Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ka nja debat aktual mbi vendin që zënë partitë e vogla në koalicionet e mëdha, nëse ato kërkojnë mandate të sigurta apo nëse konkurrojnë më vehte por brenda koalicionit; ? nëse partitë e mëdha janë vërtet ?aq të mëdha? sa duken dhe nëse mandatet e partive të vogla janë dhuruar apo grabitur. Debatet kanë vlerë, por në procese zgjedhore shifrat konkrete dhe taktikat elektorale kanë shumë më tepër vlerë sesa fjalët. Referuar 2013:
Më 2013 tri partitë e mëdha (PS, PD dhe LSI) u morën partive të vogla 9 mandate parlamentare. Në total qytetarët votuan 252 mijë vota për partitë e vogla (jashtë tri partive të mëdha), ose mbi 70 mijë vota më shumë sesa mori LSI. Për shkak të sistemit, megjithatë LSI fitoi rreth dy herë më shumë mandate parlamentare sesa të gjitha partitë e vogla të marra së bashku! Sistemi zgjedhor dukshëm favorizon partinë e dytë në koalicionin e madh dhe diskriminon partitë vijuese dhe sidomos partitë që dalin në zgjedhje jashtë dy koalicioneve të mëdha.
Referuar votave në dy koalicionet e mëdha, një mandat parlamentar ishte i barabartë me 11,961 vota. Partitë jashtë koalicioni morën deri 2.6 herë më shumë vota sesa kufiri minimal, por për shkak të sistemit elektoral nuk morën asnjë mandat parlamentar. Referuar të dhënave të tabelës rezulton se PS ka marrë 4 mandate më shumë nga votat e aleatëve sesa i takonin, LSI 3 mandate më shumë dhe PD 2 mandate më shumë. Shifra do të kishte qenë më e lartë për PS e PD nëse nuk llogarisim politikanët e partive aleate që u përfshinë në vende të sigurta në listën proporcionale të PS dhe PD. PS pati të paktën dy emra fitues nga aleatët në listën e saj, PD pati 4 emra fitues, pra PS dhuroi dy mandate, PD dhuroi 4 mandate për aleatët.
Në total dhurata e tyre nuk rezulton se ka pasur vlerë të njëjtë. Konkretisht, PR mori një mandat nga lista e PD, por në fund ajo i dha PD-së rreth 4.3 mijë vota më shumë sesa votat që i mori asaj. PBDNJ i dha PS-së 2.8 mijë vota më shumë sesa i mori asaj, kurse PDK i dha PD-së 1.3 mijë vota më shumë sesa i mori asaj. PSD mbetet rekord, pasi nuk mori asnjë mandat ndërkohë që i dhuroi PS-së 11.8 mijë vota, pra një mandat të plotë parlamentar. Dy partitë e tjera, LZHK nga e djathta dhe PKD nga e majta, më shumë u morën vota PD e PS sesa u dhanë atyre. Konkretisht LZHK mori 6.5 mijë vota më pak sesa duheshin për një mandat, kurse PKD mori rreth 4 mijë vota më pak sesa kufiri minimal i votave për një mandat parlamentar.
Këto të dhëna tregojnë njëherësh disa gjetje:
E para, partitë e mëdha nuk kanë monopol mbi zgjedhjet.
E dyta, partitë e vogla nuk kanë mekanizëm mbrojtje ndaj tyre, por janë të detyruara ti nënshtrohen skemave të partive të mëdha.
E treta, qytetarët që votuan direkt kundër partive të mëdha, për shkak të sistemit, indirekt ua kaluan votat po atyre.
E katërta, skema e PD për të përfshirë aleatët në listën e saj proporcionale teknikisht rezultoi e drejtë, politikisht dhe faktikisht e gabuar.
E pesta, partitë e vogla aleate duke hyrë ?me urdhër? në koalicione humbën identitetin, strukturat, forcën dhe shanset të mbijetojnë si alternativë në të ardhmen. PSD është shembulli tipik.
E gjashta, megjithëse përfituesve më e madhe e mandateve parlamentare nga partitë e vogla është LSI, partitë e vogla aleate sulmojnë ashpër PS e PD, jo përfituesin real.
E shtata, çdo nismë për një front të ri të partive të vogla në koalicion të madh përballë partive të mëdha, është i pamundur të ndodhë, ndaj edhe sistemi do vijojë të jetë penalizues ndaj tyre.
E fundit, skemat tregojnë se parimi kushtetues i barazisë së një vote nuk vlen në rastin shqiptar. Në partitë e madha një votë përkthehet në mandate në raportet 1 me 1.7 vota reale, në LSI 1 me 0.6 vota reale, dhe në partitë e vogla, 1 me 5.5 vota reale.
Sistemi fajtor? pjesërisht. Atë e zgjodhën njerëzit dhe e zgjodhën pikërisht sepse i dinin pasojat e tij, sepse donin të përfitonin prej tij. Siç përfituan më 2013, siç do përfitojnë edhe më 2017, me apo pa aleatë në listat shumë-emërore.
A.K./ Instituti i Studimeve Politike
Ambasada amerikane njofton se ka revokuar vizat jo-emigruese...
Para dy vitesh nje ankete per vlerat ne nivel boteror, World...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, mbajti sot ...
Gjatë një operacioni të kryer nga blutë e Shkodrës, është bë...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë flasës së marë në...
Gjatë seancës plenare, Ministri i Jashtëm e ka cilësur si nj...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i është kthyer ish- krye...
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se kopjon kryeministrin Edi...
Profesori Artan Fuga mbështet kandidaturën e avokatit Altin ...
Nga Edmond Halimi Dy ditë më parë Asamblea Politike e Part...
Një foshnje 2 muajshe ka ndërruar jetë në Durrës. Dyshimet e...
Pas katër muajve në dispozicion të drejtësisë, piloti italia...
Teksa foli për situatën tepër të tensionuar Kosovë-Serbi dhe...
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ben Blushi hodhi akuza të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ka bërë një...
Komisioni Hetimor për çështjen CEZ ka hapur një debat të ash...
Dy partitë kryesore në koalicionin qeverisës, PS dhe LSI, do...
Kuvendi e ka hapur seancën sot me betimin e dy deputetëve të...
Një përballje e fortë ka qënë sot ajo mes Halimit dhe Ruçit....
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, sulmoi ashpë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...