web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Majlinda Bregu/ Kjo qeveri dështoi të mbajë premtimet. Roli i bandave, problemi më i madh i fushatës

26 Janar 2017, 15:44, Aktualitet CNA

Para dy vitesh nje ankete per vlerat ne nivel boteror, World Value Survey, pyeti 73 mije njerez nga 57 vende : A besoni se keshtu sic zbatohet demokracia eshte sistemi me i mire per te qeverisur?

92 % e pergjigjedhesve thane po. Por po ky studim gjeti se gjate 10 viteve te fundit ka nje artikulim te pandryshueshem te nevojes per lidership te forte dhe njekohesisht konfirmon se besimi tek parlamenti dhe partite politike do te vazhdonte te binte me ritme te frikshme per te mberritur ne minimumin historik.
Pak a shume besoj qe kete fryme te mosbesimit percillte dhe studimi i IDRA-s qe e degjova dje.
Nuk di nese Shqiperia ka qene ne kete studim, por me ngjan se realiteti yne politik eshte me eksploziv sa nuk ka studim ta analizoje teresisht. Interesi per politike, lidership,ndryshim e vendimarrje demokratike rritet, besimi tek Partite politike bie.

Njerezit i besojne sistemit demokratik,por nuk i besojne rruges se si mberrihet deri aty. Nese mberrihet.

Pra Nuk eshte problem demokracia, por pakkush beson se ajo arrihet me ne dhe se vota garanton nje qeverisje demokratike.
Por mund te parandaloje nje qeveri te vetmagjepsur ndaj rrenave, qe shkaterron ato standarte qe i duhen nje vendi per tu klasifikuar si nje vend demokratik, nje qeveri qe zgjedhjet i sheh vetem si nje angari qe duhet kryer per te ardhur ne pushtet dhe asgje me shume se kaq.
Ka dhe me keq si ne rastin tone. Zgjedhjet ne vend te lartesojne standartin demokratik, shenojne diten e pazarit te madh. Ju japin shansin koalicioneve te pazarit mes partive e kryetareve, te cilet parim te parin kane kush do te jete me i zoti te mbaj peng tjetrin me gjate.
Se cfare ndodh me pas, nuk besoj se ka nevoje per t’iperseritur.
Njeri vjedh-tjetri grabit, njeri bertet- tjetri punon nen rrogoz me
Qetesi e dashuri,  secili ka kriminelet e vet dhe ne fund sic shqiptaret thone,-mundohen t ja lene kopilin ne preher njeri tjetrit!

Ne kete klime e kete zallamahi politike, mediatike, te veprimit e reagimit civil, pritshem viktima e pare jane vete zgjedhjet.

Askush nuk beson sot se zgjedhjet sjellin politika per qytetaret, madje aq e vertete eshte kjo sa dhe media ka qejf vetem kete telenovelen e marteses a rimarteses apo divorcit te mundshem mes shemrave politike te koalicionit qeverises sot dhe jo se cfare rrezikon kjo situate. Rrezikon padyshim destabiletet para zgjedhor. Apo pas? Ose te dyja bashke. Dhe me vjen keq por edhe pse do te doja qe destabilitetin mes ciftit politik qe drejton vendin ta shkaktonte opozita, nuk jemi aq te afte sa ju per kete.

Fati juaj politik mund te jete nje fund i tmerrshem ose nje tmerr pa fund, ju takon juve ta ndani,por jam e bindur se  prej ketij fati vetem fati i 300 mije vendeve te punes te cilat do te trashegohen per mandatin tjeter, nuk varet. Prej rimarteses a divorcit tuaj  nuk varet suksesi i luftes ndaj vjedhje grabitjes, sepse kjo e juaja eshte marredhenie pengmarrje me qoka kriminelesh e hajdutesh ose grabitesish.  Per sa kohe do te mbani peng njeri tjetrin, peng do te mbeten ata qe presin prej jush. Dhe kjo po qe eshte shqetesuese.

Ne listen e shqetesimeve madhore qe ka ky vend, personalisht po
pres me padurim mbledhjen e keshillin te sigurimit tek Presidenti edhe per te kuptuar i kujt eshte krimineli Klement Balili qe leviz lirshem. Madje nuk do ishte keq qe ky takim te paraprihej me nje interpelance ndaj KM prej partise shemer te koalicionit. Mbase po vjen ora te sqarohemi te gjithe, ku fle Klementi.
Ne kete situate, une e kam te veshtire te besoj se zgjedhjet jane pika e ndryshimit.
Per sa kohe do degjohet vetem per telenovelen e koalicionit, suksesi i se ciles varet vetem se cili aktor perball me shume skandale, hallet e menyres se votimit apo nevojes per transparence te financimit te partive politike do te jene vetem, te dores se dyte.
Une nuk besoj se eshte shpikur nje sistem zgjedhor apo votimi qe i ben zgjedhjet te pavjedhshme te panipulueshme, te pakontestueshme. Nuk besoj se ka ndonje sistem zgjedhor a votimi qe na ben ne te kemi besim tek njeri tjetri. Ja, zgjedhjet me leter e pergatitjen e listave do ta beje Sajmir  Tahiri. Hartimin e Softit per votim elektronik psh mund ta fitonte kompania e Ilir Beqes. Energjine  elektrike mund ta prese Damian Gjiknuri. Pa gje, s do te ngelej ne manipulim as Milena Harito.
Nuk jam e bindur se votimi elektronik dhe besimi i ndersjelle politik ecin bashke.
Por jam e bindur se cilado qofte forma e votimit, qeveria dhe Km kane vetem nje detyre : marrjen persiper te pergjegjesise per kryerjen e zgjedhjeve me standarte.
Kjo eshte detyre vetem e tyre
Nuk eshte e Osbe as e eksperteve te tjere te cilet nuk kane juridiksion politik ne Shqiperi. Ate e kemi ne.
E sa per ne,
Keq me vjen po personalisht nuk kam patur pike besimi se reforma zgjedhore do te kryhej. Cdo ore qe kalon me ngjan qe bind edhe me optimistin se nuk ka shans te behet.
E kam thene dhe para disa muajsh dhe po e perseris. Permes rekomandimeve te osbe odhir te pakten transparencen e financimit te partive politike, mund ta realizojme
Jo se kjo eshte lehtesisht e arritshme pasi qe te kryhet seriozisht kerkon ndryshime ne ligj e ne kod. Por disa rregulla per te mos i bere keto zgjedhje si panairin e genjeshtrave t pakten per shpenzimet, mund ta bejme.
Mund te biem dakord qe kandidatet qe garojne ne zgjedhje te deklarojne pasurine e tyre qe ne diten qe pranojne te jene ne gare elektorale. Mund te biem dakord qe te ngrihet nje task force per zgjedhjet me nje prokuror te caktuar vetem per financimet e partive, KLSH e KQZ.

Ruci tha qe s kemi kriminele ne radhet e maxhorances, por sot roli i bandave ne fushate eshte kthyer ne problemin me te madh te fushatave. Kjo qeveri deshtoi te mbaje premtimet e saj e sot duhet te ishim duke diskutuar vizionet per qeverisjen e vendit por fatkeqesisht duhet te diskutojme standartin e zgjedhjeve, nje debat qe ka ardh koha te marre fund.

Dhe per sa besoj akoma se nuk behet politike pa njerez politike dhe pa hajdute e grabites, kete e shoh sfiden me te madhe per kete fushate.

*Fjala e plotë e deputetes demokrate Majlinda Bregu gjatë seancës së sotme parlamentare





Lajmet e fundit nga