Helmimi i kursantëve në Akademinë e Sigurisë/ Policia e Prokuroria vijojnë hetimet, në shënjestër dhe AKU
Ka shkuar në 64 numri i kursantëve të helmuar nga ushqimi ...
Ka shkuar në 64 numri i kursantëve të helmuar nga ushqimi ...
Reagimet nga Europa pas urdhrit presidencial për ndalimin e udhëtimit të udhëtarëve nga 7 vende myslimane janë kritike. Por jo të gjitha vendet anëtare shprehen kundër Donald Trump.
Rreth 300 vetë demonstruan kundër Donald Trump pranë bursës së Brukselit. Ndërsa tre kilometra më tutje e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, nuk u përmbajt shumë nga ana diplomatike. Për presidentin, Donald Trump ajo kishte këtë këshillë: ?Kush ngre rreth vetes mure, gjendet një ditë vetë në burg.” Pas takimit me ministrin e Jashtëm norvegjez, Börge Brende ajo u shpreh lidhur ndalimin e hyrjes në SHBA për udhëtarët nga 7 vende kryesisht me popullsi myslimane se ?kjo nuk është rruga europiane”. Më tej ajo shtoi se ?BE beson në një sistem normash dhe rregullash ndërkombëtare.” Historia e Europës ka treguar se izolimi dhe distancimi janë përgjigje të gabuara. ?Ne festojmë kur rrëzohen muret dhe ngrihen ura”, tha ajo.
Juncker: Mes kthimit pas dhe së ardhmes
Më parë zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Shinas ishte shprehur, se KE është në kontakt me kolegët dhe partnerët në Uashington, për të sqaruar, nëse dhe se si preken nga ky dekret i ri qytetarët europianë. Ende nuk dihet, se si do të veprohet në aeroportet amerikane me qytetarë europianë, të cilët kanë dy pasaporta, dhe njëra prej tyre është e 7 vendeve që ndodhen në listën e Trumpit. Në faqen e facebook-ut të ambasadës amerikane në Berlin u publikua një shënim, në të cilin thuhet, se edhe personat me nënshtetësi të dyfishtë do të preken nga ndalimi i përkohshëm i hyrjes në SHBA. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Berlin tha se kjo mund të prekë mijëra qytetarë gjermanë.
Zëdhënësi, Margaritis Schinas, i cili flet në emër të presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker nuk donte ta komentonte politikisht dekretin. Ai iu referua një artikulli që Juncker publikoi në fundjavë në gazetën gjermane ?Die Welt” ku ai shkruan se tani ?kemi zgjedhjen mes izolimit, pabarazisë, egoizmave kombëtarë dhe hapjes ndaj botës, drejtësisë sociale dhe unitetit, kemi zgjedhjen mes kthimit pas dhe të ardhmes, mes mendjengushtësisë dhe Europës.”
Ndërkohë nga KE nuk ka plane për ndalimin e vizitës së presidentit amerikan në Bruksel përmes një peticioni, ndërkohë që në Britaninë e Madhe në një peticion-online janë mbledhur qindra-mijëra firma për të penguar vizitën e presidentit amerikan. Kryeministrja britanike, Theresa May megjithatë është shprehur, se vizita do të zhvillohet, Trump është i ftuar dhe se ai ka premtuar ardhjen në Londër.
“Lidhja speciale? SHBA-Britani e Madhe dhe reagimet nga Lindja
Qeveria britanike thekson me dëshirë ?lidhjen e veçantë? me SHBA. Sipas ministrit të Jashtëm, Boris Johnson ai ia ka dalë mbanë, që të bëhet një përjashtim për qytetarët britanikë, të cilt zotërojnë një pasaportë nga shtatë vendet e përjashtuara nga hyrja në SHBA, si Siria, Iraku, Irani, Somalia, Jemeni, Libia dhe Sudani. Dy ministra të Jashtëm europianë, ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, dhe ai gjerman Sigmar Gabriel shprehën shqetësimin për “urdhrin ekzekutiv?. “Tani kemi nevojë për qartësi, unitet dhe në rast nevoje edhe fuqinë për të mbrojtur vlerat tona, vizionin tonë për botën dhe interesat franceze, gjermane dhe europiane?, thanë Ayrault dhe Gabriel në Paris.
Por reagimet e BE-së nuk janë unifikuara. Presidenti çek, Milos Zeman lëshoi një deklaratë, ku ai thotë, se presidenti Trump mbron vendin e tij. “Ai është i shqetësuar për sigurinë e qytetarëve të tij. Pikërisht këtë nuk e bëjnë elitat në BE.? Edhe ministri i Jashtëm polak Witold Waszczykowski nuk donte ta kritikonte ndalimin e udhëtimit, duke theksuar se çdo shtet lejohet t’i vendosë vetë rregullat për imigrimin. Polonia aktualisht refuzon pranimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve, sipas një vendimi të BE-së për shpërndarjen e refugjatëve nga Greqia dhe Italia./DW
Një minator është plagosur rëndë në minierën e Martaneshit, ...
Denion Meidani i është përgjigjur deputetit socialist, Taula...
Anëtarja e Gjykatës së Lartë, njëkohësisht kryetare e Këshil...
Dy gjyqtarë kanë dhënë sot dorëheqjen nga detyra, pasi nuk k...
Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme, ku palët j...
Policia e Fierit arrestoi një 24-vjeçar, pasi akuzohet për p...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dhe ai i OSBE, Bernd Borchardt...
Largimi i Ylli Manjanit nga posti i ministrtit të Drejtësisë...
Një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike është godi...
Në fjalën e tij pas shkarkimit si ministër Drejtësie, Ylli M...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë...
Policia e Vlorës arrestoi një 34-vjeçar, të akuzuar për vjed...
Ndërtimet shumëkatëshe pushtojnë qendrën e Korçës sipas Plan...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka bërë një sqarim për shumicën e ...
Një 34-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për dhunë në ...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra Pro...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
DASHI 21. mars – 20. prill Asnjë planet nuk do ketë ndikim t...
Luan Rama la të kuptohej në fund të Top Story-t të kësaj të ...
Deputeti Nard Ndoka, ka komentuar sot shkarkimin e Ministrit...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...