web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdes shqiptari në Itali/ U ndje keq, menaxherët nuk i dhanë leje

22 Janar 2017, 17:50, Aktualitet CNA

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Erion Myrtaj, 27 vjeçar punonte pranë një kompanie duke transportuar mobilje dhe është ndjerë keq. Dyshohet se ai i ka kërkuar leje menaxherëve të kompanisë, por ata nuk i kanë dhënë leje.

Gjatë punës, ai ka përfunduar pa ndjenja në tokë. Pronarët e shtëpisë kanë njoftuar ambulancën dhe pavarësisht përpjekjes për 40 minuta për ta ringjallur, përpjekjet kanë rezultuar pa sukses.

Vdekja misterioze e të reja, ka ngritur dyshimet tek kompanitë e vogla vendase që punojnë në emër të markave të mëdha që transportojnë mallra nëpër shtëpi të blera online.

Babai i tij Shpëtim Myrtaj, shofer kamioni me origjinë shqiptare që jeton në Cornigliano, tregon se kishte qenë i punësuar për dy ditë.





Lajmet e fundit nga