Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Unë jam një vajzë e re, 22 vjeçe, nga Përmeti. Në shkollë të lartë kam studiuar për Gazetari. Fitova konkursin në degën që doja, por meqë jam vajzë e urtë, e mbyllur në vetvete, në fillim mërzitesha shumë në Tiranë. Me kalimin e kohës njoha shumë shokë e shoqe dhe ia kalonim shumë mirë. Edhe me mësime isha mirë. Një shoqja ime, një ditë, më njohu me një djalë që e kishte ajo në klasë. Kur u takuam për herë të parë nuk më bëri përshtypje dhe m?u duk si mendjemadh. Takimet tona me kalimin e kohës u shtuan dhe ai filloi të më pëlqente. Shumë herë fillova ta merrja vetë e para në telefon dhe ta ftoja për kafe. Edhe nga Gerti shikoja një interesim reciprok. Filluam të shkëputeshim nga grupi shoqëror dhe të dilnim vetëm, derisa një ditë ai më propozoi. Unë as e refuzova, por as nuk i ktheva përgjigje pozitive menjëherë. Gerti më tha se do të priste derisa të thoja ?po?. Kur e pa që unë nuk po vendosja dot nuk duroi dhe më puthi menjëherë. Në atë moment nuk mund të shmangesha më edhe unë dhe fillova ta puthja.
Tek ai djalë më pëlqenin shumë gjëra; ishte i sjellshëm, simpatik, inteligjent. Gerti ishte nga Saranda, por rrinte në Tiranë në konvikt dhe vazhdonte shkollën për Mjekësi. Edhe shoqja ime e ngushtë ishte në konviktin për studentët e mjekësisë, ndaj unë shkoja shpesh atje. Pasi u lidha me Gertin, fillova të rrija gjithë ditën andej dhe ndonjëherë flija te shoqja. Gjatë kësaj kohe që isha të lidhur nuk patëm asnjëherë grindje ose sherre të rënda përveç ndonjë mosmarrëveshjeje të vogël. Lidhja jonë zgjati gati dy vjet. Kurrë nuk më kishte lënë shkas që të dyshoja tek ai dhe as të më bënte xheloze, por as unë nuk e kisha bërë një gjë të tillë. Bënte shumë pas meje, më donte shumë, më kishte prezantuar motrat dhe vëllezërit e tij. Me një fjalë, lidhja jonë po shkonte drejt fejesës, por nuk ishte e thënë që të ndodhte kështu. Gjatë një fundjave kur unë duhet të shkoja në Përmet për të takuar njerëzit e mi, në Tiranë kishin ndodhur shumë gjëra që do t?i jepnin fund lidhjes sonë.
Kur u ktheva pas tre ditësh, e takova, por vura re një ndryshim në sjelljen e tij. Sillej shumë ftohtë me mua. Atë ditë nuk i thashë gjë, pasi mendova se mund të ishte i lodhur, ngaqë ishte sezon provimesh, por në takimin tjetër, kur ishim së bashku me shokët e shoqet, vura re një situatë shumë të dyshimtë. Gjendja dukej si e nderë dhe askush nuk bënte më shaka si më parë. Mendova se mos ata të gjithë më mbanin një të fshehtë dhe vërtet, kishte qenë kështu.
Po atë ditë, e mora më vete të dashurin tim dhe ngulmova që ai të më tregonte të vërtetën, se çfarë kishte ndodhur në mungesën time. Pasi e pa se nuk mund të më shpëtonte aq lehtë, ai më tha se gjatë fundjavës, ai, së bashku me shokët e shoqet kishin qenë në Durrës. Atje kishin pirë dhe ishin shoqëruar me disa vajza durrsake, që i kishin ftuar në shtëpinë e tyre a nuk e di se ku. Atje, i dashuri im kishte shkuar në shtrat me njërën nga këto vajza. Ai m?u lut shumë që ta falja, duke u justifikuar se kishte qenë i dehur dhe se ai ishte mashkull e nuk mund të rezistonte para tundimit, por këto e zbehën edhe më shumë imazhin e tij në sytë e mi. I kërkova të largohej një herë e mirë nga jeta ime, megjithëse ai m?u ul në gjunjë që ta falja dhe më thoshte se kjo nuk kishte për të ndodhur më kurrë. E kisha vendosur që t?i jepja fund një herë e mirë me të, por me sa duket, më kot, pasi dashuria që ndjeja brenda meje ishte më e fortë se unë.
Gerti ngulmonte të më takonte edhe më vonë. Herë pas here vinte te konvikti të më kërkonte, më ndalte në rrugë dhe më thoshte se më dashuronte. Arriti deri aty sa nisi të qante për mua dhe u bë si i çmendur. Në këtë moment, hyri në lojë shoqëria. Të gjithë më sugjeronin që ta falja të dashurin tim për këtë mëkat që kishte bërë, sepse ai vërtet ishte shumë i dashuruar me mua. Pas shumë ngulmimesh, kështu bëra. Kur i thashe se e kisha falur, ai nuk priti, por m?u hodh në qafë dhe me lot në sy, si një fëmijë i vogël, nisi të më thoshte: ?Faleminderit shumë, do ta shohësh që nuk do të zhgënjehesh më nga unë?.
Gerti më ftoi të nesërmen në kafe dhe ne e vazhduam lidhjen si më parë. Ai më donte shumë dhe më respektonte, por edhe unë gjithashtu. Nga viti i fundit i fakultetit, vendosëm të fejoheshim. Tani kemi bërë planet për martesë. Edhe unë, edhe Gerti i kemi premtuar njëri-tjetrit se do ta harrojmë përgjithnjë atë që ndodhi.
Valentini po afrohet dhe ju nuk e keni idenë se çfarë të pla...
Martesa është koncept emocionues dhe tmerrues njëkohësisht.J...
Një grua 32 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar...
Rubrika Deidre është në kuadër të The Sun, rubrikë në të cil...
Prej momentit kur jam njoftuar me burrin tim e deri para pes...
Lajmi i fundit i bërë i ditur nga postimi i saj në Instagram...
Dy vajza janë përleshur me njëra-tjetrën në rrugët e New Yor...
Seksi është diçka e komplikuar…Mund të jetë diçka tek e cila...
Turjan Hyska ka paralajmëruar për një projekt të ri.Ende nuk...
Këngëtarja Juliana Pasha do të vijë së shpejti me një klip t...
Nuk përbën ndonjë risi që ta shihnim sërish Ledion Liçon si ...
Jemi mësuar që ta shohim Çiljetën mjaft të kuruar, por ajo k...
Ndryshe nga koleget e saja, Albana Osmani ka ndarë me ndjekë...
Florjan Binaj ka përshëndetur ndjekësit e tij përmes një fot...
Mendonit se moderatorja Bora Zemani e tepronte shumë me phot...
Ingrit Gjoni gjithmonë ka qënë mjaft e rezervuar për jetën e...
Mendoni se Fjolla Morina është llupse?Kjo pjatë që ka postua...
Përmes një statusi në Instagram, Stresi ka bërë një dedikim ...
Ish-banori i “Big Brother”, Ilir Beqiri, së shpejti do të bë...
Ҫarjet e lëkurës (smaliaturat ose strijat) shkaktohen pas hu...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...