere, qe dine per gjithecka ka ndodhur me kete urgjence. Apo ta pyesnin per sherbimin e urgjences ne Milano dhe Izrael.Duhet thene dhe nje e vertet: kane frike te flasin se mos e humbasin vendin e punes.

Duhet thene se kete radhe nuk kishin ardhur autoambulaca te reja te rretheve sa per tu filmuar. Pyetja eshte per z.Beqaj:- ku i ka autoambulancat  e reja per Urgjencen e Tiranes?

Ministri duhet ta pranoj ashtu sic eshte e verteta:  reforma ne sherbimin e urgjences ka deshtuar. T’i marre te gjitha pergjegjsite vete para se te filloj hetimi nga organet kopedente.

Suksese ne jete!

 





Lajmet e fundit nga